<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Studiuesit zbulojnë substancën më të hidhur që mund të shijojë ndonjëherë njeriu

 

Shkencëtarët e ushqimit kanë zbuluar një kimikat kërpudhash që është më i hidhuri i shijuar ndonjëherë nga njerëzit. Ky është një zbulim që ofron njohuri të reja se si gjuha na ndihmon të perceptojmë shijen. Studiuesit në Institutin Leibniz për Biologjinë e Sistemeve Ushqimore në Gjermani nxorrën tre përbërës nga kërpudha Amaropostia stiptica dhe studiuan efektin e tyre në receptorët e shijes njerëzore.

Ata zbuluan se kimikatet ishin substancat më të hidhura të shijuara ndonjëherë nga njerëzit, duke zgjeruar njohuritë tona për përbërjet natyrore të hidhura dhe efektet e tyre në gjuhën tonë. Mijëra molekula të ndryshme kimike dihet se janë të hidhura dhe ato vijnë kryesisht nga bimë të lulëzuara ose burime sintetike. Megjithatë, sipas shkencëtarëve, komponimet e hidhura me origjinë shtazore, bakteriale apo kërpudhore janë studiuar më pak.

Besohet se receptorët e shijes së hidhur kanë evoluar për të paralajmëruar njerëzit që të mos konsumojnë substanca potencialisht të dëmshme. Megjithatë, jo të gjitha përbërjet e hidhura janë toksike ose të dëmshme, dhe përkatësisht jo të gjitha substancat toksike kanë shije të hidhur.

Lexo edhe : Tri gabimet e Anjshtanjit që sollën përparimin e shkencës

Studimet e mëparshme kanë treguar se sensorët e shijes së hidhur nuk gjenden vetëm në gojë, por edhe në stomak, zorrë, zemër dhe mushkëri. Meqenëse këto organe nuk janë të përfshira në shqisën e shijes, rëndësia fiziologjike e këtyre sensorëve mbetet një mister, të cilin studiuesit në Institutin Leibniz po përpiqen ta zgjidhin me kërkimet e tyre mbi substancat e hidhura.

Në studimin e fundit, shkencëtarët vlerësuan kërpudhat jo toksike Amaropostia stiptica ka një “shije jashtëzakonisht të hidhur”. Ata nxorrën dhe testuan tre përbërës të panjohur më parë nga kërpudha dhe përcaktuan strukturat e tyre kimike. Duke përdorur modele të qelizave laboratorike, studiuesit treguan se këto kimikate përfshihen në aktivizimin e të paktën një prej rreth 25 llojeve të sensorëve të shijes së hidhur në trupin e njeriut.

Lexo edhe : Pse meshkujt ndaluan së veshuri taka?

Një përbërës i zbuluar gjatë studimit, oligoporina D, stimulon receptorin e shijes së hidhur në gjuhë, të quajtur TAS2R46, edhe në përqendrimet më të ulëta. Vetëm një gram oligoporinë D e tretur në 106 vaska me uji do të ishte ende e hidhur./k.k

admin admin

Recent Posts

A mund ta rrisë sheqerin një çokollatë pa sheqer? Ja çfarë duhet të dini

    A ndikon vërtet një çokollatë “pa sheqer” në glikemi? Etiketa në paketim nuk…

57 minutes ago

Ja ushqimet që duhet të shmangni gjatë gripit

    Ne i dimë ushqimet që na bëjnë të ndihemi më mirë kur jemi…

1 hour ago

Llumi i kafesë me uthull, ja truku praktik për pastrimin e kuzhinës

Një truk praktik dhe ekonomik pastrimi përfshin përdorimin e vetëm dy përbërësve të zakonshëm në…

1 hour ago

Kjo është pija e mëngjesit për shkrirjen e barkut…

https://www.youtube.com/watch?v=ryWQQ_yEL3M

16 hours ago

Sa i shëndetshëm është kungulli? 5 përfitime që ia vlen t’i dini

Kungulli nuk është vetëm një nga perimet më tipike të vjeshtës. Me pak kalori, fibra…

16 hours ago

A e dini pse të qarat shkaktojnë dhimbje koke?

    Sipas mjekëve e qara shkakton dhimbje koke dhe kanë disa shpjegime për këtë…

2 days ago