<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Dallimi midis diabetit të tipit 1 dhe 2, cili rrezikon më shumë zemrën

 

Njerëzit që vuajnë nga diabeti i tipit 1 janë më të rrezikuar nga problemet kronike me zemrën, sidomos nëse janë diagnostikuar para moshës 10 vjeçare. Studimi zbuloi se diabetikët në fjalë preken edhe nga sëmundje të tjera siç janë ato të zemrës. Rreziku relativ i sëmundjeve kardiovaskulare është në rritje pas një diagnostifikimi të hershëm të diabetit.

 

Të dhënat, tregojnë se pacientët e diagnostikuar me diabet përpara moshës 10 vjeçare janë 30 herë më të rrezikuar nga zemra. Niveli i rrezikut është 6 herë më i lartë për diabetikët e diagnostikuar mes moshës 26-30 vjeç.

 

Ekspertët thonë se mosha në momentin e shfaqjes së sëmundjes dhe diagnostifikimit është faktor vendimtar jo vetëm për mbijetesën por edhe sëmundjet e zemrës. Diabeti i tipit 1 është një nga sëmundjet më të përhapura kronike në mesin e fëmijëve. Numri i të prekurve mes moshës 14 vjeç e më poshtë është në rritje që pas vitit 1980. Diabeti i tipit 1 njihet si diabeti i varësisë ndaj insulinës. Bëhet fjalë për një sëmundje kronike që pengon pankreasin të prodhojë pak ose aspak insulinë. Insulina është një hormon i nevojshëm për futjen e glukozës në qeliza dhe për prodhimin e energjisë.

Diabeti klasifikohet në 2 kategori: Tipi 1 dhe Tipi 2. Të dy tipet e diabetit janë sëmundje kronike që ndikojnë në mënyrën se si trupi rregullon sheqerin në gjak. Glukoza është ushqim për qelizat, por ajo ka nevojë për një çelës që të futet në to.

Njerëzit që vuajnë nga diabeti i tipit 1 nuk prodhojnë insulinë. Sipas të dhënave, trupi i njerëzve që vuajnë nga diabeti i tipit 2 nuk përgjigjet ndaj insulinës siç duhet dhe më vonë nuk arrin të prodhojë insulinë mjaftueshëm. Të dyja tipet e diabetit mund të shkaktojnë rritje kronike të nivelit të sheqerit në gjak

admin admin

Recent Posts

Preshevari që dizajnoi stemën e UÇK-së, ja cila është historia…

Emblemat e para të UÇK-së ishin shtypur në një fabrikë tekstili në Zvicër. Ardhja e…

2 days ago

Shtatë gjërat që i ndodhin trupit tuaj nëse hani çdo ditë qepë

    Qepët janë përdour që në lashtësi. Egjiptianët e lashtë besonin se përfaqësonte përjetësinë…

2 days ago

Pse duhet të jetë në dietën tuaj lëngu i shegës?

    Shega konsiderohet një prej frutave më të pasura me përbërës antioksidues. Me ngjyrën…

2 days ago

Do të habiteni nga ajo që përshpejton plakjen tuaj

    Shumë njerëz këto ditë përdorin orë inteligjente për të numëruar hapat, unazat e…

5 days ago

Paralajmërim nga OBSH-ja/ Ebola mund të përhapet më shpejt nga sa mendohej fillimisht

    Një shpërthim i Ebolës që ka vrarë të paktën 131 persona në Republikën…

5 days ago

Pse ju ftohen shpesh duart dhe këmbët?

    Një ndjesi e shpeshtë e të ftohtit në duar dhe këmbë mund të…

5 days ago