<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Një biografi e shkurtër e deputetit osman Fuad Pashë Prishtina – Gjinolli

Nga: Agron Islami

Në vitet ‘60 të shekullit XIX, Sulltan Abdylhamiti II (1876-1909) dha urdhër që të hartohen dosjet e nëpunësve shtetërorë. Meqenëse kjo ishte një praktik e re për administratën osmane, u themelua një komision o veçantë i cili, për realizimin e urdhrit sulltanor, fillimisht kërkoi nga punonjësit që të dorëzojnë jetëshkrimin e tyre në formë CV-je, duke u zotuar për saktësinë dhe se, në rast të informacionit të rrejshëm, do të përballeshin me drejtësinë. Si rezultat i këtij vendimi, sot ekzistojnë me mijëra dosje të zyrtarëve osmanë.

Në mesin e këtyre dosjeve kemi hasur edhe atë të Fuat Pashë Gjinollit, të birit të Abdurrahman Galip Pashë Gjinollit. Dosje e cila përshkruan në detaje gjithë veprimtarinë e Fuat Pashës, i cili rrjedh nga një familje  e njohur që ka udhëhequr me Vilajetin e Kosovës gjatë shekullit XIX; familje që prapa vetës kanë lënë vepra prej objektesh në gjithë trevën e Vilajetit të Kosovës dhe më gjerë – duke filluar nga Xhamia e Jashar Pashës në Prishtinë, pastaj konakëve në Gjilan, Shkup e Nish. Abdurrahman Galip Pashë Gjinolli ishte një nga Mytesarifët e Beratit, Sirozit etj.; ishte njëri nga themeluesit e parë të Rushdijes së Parë (Shkollë e mesme e ciklit të ultë) në Prishtinë të cilën e ngriti në vitin 1861 (shih. Agron Islami – Prishtina në Histori).

Hysejn Fuad Pasha, i lindur më 11 nëntor 1866 në Stamboll, pas shkollimit fillor dhe mësimit plotësues të shkencave fetare islame, shkollimin e mesëm (të ulët) e vazhdoi në lagjen Fatih të Stambollit. Si pjesë e programit arsimor përmenden lëndët e gjuhëve arabe, perse e frënge, pastaj lëndë nga shkencat ekzakte, sociale dhe ekonomike – si matematika, gjeometria, gjeografia, kontabiliteti etj. Megjithëse për shkaqe të panjohura për ne nuk arrin që të diplomohet në këtë shkollë, dosja e tij dëshmon se ai shkollimin e tij e vazhdoi në Mejtepin Perandorak. Dosja në fjalë specifikon edhe nivelin e njohjes së gjuhëve. Sipas kësaj, Fuad Beu shkroi në gjuhën osmane, ndërsa gjuhën shqipe dhe bullgare i fliste rrjedhshëm dhe sigurisht që kishte një bazë të mirë edhe të gjuhëve orientale (arabe e perse) dhe të asaj frënge.

Si rezultat i prejardhjes, ai gjithë karrierën e tij e kishte e bërë në departamente të ndryshme të shtetit. Qysh në moshë të re kishte filluar stazhin në njërën nga zyrat më të rëndësishme të administratës osmane të shekullit XIX – siç ishte ajo e Tanzimatit, ku hartoheshin projektligjet dhe marrëveshjet ekonomike që perandoria bënte me kompani (firma) të huaja – për të vazhduar me kontribute në fushën e akademisë ushtarake ku Hysejn Fuad beu kishte treguar aktivizëm të theksuar, për çfarë ishte shpërblyer me medaljone perandorake (siç ishte praktikë e kohës). Ai ishte pjesëmarrës në Betejën e Domokos (1897) kundër grekëve, ku kishte luajtur rol të rëndësishëm edhe në mobilizimin e mbi një mijë vullnetarëve nga rajoni i Prishtinës dhe Mitrovicës e që, siç kuptohet nga dosja e tij, këta pjesëmarrës shqiptarë kishin ndryshuar rrjedhën e kësaj beteje të rëndësishme për osmanët. Falë kontributit të vyeshëm në beteja kundër grekëve, Sulltani e kishte dekoruar disa herë me nishane perandorake. /Telegrafi/

Kontributi i tij në administratën e Perandorisë osmane bëri që ai në moshën 34-vjeçare të emërohej bejlerbej (guvernator) i Rumelisë (tokat osmane në Evropën Juglindore/Ballkani i sotëm). Po ashtu, si rrjedhojë e prejardhjes së tij dhe peshës që familjarët kishin te popullata e Vilajetit të Kosovës, zgjidhet deputet i Prishtinës në Parlamentin e dytë Osman (1908). (përkthimin e plotë të dosjes shih: Dosja e Hysejn Fuad Pashë Gjinollit). /Telegrafi/

admin admin

Recent Posts

Çka ndodh kur pini kafe në barkun bosh?

    Kafja është një nga produktet më të dashura për njerëzit në mëngjes. Sipas…

16 hours ago

Nëse doni të kujdeseni për zemrën, ekspertët këshillojnë ta hani këtë ushqim çdo ditë

    Sipas ekspertëve, konsumimi i rregullt i tërshërës ndihmon në uljen e kolesterolit, kontrollin…

16 hours ago

Pse shumë njerëz po konsumojnë kafe me limon, ky është efekti i saj

    Shumë njerëz nuk mund ta nisin ditën pa kafe. Ajo thuhet se rrit…

2 days ago

Dhimbja e kokës nga dielli i fortë, pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta?

    Dhimbja e kokës kur ekspozohesh ndaj diellit të fortë të muajve të verës…

2 days ago

Nëse vuani nga diabeti, bëni kujdes me këto ushqime

    Personat që vuajnë nga diabeti duhet t’i kushtojnë rëndësi të veçantë ushqimeve që…

3 days ago

Studim i ri: Mishi i kuq lidhet me rrezik më të lartë për kancer të pankreasit

    Personat që konsumojnë rregullisht sasi të mëdha të mishit të kuq mund të…

4 days ago