Përpara se të futemi në sallën e operimit, përveç se mendojmë gjëra të ndryshme, kryejmë edhe disa veprime të cilat nuk mendojmë se mund të kenë pasoja. Mjekët këshillojnë se janë disa gjëra që duhet të shmangen përpara kryerjes së një operacioni. Më poshtë mund të zbuloni se cilat janë këto veprime të ndaluara.
Depilimi
Gjatë depilimit ekziston mundësia e krijimit të prerjeve të vogla ose irritimeve. Dhe në këtë mënyrë mund të prishen ‘barrierat’ e lëkurës kundër baktereve, që mund ta infektojnë atë. Shumë persona mendojnë se i bëjnë favor kirurgut duke u depiluar përpara operacionit, por ja që nuk është kështu.
Humbja e peshës në mënyrë të shpejtë
Nëse humbni peshë shumë shpejt dhe sidomos nëse kjo nuk është këshilluar nga mjeku, ju do të filloni të humbni masën muskulore. Në fakt, trupi në këtë mënyrë do të dobësohej shumë. Këshilla është të ndaloni kufizimin e kalorive pesë ditë përpara operacionit.
Ushqime dhe ilaçe
Është e nevojshme ta informoni mjekun tuaj personal mbi ilaçet që merrni rregullisht (nëse i merrni), po ashtu edhe për produktet natyrale që konsumoni: hudhër, xhenxhefil, etj, sepse disa prej tyre mund të rrisin rrezikun e gjakderdhjes. Ndër të tjera, është e nevojshme t’u kushtoni vëmendje indikacioneve mbi ilaçet që do të merrni.
Bërja e manikyrit
Gjatë ndërhyrjes kirurgjikale përdoren sensorë për të matur nivelin e oksigjenit në gjakun e pacientëve. Ata vendosen në gishta, ndaj manikyri duhet të hiqet përpara operacionit. Thonjtë duhen prerë të gjithë, sepse ata mund të mbajnë baktere.
Pirja e duhanit
Mos pini duhan, të paktën një ditë përpara operacionit. Madje, sa më herët ta ndaloni, aq më mirë është. Duhani shkatërron mushkëritë dhe mushkëritë e infektuara kanë më shumë gjasa për t’u infektuar, infeksionet pas operacionit janë më të zakonshme te duhanpirësit. Kjo për shkak se tymi është irritues dhe mund të shkaktojnë kollitje, që është veçanërisht e bezdisshme, kur ju sapo keni bërë një operacion.
Nga: Prof. Gjon Frani Ivezaj Dukagjini përbën një nga trevat më të lashta dhe më të…
Kalcifikimi ndodh kur në trup grumbullohet kalcium në vende ku nuk duhet, si në inde…
Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe rregullimi i marrëdhënieve me kafshët: një vështrim studimor Kanuni i…
Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin e Kosovës, u ndryshua Kushtetuta e vitit…
Më 23 mars 1989 ndodhi një nga momentet më të rënda politike në historinë moderne…
REGJIMENTI SHQIPTAR I NAPOLEONIT. KOLONELI MINOT, I SHKRUANTE MINISTRIT FRANCEZ TË LUFTËS PËR VESHJEN TRADICIONALE…