Maria Solko është një vlogere e cila jeton në Yakutsk të Siberisë, i quajtur shpesh vendi më i ftohtë në botë, dhe në videon e saj të fundit ajo shpjegoi se si njerëzit ngrohen në një vend ku temperaturat shpesh arrijnë minus 50 gradë Celsius, dhe ajo maksimale në minus 64 gradë Celsius.
Ajo shpjegoi se ndërtesat atje përdorin kryesisht dy metoda të ngrohjes – ngrohje qendrore dhe individuale me gaz.
Shumica e ndërtesave të ndërtuara para vitit 2010 përdorin opsionin e parë.
Duke pasur parasysh se toka është pothuajse e ngrirë gjatë gjithë kohës, tubat në atë qytet duhet të jenë mbi tokë dhe shpesh në to ka të çara.
Disavantazhi më i madh i këtij ngrohjes qendrore është se pronarët e apartamenteve nuk mund ta kontrollojnë temperaturën, thotë Maria.
Sa i përket opsionit të dytë, çdo apartament mund të kontrollojë temperaturën në shtëpinë e tij.
Ndërtesa ku jeton Maria, ka tre dyer apo tre kalime përpara se të hyjë në korridorin kryesor tek apartamentit, kjo është dizajnuar për të mbajtur nxehtësinë brenda.
Gjithashtu muri i ndërtesë siç shpjegon ajo në video është 60 centimetra i trashë me një shtresë izoluese nga jashtë.
Vlogerja zbuloi se ajo ka paguar vetëm tetë dollarë për një muaj për shpenzimin e 120 metrave kub gaz, pajisja me të cilën e përdorin si opsion të dytë për t’u ngrohur.
Ndërkaq dikush që përdor ngrohje qendrore paguan 130 dollarë në muaj.
Ajo pohon se instalimi i ngrohjes me gaz bëhet kryesisht në apartamente të reja. /Telegrafi/
Një ditë e rëndë në punë dhe mungesa e gjumit janë shkak…
Udhëzime të reja për lehtësimin e kapsllëkut nxjerrin në pah disa ushqime, ndër të…
Në vitin 1911, një profesor amerikan pretendoi se thellë në Andet peruane kishte zbuluar fortesën…
Nga: Eugen Shehu Familjet e mëdha shqiptare kanë mundur të përcjellin nëpër dhimbje pa fund…
Disa nga ilaçet më të përdorura, përfshirë ato për depresionin, ADHD-në, tensionin e…
Lupusi është një sëmundje kronike (afatgjatë) që mund të shkaktojë inflamacion dhe dhimbje…