<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Intervista me çikën e Azem Galicës, e cila jetoi 70 vjet e fshehur nga Serbia

Nga arkiva: Çka thoshte çika e Azem Galicës në vitin 1994

Bashkëbiseduesja jonë, Azeminja, është e bija e Azem Bejtës. E patëm vizituar në qershor të vitit 1994, në fshatin Galicë, në vigjilje të 70-vjetorit të vdekjes së babait të saj, heroit tonë të madh kombëtar.

Dialogu pa skenar

Kemi ardhur të bisedojmë me ju…
– Zoti u nderoftë e mirë se keni ardh! Për çka di e muj do t’flas, do t’u kallxoj…
Por, po qe se më pyetni për babën, edhe unë di aq sa di populli. Babën nuk e kam njohtë, se unë kam le dy muaj pas vdekjes së tij.
Do të thotë tash i keni 70 vjet?
– Po, n’ketë verë i kam mushë, t’shkretat…
Po, a e dini ku keni lindë?
– Më kanë thanë diku në malet e Tërstenikut të Drenicës.Po, në male edhe jam rritë, biro. Ashtu ish ajo kohë atëherë për tanë shqiptarët. Zaten malet janë kanë gati gjithherë edhe shpiat tona…
Qysh more gjithmonë kishim pas hjekë prej këtij shkau! Po, ku na ranë hise që t’jemi n’gardh me ta…
As në male s’na kanë lanë rahat. Po, qe, edhe tash, sot, s’na lanë t’jetojmë si njerëz. Thua se këta na kanë falë e na kanë qit në kit dynja dhe tash çka dojnë bajnë me ne!
Jo more jo, se, qe besa, nuk ka ardhë ai dakik, se këta mirë e dinë e kujt asht kjo tokë, e kujt asht Kosova, kush asht shiptari…
Po, s’di deri kur do t’mushen men, more…
Kurrë s’na kan nda zullumin… Sa na kanë pre, sa na kanë vra, sa na kanë djegë dhe – çka fituan?

E fituan Kosovën, po thonë…?
– Paj, vallahi, biro, me fjalë në letër po… Edhe unë muj me thanë se e kam Evropën temen, po s’asht ashtu…
A thonë: I forti gjithë e mun t’ligun, t’pakrahin… Kosova tanë e dinë e kujt asht. Qysh mujnë me thanë se e kanë fitue, apo Kosova asht e jona, kur dy milionë shiptarë jetojnë këtu dhe asnja nuk e kanë për veti, asnja me veti.
Janë disa, janë…

– Po, kush janë ata, allahile?! Ndërhyn: Mirë thashë, ata janë asnja, ata janë kurrkush. Ah, sikur t’ish baba Azem gjallë, qysh m’kanë thanë, kish ditë ai çka kish ba me ta!
Siç knohet n’kangë:
“Shumë vetë n’men i ka pru,
Shumë me pushkë, pak ma shumë me dru…”.
Po, nejse, se vjen edhe ajo ditë kur do ta vrasin e do ta rrehin kryet e vet…
Po e dini këngën e Azem Bejtës…
– Po, shumë vetë e dinë, e unë që jam çikë e tij, si mos ta di? I di gati të gjitha kangët që knohen për ta.

 

Shumë më pëlqen edhe ajo që e knon aj kangtari i Shipnisë “Prite, o Azem Galica…”. Kur e pata nie për së pari herë, m’besoni, trupi m’dridhej…
Këtu dëgjuam se deri vonë nuk e keni ditur se jeni çika e Azem Bejtës?
– Ashtu asht. I kam pas nja 8-9 vjet kur kam marrë vesh se jam çika e Azemit…
Si, prej kujt?
– Ni ditë isha në fushë me gja dhe ni shka, Jovan i thojshin, që e kish shpinë jo larg neve, mu afrua e më tha: “Çiko, a e di e kujt asht kjo tokë?”.
I thashë: “Po, e jotja dhe tash i largoj gjanë”.
“Jo-jo, mos i largo se kjo tokë asht e babës tanë. A e di e kujt je ti?”.
“Jam e Hashimit”, i thashë.
“Eh, moj çikë, me dit ti e kujna je…”.
“E kujt, more?”, e pyeta.
“E Azem Bejtës”, më tha dhe ma dha ni copë bukë me do djathë.
“Nuk ta du bukën që e ka baba toka e babës tem!”, i thashë dhe ika.
E, mos ta zgjas ma shumë, fjalët e shkaut m’prekën n’zemër dhe disa ditë nuk e ndjeva veten mirë. Atëherë, mixha Hashim më kallxoj fije për pe…

