<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Mos e mbuloni karrocën e foshnjës po bëni gabim

 

Edhe qëllimi i mirë mund të sjellë pasoja të rënda. Mos e rrezikoni fëmijën duke e mbuluar karrocën në ditët e nxehta të verës

Çdo vit, me ardhjen e ditëve të ngrohta, pamja është e njëjtë nëpër rrugë: prindërit mbulojnë karrocat e foshnjave me pëlhura, shami, me qëllimin e mirë për t’i mbrojtur nga dielli. Por pa e ditur, me këtë veprim, ata mund t’i vënë fëmijët e tyre në rrezik serioz.

Pse mbulimi i karrocave me materiale të papërshtatshme është i rrezikshëm?

Pediatrja Svante Norgren nga Spitali i Fëmijëve “Astrid Lindgren” në Stokholm shpjegon se edhe pëlhura më e hollë, si gaza pambuku, mund ta rrisë temperaturën brenda karrocës dhe pengon qarkullimin e lirë të ajrit.

Një testim ka treguar se në një ditë të ngrohtë, pas vetëm 30 minutash, temperatura në një karrocë të mbuluar ka arritur deri në 34°C. Për ta kuptuar më mirë, mendoni këtë krahasim: nëse jashtë janë 25°C, brenda karrocës së mbuluar me një pëlhurë të zakonshme, temperatura mund të arrijë deri në 40°C, transmeton Telegrafi.

Trupi i foshnjës nuk mund të rregullojë temperaturën përmes djersitjes

Ndryshe nga të rriturit, të cilët e ulin temperaturën e trupit përmes djersitjes, foshnjat nuk kanë këtë aftësi. Për pasojë, temperatura e tyre trupore rritet dhe ndodh mbinxehja, që mund të çojë në goditje nga nxehtësia, dëmtime të sistemit nervor qendror, dëmtime në tru apo madje edhe vdekje.

Këshilla të rëndësishme për ditët e nxehta të verës:

 Mos mbuloni karrocën me pëlhura të improvizuara. Përdorni vetëm mbulesa të dedikuara për karroca, të cilat lejojnë qarkullimin e ajrit.
 Shmangni daljet në ambiente të hapura nga ora 10:00 deri në 16:00–17:00.
 Mos i vendosni kapuç fëmijës në ditët e nxehta, shumica e nxehtësisë largohet për mes kokës.
 Vishni fëmijën me rroba të lehta, të çelëta dhe që e lënë lëkurën të marrë frymë.
 Mos i vishni çorape – këmbët ndihmojnë në ftohjen e trupit.
 Sigurohuni që fëmija të pijë mjaftueshëm lëngje.

admin admin

Recent Posts

Çfarë ndodh me stërvitjen tuaj kur pini lëng panxhari?!

    Pirja e lëngut të panxharit para aktivitetit fizik mund të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe…

23 hours ago

Harrojini kimikatet/ Me vetëm dy përbërës largoni njollat më ‘kokëforta’ nga vaska

    Një mënyrë e thjeshtë dhe natyrale për të pastruar vaskën po përdoret gjithnjë…

1 day ago

Pse u rrinë këmbët e ftohta personave që vuajnë nga diabeti? Ja çfarë thotë shkenca

    Shumë persona që vuajnë nga diabeti ankohen se i kanë këmbët vazhdimisht të…

1 day ago

Sytë e skuqur nuk duhen neglizhuar, kur duhet të konsultoheni me mjekun?

    Skuqja e syve është një problem i zakonshëm që mund të shfaqet për…

2 days ago

Keni dhimbje fyti? Ky çaj mund t’ju ndihmojë ta qetësoni

  Dhimbja e fytit është një shqetësim i shpeshtë, sidomos gjatë ditëve të ftohta dhe…

2 days ago

Ndryshimi që i ndodh trupit tuaj kur hiqni dorë nga duhani

    Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…

3 days ago