<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

“Një përbindësh i vogël”, kukulla Labubu që po përhapet edhe në Kosovë – Psikologia paralajmëron për rrezikun te fëmijët

Trendi i lodrës Labubu ka filluar të përhapet edhe në Kosovë, duke u bërë gjithnjë më popullor te fëmijët. Megjithatë, kjo lodër po shihet me shqetësim nga ekspertët e shëndetit mendor.

Labubu sipas mediave ndërkombëtare cilësohet si “një përbindësh i vogël me veshë të lartë e të mprehtë dhe dhëmbë të dhëmbëzuar” që është “zemërmirë dhe gjithmonë dëshiron të ndihmojë, por shpesh aksidentalisht arrin të kundërtën”. Rreth kësaj çështje, për Insajderin është prononcuar psikologia Syla. Çka thotë ajo për trendin Labubu?

 

 

Psikologia Atifete Syla, në një prononcim për Insajderi, ka paralajmëruar se Labubu mund të nxisë ankth dhe frikë të vazhdueshme te fëmijët, transmeton Periskopi.

Sipas saj, pamja e kësaj lodre, që i ngjan krijesave të frikshme, mund të ketë ndikim të dëmshëm emocional.

 

 

Ajo ka theksuar se prindërit duhet të jenë të kujdesshëm dhe të zgjedhin lodra që rrisin kreativitetin dhe ndikojnë pozitivisht në zhvillimin kognitiv dhe emocional të fëmijëve.

“Jo vetëm në Kosovë, por edhe në shumë vende të tjera, fëmijët tërhiqen nga lodra të tilla. Megjithatë, përgjegjësia qëndron te prindërit dhe zgjedhjet që ata bëjnë,” ka thënë Syla.

Psikologia ka apeluar që kujdesi të mos kufizohet vetëm tek lodrat fizike, por edhe tek ato digjitale, duke përfshirë lojërat në telefon apo tablet, të cilat mund të kenë ndikim të madh në zhvillimin e fëmijës.

Çka thonë mediat ndërkombëtare për trendin Labubu?

 

 

Labubu është një lodër popullore me kuti të verbër me një buzëqeshje djallëzore që vesh një kostum me veshë si lepuri në kokë – dhe ka pushtuar mediat sociale me stuhi.

Krijesat – sipas faqes zyrtare të POP MART, e cila shet Labubu dhe lodra të tjera me kuti të verbër – e kanë origjinën në vitin 2015 falë artistit Kasing Lung, i cili krijoi një treshe librash me figura të frymëzuara nga mitologjia nordike.

 

 

Librat ishin të vendosur në një botë zanash të populluar nga krijesa magjike, por krijesa më e spikatur në serinë e librave ishte Labubu, “një përbindësh i vogël me veshë të lartë e të mprehtë dhe dhëmbë të dhëmbëzuar” që është “zemërmirë dhe gjithmonë dëshiron të ndihmojë, por shpesh aksidentalisht arrin të kundërtën”, sipas faqes.

Çmimet e Labubu në Kosovë:

 

 

Sa i përket çmimeve në Kosovë, Insajderi ka hulumtuar dhe ka mësuar se një lodër Labubu shitet me çmim rreth 10 deri në 15 euro, varësisht nga modeli dhe madhësia

admin admin

Recent Posts

Mizat pushtojnë shtëpinë gjatë verës? Ja përzierja natyrale me 3 përbërës që i largon

    Mizat mund të kthehen në një shqetësim të përditshëm gjatë muajve të verës,…

3 hours ago

Pse çiftet grinden më shumë në pushime?

    Nëse po mendoni se do të kaloni pushimet më të bukura në jetën…

10 hours ago

Ilaçi i vetëm efikas kundër alergjisë ndaj polenit (Foto)

    Ekziston truku me vazelinë dhe u ndihmon të gjithë atyre që vuajnë nga…

10 hours ago

Metoda për të nxjerrë ujin nga veshi pa shkuar te mjeku

    Gjithnjë kemi bërë një lëvizje kur uji na futet në njërin nga veshët…

11 hours ago

Si ta vëreni brenda pak sekondave nëse dikush po gënjen

  Sipas statistikave, 90% të informacioneve rreth asaj se a është dikush i sinqertë i…

11 hours ago

Çka e shkakton dhe si ta parandalojmë erën e keqe të gojës

    Është e vështirë t’a diagnostifikojmë vetë. Klinika të ndryshme përdorin makina të ndryshme…

11 hours ago