Categories: SHKENCË/TECH

Koha kur Njutoni bëri zbulimin e shekullit

Isak Njutoni ka qenë një fizikan, astronom, filozof, teolog dhe matematicien anglez, i cili konsiderohet si një nga shkencëtarët më me influencë i të gjitha kohërave dhe figura kyçe në revolucionin shkencor.

Njutoni ka formuluar tri ligjet kryesore të matematikës: Ligjin e inercisë; ligjin e veprimit dhe kundërveprimit dhe ligjin e forcës. Njutoni formuloi ligjet e lëvizjes dhe të gravitetit universal që dominoi pikëpamjen e shkencëtarëve të universit fizik. Ai ka ndërtuar teleskopin e parë praktik reflektues dhe zhvilloi teorinë e ngjyrës në bazë të vëzhgimit se një prizëm zbërthen dritën e bardhë në shumë ngjyra të spektrit të dukshëm. Po ashtu ai ka zbuluar edhe një ligj empirik të ftohjes dhe ka studiuar shpejtësinë e zërit. Ndërsa në fushën e matematikës, Njutoni në bashkëpunim me Gotfrid Lajbnicin kanë zbuluar njehsimin diferencial dhe integral.

Ai gjithashtu e demonstroi teoremën e binomit, dhe zhvilloi ‘metodën e Njutonit’ për gjetjen e zerove të një funksioni dhe kontribuoi në zbërthimin e funksioneve në seri potenciale të pafundme. Së bashku me Gaussin dhe Arkimedin i takojnë ‘treshes së artë’ të matematikës. Ai, ndër të tjera zbuloi se ndërmjet Tokës dhe Hënës vepron forca e gravitetit dhe se është njësoj me atë të Tokës. Forca e gravitetit vepron edhe ndërmjet Tokës dhe disa qindra satelitëve artificialë që sillen rreth saj. Isak Njuton kishte lindur më 25 dhjetor 1642, në Woolsthorpe Manor, një fshat i vogël në qarkun e Lincolnshire.

JETA

Isak Njuton lindi ditën e Krishtlindjes të vitit 1642 në shtëpinë e tij në çifligun e Ullsthorp në Linkolnshajer. Ai lindi vetëm tre muaj mbas vdekjes së të atit, ndaj dhe i vunë emrin e të atit, Isak Njuton. Isaku lindi aq i dobët sa askush nuk besonte se ai do të mundte të mbijetonte. Nëna e tij, Hana Ajskou, u martua për të dytën herë. Njerku i pasur i Njutonit, Barnabas Smith, nuk pranoi të jetonte me djalin trevjeçar. E ëma me njerkun e lanë Isakun në Ullsthorp me gjyshërit Ajskou, ndërsa vetë shkuan të banonin në një fshat fqinj për të rritur djalin dhe dy vajzat e tyre. Për nëntë vjet, deri në vdekjen e njerkut, Isaku nuk e takoi nënën e tij. Kjo ndarje duhet të ketë qenë një ngjarje shumë e rëndë në jetën e djalit të vogël. Sipas dëshmisë së vetë Njutonit, ai hyri në shkollën e Grantham kur ishte 12 vjeç. Në shkollë studioi latinisht, pak greqisht dhe pak aritmetikë, por jo gjeometri. Ai shkruante në latinisht me të njëjtën lehtësi si në anglisht. Njutoni i ri, mjaft më i zgjuar se shokët, nuk ishte shumë i afruar me moshatarët e tij. Ndërmjet ngjarjeve jo të këndshme që i kishte mbetur në mendje nga rinia ishte vjedhja e qershive të Eduard Storer dhe mohimi i këtij veprimi.

