<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Shkodra të jetë kryeqytet, propozimi i 26 deputetëve të kryesuar nga Luigj Gurakuqi dhe Fan Noli në Parlament më 1924

26 deputetë të kryesuar nga Luigj Gurakuqi, kreu i opozitës dhe peshkopi Fan Noli, nuk e donin Tiranën, por Shkodrën si kryeqytetin e tyre.

Ky fakt interesant vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e cila ruan dokumente që vërtetojnë sa më sipër, shkruar edhe në mediet ndërkombëtare më 23 maj të vitit 1924, pra 100 vjet më parë.

Shkodra u kishte bërë ballë pushtuesve për një kohë të gjatë, e po ashtu kishte dëshmuar se ndonëse ishin përpjekur të përçanin shqiptarët për shkak të ndryshimeve në besimin fetar, popullsia e Shkodrës kishte rrëfyer kurdoherë se feja e shqiptarit ishte shqiptaria dhe se bashkëjetesa dhe unifikimi kishin më tepër vlerë.

Në këtë këndvështrim, ideja që Shkodra të shpallej kryeqytet, u artikulua edhe në mbledhjet e bëra nga organizatorët e kryengritjes. Kushti ishte që pas fitores, të kërkohej që Shkodra të ishte kryeqyteti i vendit.

Pak histori për Shkodrën

“Një njeriu të zakonshëm, të ardhur nga qyteti ortodoks i Manastirit, Shkodra i duket fillimi i Europës” – Ismail Kadare

Ky qytet poliedrik ka patur tradicionalisht një jetë artistike mjaft të pasur, dhe ka luajtur një rol parësor në kulturën e vendit.

Shkodra është djepi i disa prej poetëve, piktorëve, fotografëve e artistëve më të rëndësishëm shqiptarë.

Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi është një nga muzetë më modernë e njëherësh më të ‘vjetër’, për koleksionin e fotove historike ku spikat dhe fotoja e parë e realizuar në Shqipëri. Shkodra është një qytet mitesh dhe legjendash, ku Kalaja rrëfen legjendën e Rozafës e cila u muros për të garantuar mbijetesën e mureve dhe qytetit. I njohur ndryshe dhe si qyteti i biçikletave, përmes pedalimit mund t’i dhuroni vetes disa shëtitje të mrekullueshme përreth Liqenit më të madh të Ballkanit, tre lumenjve që takohen njëri me tjetrin, apo edhe të përshkoni bregdetin Adriatik.

Origjina e emrit: Skodrin, ose vendi ku shkon Drini, Skutari

Themelimi: Mes shekullit të 5-të dhe 6-të para Krishtit

Gjurmët e vjetra: Paleoliti (guri i vjetër), Neoliti.

Ka qenë kryeqytet i mbretërisë ilire në 181 Para Krishtit.

Shkodra ishte qendër e fisit të labeatëve dhe gjatë sundimit të Gentit u bë kryeqendra e shtetit ilir. Më 1040 u pushtua nga serbët dhe ishte më pas kryeqendra e Zetës. Gjatë shek.XIV u bë qendër e rëndësishme komune autonome me institucione të zhvilluara dhe më pas qendër e feudalëve Balshaj.

Shkodra u bëri ballë dy rrethimeve osmane, më 1474 e 1478-79 dhe ra në duart e tyre pas një mbrojtje heroike. U rimëkëmb në shek.XVII dhe u bë qendër kryesore ekonomike e Shqipërisë Veriore dhe e Sanxhakut të Shkodrës. Në shek.XVIII u bë qendra e pashallëkut të Shkodrës nën sundimin e Bushatllinjve. Zhvillimin më të madh ekonomik e arriti nga mesi i shek.XIX.

Pushtuar: Në vitin 168 nga Roma, sllavët, bullgarët, Venediku, turqit, serbët, malazezët, italianët, gjermanët.

Objektet kryesore: Kalaja e Rozafës, Muzeu Historik, Fototeka Marubi, etj.

admin admin

Recent Posts

Nëse keni ndonjë nga këto sëmundje, mos e nënvlerësoni valën e të nxehtit

    Mjekët shpesh paralajmërojnë se nxehtësia ekstreme mund të paraqesë një rrezik të veçantë…

2 days ago

Mizat pushtojnë shtëpinë gjatë verës? Ja përzierja natyrale me 3 përbërës që i largon

    Mizat mund të kthehen në një shqetësim të përditshëm gjatë muajve të verës,…

2 days ago

Pse çiftet grinden më shumë në pushime?

    Nëse po mendoni se do të kaloni pushimet më të bukura në jetën…

3 days ago

Ilaçi i vetëm efikas kundër alergjisë ndaj polenit (Foto)

    Ekziston truku me vazelinë dhe u ndihmon të gjithë atyre që vuajnë nga…

3 days ago

Metoda për të nxjerrë ujin nga veshi pa shkuar te mjeku

    Gjithnjë kemi bërë një lëvizje kur uji na futet në njërin nga veshët…

3 days ago

Si ta vëreni brenda pak sekondave nëse dikush po gënjen

  Sipas statistikave, 90% të informacioneve rreth asaj se a është dikush i sinqertë i…

3 days ago