Një tabelë e qarkullimit rrugor, e cila fillimisht është përdorur në Francë dhe tashmë ka nisur të vendoset edhe në rrugët e Spanjës dhe të Portugalisë, ka shkaktuar konfuzion te drejtuesit e automjeteve.
Kjo tabelë është përdorur për herë të parë në vitin 2011 në Francë, e cila paralajmëron për një rrezik në afërsi të humbjes së dukshmërisë për shkak të mjegullës, shiut, borës apo tymit.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Trafikut në Spanjë, tabela P33 po zëvendëson ngadalë shenjën e mëparshme të rrezikut për mjegull, e njohur si R-120, që gjithashtu ka një makinë të rrethuar nga pika të vogla të zeza.
Një tjetër tabelë e qarkullimit rrugor që gjithashtu ngatërrohet nga disa drejtues automjetesh është P35. Ashtu si P33, kjo shenjë është katrore me kornizën e kuqe, dhe imazhi i saj paraqet dy makina paralelisht nga të cilat dalin dy shigjeta që ndërthuren.
Kjo shenjë njihet gjithashtu si shenja e korsisë së ndërthurura dhe paralajmëron për rrezikun e afërsisë së një rruge që ndahet, ku trajektoret e makinave kryqëzohen, duke rritur rrezikun e aksidenteve. /k.
Nga: Prof. Gjon Frani Ivezaj Dukagjini përbën një nga trevat më të lashta dhe më të…
Kalcifikimi ndodh kur në trup grumbullohet kalcium në vende ku nuk duhet, si në inde…
Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe rregullimi i marrëdhënieve me kafshët: një vështrim studimor Kanuni i…
Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin e Kosovës, u ndryshua Kushtetuta e vitit…
Më 23 mars 1989 ndodhi një nga momentet më të rënda politike në historinë moderne…
REGJIMENTI SHQIPTAR I NAPOLEONIT. KOLONELI MINOT, I SHKRUANTE MINISTRIT FRANCEZ TË LUFTËS PËR VESHJEN TRADICIONALE…