Orkidea e famshme “Stigmatodactylus sikokianus” rritet në errësirë e në vende të izoluara ku në fakt rrallë afrohen insektet. Orkidea u zbulua në vitin 1889 nga Tomitaro Makino në Japoni e prej atëherë anatomia e veçantë e kësaj luleje i ka intriguar gjithnjë studiuesit. Kur ajo çel, ka një “shtojcë” të ngjashme me gishtin që për vite me radhë nuk është ditur se çfarë funksioni ekologjik kishte.
Kështu nisën një sërë eksperimentesh duke i vëzhguar orkidetë nga afër për të parë se cilat insekte i afroheshin dhe se si bima arrinte të prodhonte fara.
Ka rezultuar se këto bimë, siç nuk është dëgjuar kurrë më parë në botanikë, janë vetë-fertilizuese. Tre ditë pasi lulja çel, bie “gishti”. Kjo rënie e bën atë që të kontaktojë me anterën që mbart polenin. Ky fenomen kaq i çuditshëm nuk është vënë re deri më sot te asnjë specie tjetër bimore.
Studiuesit besojnë se kjo dukuri, do i ndihmojë të kuptojnë më shumë edhe për mënyrën si orkidetë përshtaten në habitete sfiduese, siç janë ‘dyshemetë’ pyjore me ndriçim tejet të ulët.
Ky është rasti kur një bimë është e ‘vetëmjaftueshme’.
Nga rrënojat e rrethimit të Shkodrës në katedrat e Venedikut dhe Padovës, rrugëtimi i dijetarit…
Mjegullimi dhe lagështia në xhama nuk janë gjithmonë normale – ato mund të tregojnë probleme…
Ι Λ Λ Υ Ρ Ι Κ Ο Ν ILIRIKU, NË KOHËN E PERANDORIT ME…
KRYENGRITJA E ILINDENIT SIPAS JUSUF BUXHOVIT Nga Fatmir Sulejmani Në kapitullin e gjashtë të pjesës…
1821 nuk ishte thjesht një përplasje mes “Grekëve” dhe “Turqve”, por një tragjedi vëllavrasëse brenda…
MJAULLÌ, NOFKA E ADMIRALIT ARVANITAS, QË I MBETI NGA SHQIPJA "Ashtu si shumë heronj, që…