Kur ishte më i rritur mendohet të ketë pasur një histori dashurie ndërmjet Njutonit dhe zonjushës Storer. Sipas saj, Njutoni mbeti shok i saj deri sa vdiq. Asnjë grua tjetër nuk mundi të tërheqë vëmendjen Njutonit. Ai u fut në kolegjin Triniti si subsajzër, student i varfër që jetonte duke kryer punë për studentët më të rritur (subsizarët qëndronin në fund të strukturës sociale të Kembrixhit). Sipas dokumenteve të kolegjit, ai ishte student më 1664, Beçelor i arteve më 1665, Fellou i ri më 1667, Master i Arteve dhe Fellou i Vjetër më 1668. Thuhet se më 1665, për shkak të epidemisë së madhe të murtajës Great Plague, u largua për ca kohë nga kolegji duke qëndruar në shtëpi. Thuhet se në atë kohë Njutoni, i nxitur nga rënia e një molle, hodhi hipotezën që edhe Hëna binte drejt Tokës në të njëjtën mënyrë. Njutoni arriti në përfundimin se forca tërheqëse e Diellit ndryshon në përpjesëtim të zhdrejtë me katrorin e largësisë nga Dielli. Një nga arritjet e mëdha të Njutonit është zbatimi i tërheqjes së gjithësishme në lëvizjen e kometave. Newtoni tregoi që orbita e kometave duhet të jetë ose hiperbolike, pra kometat i afrohen vetëm një herë Diellit, ose një eklips i zgjatur, që do të thotë se duhet të kthehet periodikisht pranë Diellit ashtu si kometa e vrojtuar nga shoku i tij Halej. Në 1669 Njutoni bëhet Profesori Lukasiwn i matematikës. Njutoni shërbeu si mbikëqyrës i Thesarit Mbretëror që nga 1696-ta dhe u bë president i Royal Sosajwti më 1703, post që e mbajti derisa vdiq. Më 1705 ai bëhet i pari shkencëtar britanik që i jepet një titull kalorsiak për kërkimet e tij shkencore. Edhe pse ishte shumë i pasur, mënyra e jetesës së tij ishte fare modeste. Në shtëpinë e tij nuk kishte zbukurime dhe orendi të çmuara. Ai vdiq më 1727 pa lënë asnjë testament.

Sipas biografëve të tij, Njutoni ishte serioz dhe i qetë. Nuk bënte kurrë shaka. Ishte shumë i ndershëm “ndershmëria e tij mund të krahasohej vetëm me intelektin e tij. ”Libri i tij “Principia” konsiderohet si vepra më e madhe e shkruar ndonjëherë.

FAKTET

Në vitin 1642, vitin që Galileo Galilei vdiq, Isak Njutoni lindi shtatanik në ditën e Krishtlindjes. Me emrin e të atit, i cili vdiq 3 muaj para se ai të lindte, Isaku ishte një bebe e pazhvilluar dhe të gjithë mendonin se nuk do të mbijetonte. Mamaja e tij thotë se nuk peshonte as një çerek kilogrami. Njutoni gati sa nuk u bë fermer, pasi ai lindi në një familje fshatarësh. Kur ishte 17-vjeç, mamaja insistoi ta linte shkollën të merrej me fermën e familjes. Për fat të mirë, Njutoni ishte një fermer i keq dhe jo shumë kohë më pas, xhaxhai ia mbushi mendjen mamasë ta linte të ndiqte kolegjin “Trinity” në Kembrixh.

Njutoni dhe pema e mollës, është histori e vërtetë. Historia e popullarizuar nga Volteri thotë se Njutoni u frymëzua kur pa një mollë të binte ndërsa ecte në oborrin e familjes në Woolsthorpe, për të formuluar teorinë e forcës universale të rëndesës (një version është dhe që molla i ra në kokë). Shkolla “King” në Grantham, që Njutoni ndoqi, e mban pemën në oborrin e saj. Njutoni ishte i fshehtë, rrallë publikonte. Nuk ka dyshime se Njutoni ishte i shkëlqyer, por pjesa më e madhe e zbulimeve të tij janë bërë të njohura kur ai ishte 27-vjeç. Eksperimentet për natyrën e dritës, se drita e bardhë përbëhet nga një spektër ngjyrash, ia paraqiti “British Royal Society” kur ishte 30 vjeç. Fshehtësia e tij ka shkaktuar mjaft zënka. Njutoni ishte jashtëzakonisht besimtar. Puna e Njutonit, veçanërisht ligjet e lëvizjes dhe forca e rëndesës universale, janë përdorur nga shumë njerëz për të argumentuar kundër ekzistencës së Perëndisë. Por vetë Njutoni ka thënë: “Graviteti shpjegon lëvizjen e planetëve, por nuk shpjegon si janë vënë në lëvizje planetët. Perëndia drejton gjithçka dhe ai di si bëhet”. Por nuk besonte tek satani apo trinia e shenjtë. Me gjithë bindjet e thella fetare, Njutoni ishte jokonformist kur bëhej fjalë për besimin tek trinia e shenjtë .

