Një studim i ri ka hedhur dritë mbi shkakun e baticave të kuqe që për vite kanë prekur bregdetin e Floridës, duke shkaktuar dëme mjedisore dhe kosto të mëdha për autoritetet lokale.
Për herë të parë, shkencëtarët kanë identifikuar me dhjetëra viruse të lidhur me këto fenomene dhe kanë zbuluar se ato shkaktohen nga rritja masive e algave. Ngjyra e kuqe e ujit vjen si rezultat i kombinimit të rrymave të detit, lëndëve ushqyese dhe temperaturave të larta, të cilat stimulojnë shumimin e algave.
Baticat e kuqe janë një shqetësim i madh për Floridën, pasi shkaktojnë probleme shëndetësore tek peshqit, shpendët dhe njerëzit. Për pasojë, shumë plazhe janë detyruar të mbyllen në vitet e fundit.
Jean Lim, studiuese në Kolegjin e Shkencave Detare në Universitetin e Floridës Jugore, e cilësoi këtë zbulim si një përparim të madh, që mund të ndihmojë shkencëtarët të parashikojnë kur do të ndodhin këto fenomene.
“Ne e dimë se viruset luajnë një rol kyç në dinamikën e lulëzimit të algave të dëmshme, por nuk kishim informacion mbi viruset e lidhura me Karenia brevis,” tha ajo për The Independent. “Tani që kemi identifikuar disa viruse në baticat e kuqe, mund të studiojmë ndikimin e tyre në këto fenomene.”
Florida përjeton baticat e kuqe pothuajse çdo vit, kryesisht në fund të verës dhe në fillim të vjeshtës. Sipas Komisionit të Peshkimit dhe Kafshëve të Egra në Florida, këto fenomene zgjasin nga tre deri në pesë muaj dhe mund të shtrihen në qindra kilometra katrorë.
Studimi, i publikuar në revistën mSphere, përdori teknikën e metagjenomikës virale për të analizuar ADN-në e mostrave të mbledhura nga baticat e kaluara. Shkencëtarët shpresojnë që ky zbulim të ndihmojë në parashikimin dhe kontrollin e këtij fenomeni në të ardhmen.
Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…
Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…
Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…
Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…
Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…