Çka të tregoi?
– Paj, m’kallxoj se jam çika e Azemit, se babagjyshi i tij, Abdullahu, m’kish pas marrë në katundin Prellovc ku m’u kish martu nana dhe prej dy vjetëve sa i kam pasë atëherë në shpinë e tyne m’kanë majt msheftë, pa e ditur kurrkush kush jam.
Kanë pas droe mos faqezitë më diktojnë e ma hupin faren…
Deri vonë, përveç do në katund, nuk ka ditë kush për mue…

Po emri juaj Azemine?
– Po, e kam prej babës. E kish lanë amanet: N’koftë që Zoja lenë djalë, lenja emnin Azem. E n’koshtë çikë – Azemine.
Si i përjeton këto ditë të Kosovës?
– Si tanë shiptarët. Zor asht ba me jetue boll. Po kam ymyt se gjaku i babës Azem, i Hasan Prishtinës, i Bajram Begit, i Tahir Mehës, Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës, e i shumë të tjerëve, nuk ka me shku huq.
Syni i tyne qelë ka met pa e pa Kosovën-Republikë…
Kam ymyt se shpejt kemi me u ndaj prej kësaj Serbie, që ne e ka hangër ymrin dhe na e ka pi gjakun prej që na lanë nër ta…
Po, kush na la nër ta?
– Evropa, loke! Evropa… Qysh po nie e po kallxojnë lajmet, tash kanë nrrue kohët. E kanë marrë vesh tash se kush asht katili, dreqi i Ballkanit!
A keni edhe diçka të shtoni, të tregoni?
– S’po di… Veç me ba me dekë dy sytë qelë më mesin pa e pa Shipninë. Kisha me ecë nëpër t’gjitha ato vende kah ka ecë e kah ka luftue baba Azem.
Po, a nuk keni pasaportë, a?
– Ç’farë pashaporte, loke! Qito vjet i bana e asni dokument s’e kam! Kurrkund s’jam e regjistrime… S’kanë guxu atëherë me m’shkrue, se ma kishin hjek faren!
Ishalla vjen dita jonë, shteti jonë e shkruhem atëherë…
Edhe nja pata me ta thanë…
Urdhëroni!

– Ishalla i jep Zoti ymër Brahim Rugovës e na ruen për hatër t’Kosovës, për hatër t’lirisë…
Në vend të përfundimit
A ka rast të tillë, të ngjashëm në botë: 70 vjet të jetojë njeriu pa u shënuar, pa u regjistruar, pa u evidentuar askund?!
E, pse?
Pse-në e di Serbia!

Gani Dili

admin admin

Recent Posts

“Mjekët zbulojnë çfarë ndodh me trupin tuaj kur pini një gotë ujë menjëherë pasi zgjoheni”

  Shumë njerëz e nisin ditën me kafe, por ekspertët e shëndetit thonë se një…

1 day ago

Mjekët tregojnë pse duhet të hani pjeshkë çdo ditë: Përfitimet që shumë njerëz nuk i dinë

  Pjeshkët, fruti i verës që sjell përfitime të shumta për shëndetin Pjeshkët janë ndër…

1 day ago

Shumë njerëz e bëjnë çdo ditë: Ky gabim në telefon mund t’ju rrezikojë llogaritë personale

Telefoni inteligjent është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë. Në të ruajmë fotografi, dokumente,…

1 day ago

Mjekët paralajmërojnë: Kjo është ora më e rrezikshme për të dalë në diell gjatë verës

  Temperaturat e larta dhe rrezatimi i fortë ultraviolet (UV) gjatë muajve të verës mund…

1 day ago

Këto janë ushqimet që po të dëmtojnë pa e kuptuar gjatë verës

Vera është stina kur ndryshojmë mënyrën e të ushqyerit: më shumë fruta, më shumë pije…

2 days ago

Cilët persona duhet të tregojnë kujdes me konsumimin e qershive?

Qershitë janë ndër frutat më të shijshme dhe më të pasura me antioksidantë, vitamina dhe…

2 days ago