Ky duhet si qëndrim i arsyeshëm për një burrë të shkencës, por në atë kohë e kundërta besohej e vërtetë. Njerëzit e shkolluar besonin ekzistencën e trinitetit dhe pikëpamjet e tij ishin blasfemi. Njutoni ishte i dhënë pas Biblës. Bibla ishte pasioni më i madh i Njutonit. Ai shkroi më shumë për fenë se sa shkencën dhe matematikën. Njutoni llogariti datën e kryqëzimit të Jezus Krishtit, 3 prill, në vitin 33 pas Krishtit dhe datën më të hershme të apokalipsit si vitin 2060, pas Krishtit. Një nga parashikimet e tij u realizua: Hebrenjtë u kthyen në Izrael. Njutoni ishte alkimist. Letra të zbuluara kohët e fundit të Njutonit zbuluan interesin sekret të alkimisë (në kthimin e metalit bazë në ar) dhe se ka shkruar gjerë për eksperimentet e kryera. Studimet i ka mbajtur të fshehta kur ishte gjallë. Bërja e arit dhe argjendit ishte krim nën një ligj të vitit 1404. Njutoni luftoi me falsifikatorët. Në vitin 1696, Njutoni u bë drejtor i London Mint”, vendit ku priteshin paratë dhe iu dha detyra e zbulimit të falsifikimeve, gjë që ishte e përhapur në atë kohë. Ai mblodhi prova, u maskua dhe kërkoi në bare dhe taverna. U shpall “Gjykatës i Paqes” për një vit kreu 200 hetime. Pas gjyqit urdhëroi shkatërrimin e provave. Njutoni politikani shqiptoi vetëm një fjali. Njutoni u zgjodh Anëtari i Parlamentit në vitin 1689 dhe shërbeu ekzaktësisht për një vit. Ai nuk është shquar asnjëherë si politikan i zoti, pasi nuk ishte profesioni i preferuar. Gjatë kësaj kohe, ai tha vetëm dhe vetëm një fjali gjatë seancave të gjata. Ai i kërkoi një personi pranë të hapte dhe të mbyllte dritaren e ajrosjes.

admin admin

Recent Posts

Kura me vezë kundër dhimbjes së gjunjëve

  Nyjet më të rëndësishme në tërë trupin tonë janë gjunjtë, meqenëse ndihmojnë në lëvizje.…

17 hours ago

Whatsapp do të ndalojë funksionimin në disa Iphone duke filluar nga muaji maj

  Për përdoruesit e iPhone që kanë pajisje të vjetra, lajmi i fundit nga Meta…

19 hours ago

Pirja e kësaj pije gjysmë ore para vaktit mund të zvogëlojë oreksin tuaj dhe të parandalojë ngrënien e tepërt

  Në rrjetet sociale shpërndahen shpesh receta të ndryshme pijesh, me ndihmën e të cilave…

19 hours ago

Përse flamengot qëndrojnë vazhdimisht në njërën këmbë?

Pos që janë të njohur për ngjyrën e trëndafiltë të puplave të tyre, flamengot janë…

3 days ago

Rëndësia e origjinës, sipas rastit të Marko Boçarit: Sonte nisem për të luftuar kundër shqiptarëve!

Nga: Daut Dauti Në gusht të vitit 1823, Lord Byroni qëndronte në anijen “Hercules”, jo…

3 days ago

Fenomen i pazakontë në brigjet e Floridas, pse uji i detit kthehet në ngjyrë të kuqe?!

  Një studim i ri ka hedhur dritë mbi shkakun e baticave të kuqe që…

3 days ago