<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Si u themelua biblioteka e parë publike në Europën Juglindore falë koleksionit të librave të Gjin Gazullit

 

NGA: GAZMEND ARIFI

Biblioteka e parë publike në Europën Juglindore u themelua në vitin 1465 në Republikën e Raguzës, falë koleksionit të librave të humanistit dhe diplomatit Gjin Gazulli, “Doktor i artit dhe astronom i shkëlqyer” (1430)!
Pjesë nga testamenti i Gjin Gazulli (Johannis Gazoli, Artium doctoris et astronomi preclarissimi) të përpiluar më 17 shkurt 1465, dhe regjistruar në noterinë e Raguzës më 19 shkurt 1465, dy ditë pas vdekjës së Gazullit, dhe aty Gazulli cilësohet si “Artium doctor et astronomus preclarissimus” (“Doktor i artit dhe astronom i shkëlqyer”). Në këtë testament, ndër të tjera, përcaktohet se ç’duhet bërë me librat e Gazullit pas vdekjës së tij. Sipas traditës dhe normave raguzane, Gazulli së pari Katedralës së Raguzës i dhuroj të gjitha libart që kanë të bëjnë me të drejtën kanonike dhe Librin e Shentë, me detyrimin dhe kushtin që t’i vendosin në një vend, ku do të qëndrojnë gjithnjë […]. Me këtë legatë Gazulli i vë themelet e një biblioteke publike jo vetëm në Republikën e Raguzës, por dhe në rajonin e gjërë përgjithësisht të Europës Juglindore. Mendohet se fondi i bibliotekës së Gazullit ka qenë shumë i pasur. Mirëpo, deri me sot dihet saktësisht vetëm për dy tituj. Libri parë “Magister Sententiarum” iu dhurua përpiluesit të testamentit të Gazullit, Nikollë Tani nga Ulqini, ndërsa librin e dytë e gjejmë tek Gjon Marin Gjergji. Ai i la të gjitha librat e tjerë në dispozicion të ekzekutorëve të testamentit të tij për të shitur dhe paguar borxhet. Në të vërtetë, Gazulli, në shtratin e vdekjës, ia la dorëshkrimin e veprës gjeografike të Ptolemeut “Descriptione orbis”, bujarit arbër, banor i Raguzës, Gjon Marin Gjergjit.
Siç shihet, që të dy librat e vlefshme të bibliotekës së Gazullit u gjendën në duar të bashkatdhetarëve të humanistit, dijetarit tonë dhe diplomatit në zë, gjë që përkon jo vetëm aftësinë, besimin, apo mbështetjen e sigurt në ta, por njëherazi është dëshmi për interesimin e tyre ndaj librit, kulturës dhe diturisë në përgjithësi dhe, rrjedhimisht, dëshmi e traditës më të hershme të kulturës të shumë bashkëvendësve të tjerë, që ishte krijuar qysh më parë së paku nga fillimet e shekullit XIII, dhe sidomos me themelimin e Universitetit të Durrësit në vetet 80 të shekullit XIV!

Burimi: Arkivi Shtetëror i Dubrovnikut (DAD); Arkivi Antik i Universitetit të Padovës (AAUP)
Marë nga studjuesi Jahja Drançolli

admin admin

Recent Posts

Zbulohet hormoni që forcon lidhjen emocionale mes nënës dhe foshnjës

    Një studim i ri ka identifikuar një hormon të trurit që luan një…

14 hours ago

Çaji me ananas dhe kanellë me të cilin humbni peshë

  Ekzistojnë shumë çajra pastrues dhe antioksidues që fuqizojnë efektet e dietës kur dëshironi të…

14 hours ago

Si të mbroheni nga mushkonjat në periudhën e vapës?

    Një eksperte ka paralajmëruar se moti i tanishëm në Britani po favorizon një…

15 hours ago

Si ndikon konsumimi i bananeve te mëlçia?

    Bananet renditen mes frutave më të preferuara, pasi janë të lehta për t’u…

17 hours ago

Çfarë i ndodh organizmit kur qëndrojmë gjithë ditën në ambiente me kondicioner?

    Ajri i kondicionuar është kthyer në pjesë të zakonshme të përditshmërisë moderne, sidomos…

18 hours ago

Vapë dhe temperatura të larta, cilat fruta ju ndihmojnë të freskoheni

    Kur temperaturat rriten gjatë muajve të verës, organizmit i duhen më shumë lëngje.…

18 hours ago