<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Ja disa nga ushqimet që nuk duhet t’i konsumoni në plazh

 

Janë të shumta ushqimet të cilat duhen shmangur në plazh, sepse nën diell bëhen të papërdorshme dhe nëse i hani mund t’ju bëjnë keq. Preferoni frutat dhe ndonjë akullore të freskët ndërsa mos konsumoni djathin dhe salsiçet.

Këshilla

Cilat janë ushqimet për të mos u konsumuar në plazh ose për të mos u marrë me vete gjatë qëndrimit në çadër për të hequr ndjesinë e urisë? Në fakt, shumë ushqime janë përcaktuar për të ndenjur në frigorifer ose për t’u ruajtur në kuzhinë.

I nxehti dhe temperaturat e larta kontribuojnë në prishjen e ushqimeve që shpesh qëndrojnë në çantat frigorifer pranë çadrave, që në pak kohë transformohen plotësisht.

Sapo ngrohen nga dielli ushqimet më pas nuk janë më të shijshme dhe aq më pak të shëndetshme kështu që është mirë të tregoheni të kujdesshëm se çfarë merrni me vete.

Para së gjithash është e rëndësishme të dini se në plazh nuk duhet të konsumoni shumë ushqim, në mënyrë që të qëndroni të lehtë dhe jo të rënduar.

Për të konsumuar një drekë mund të mjaftojnë pjata të lehta si një sallatë mikse me pak bukë dhe një akullore me madhësi normale.

Ndër të tjera, në plazh nuk duhet t’u mungojnë frutat, ushqimi i shëndetshëm e që përmban shumë ujë.

Ushqimet për të mos u ngrënë në plazh janë: djathi, patatet e skuqura, veza, sallami, salsiçet e të gjitha llojeve, ushqimet me bazë produktet e qumështit, brioshi, biskotat me krem, majonezë dhe të gjitha ushqimet e përpunuara.

Shefat e kuzhinës këshillojnë që të preferoni një drekë të thjeshtë dhe të shëndetshme, me përbërës natyralë për të mos provokuar aciditetin dhe djegiet në stomak.

Pra edhe në plazh dreka mund të jetë e shijshme dhe e shëndetshme, mjafton të zgjidhni një sallatë të freskët mikse ose thjesht një akullore. Në fakt, nuk është e thënë që gjatë një dite të vetme në plazh, të mbushni çantat për të ngrënë, mjafton të argëtoheni dhe të luani për të kaluar një ditë të qetë.

Sidomos për fëmijët është e këshillueshme të mos u jepni për të ngrënë ushqime të skuqura dhe biskota, por ndonjë tas me drithëra për t’i mbajtur të lehtë dhe larg dhimbjeve të barkut, të provokuara se nga kequshqyerja ashtu edhe nga ndonjë ushqim me aciditet.

Ndërkohë, nëse keni ndërmend të freskoheni gjatë vapës në ato restorantet afër detit duke pirë pijet klasike të gazuara, mos e bëni më! Çfarëdolloj pije, që nga klasikja Kola e deri tek uji i gazuar, janë produkte ushqimore tërësisht të ndaluara përpara se të shkoni në det, ose gjatë kohës që jeni në të. Me shmangien e tyre, do të mund të shmangni edhe fryrjen e barkut tuaj.

Po kështu, as çamçakëzin nuk është e këshillueshme ta përtypni kur jeni në plazh. Çamçakëzi mund të duket në fakt si produkti i fundit i cili ka lidhje me fryrjen e barkut tuaj, por ja që edhe ai ka një ndikim negativ. Gjatë kohës që ju e përtypni atë, merrni edhe ajër të konsiderueshëm duke shkaktuar në organizëm një fryrje të bezdisshme dhe sigurisht jo estetike.

admin admin

Recent Posts

Ballkoni, rrezik i fshehur në shumë shtëpi: Çfarë nuk duhet të mbani kurrë aty

  Në shumë banesa, ballkoni shihet si një hapësirë shtesë për relaks, ruajtje apo përdorim…

14 hours ago

Parashqevi Qiriazi, veprimtare e Lëvizjes Kombëtare dhe emancipuese e gruas shqiptare

  Parashqevi Qiriazi (1880-1970) lindi në qytetin e Manastirit më 2 qershor 1880. Pas mbarimit…

14 hours ago

Sa ujë duhet të pijë një foshnjë? Shumë prindër bëjnë këtë gabim pa e ditur

  Uji është i domosdoshëm për organizmin, por kur bëhet fjalë për foshnjat, sasia dhe…

20 hours ago

Sa shpesh duhet të pastroni filtrat e kondicionerit? Gabimi që mund t’ju rrisë faturën e energjisë

  Shumë njerëz e përdorin kondicionerin pothuajse çdo ditë gjatë verës, por harrojnë një detaj…

21 hours ago

Anës Lumenjve-FAN NOLI

Anës Lumenjve Arratisur, syrgjynosur, Rraskapitur dhe katosur Po vajtonj pa funt, pa shpresë, Anës Elbë-s,…

22 hours ago

Pija që heq kilogramët e tepërt

  Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe në mënyrë të shëndetshme kilogramët, atëherë ky smoothie…

22 hours ago