<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Det pa breg?!

Nëse mendonin se dinit gjithçka për ujin dhe planetin, gaboheni. Të gjithë dimë që detet dhe oqeanet kanë brigje, epo mesa duket nuk qenka kështu, pasi në rajonin e Oqeanit Atlantik ekziston një det që çuditërisht nuk ka breg.

Bëhet fjalë për detin Sargasso, i cili karakterizohet për kufijtë e tij unikë. Në vend të tokës, me rërë, gurë apo shkëmbinj, kufijtë e tij përcaktohen nga rryma oqeanike. Kështu që nëse ju duket interesante mendoni anën tjetër që rrjedhimisht këtu nuk mund të bëni plazh.

Deti është i mbuluar me alga në ngjyrë kafe dhe të verdha të cilat kanë aromë të keqe. Megjithatë ai konsiderohet si një strehë biodiversiteti që luan një rol vendimtar në ekosistemin më të gjerë të Atlantikut të Veriut.

Është gjithashtu çelësi për mbështetjen e ciklit jetësor të një numri speciesh të kërcënuara dhe të rrezikuara, duke përfshirë peshkaqenin Porbeagle dhe disa lloje breshkash.

Trekëndëshi i njohur si një zonë ku avionët dhe anijet zhduken papritmas, pa asnjë arsye, ndodhet në zonën jugperëndimore të Sargasso midis Bermudës, Floridës dhe Porto Rikos.

Deti ekziston falë katër rrymave: Rryma e Atlantikut të Veriut në veri; Rryma Kanarie në lindje; Rryma Ekuatoriale e Atlantikut të Veriut në jug dhe Rryma e Antileve në perëndim.

Megjithëse i veçantë dhe i bukur, ky det është dhe fasoneri mbeturinash, pasi rrymat e oqeaneve grumbullojnë në të mbetjet plastike. Shkencëtarët dhe gjeologët gjithashtu kanë vërejtur që si pasojë e ngrohjes globale, temperatura, aciditeti dhe kripa në ujërat e këtij deti është në nivele të larta. Ata gjithashtu kanë vërë re se deti Porbeagle kërcënohet nga peshkimi pa kriter./tvklan.al

admin admin

Recent Posts

Apollonia dhe Bylisi: Grekë apo Ilirë? Debati që zgjat prej shekujsh, por faktet flasin shqip

A ishin qytetet si Apollonia dhe Bylisi grekë, apo ilirë? Ky është një debat i…

17 hours ago

Halim Dauti, lauhtari nga Vllahia e Shalës që këndoj versionin më të gjatë të këngës për Betejën e Kosovës (1389)

Halim Dauti është një figurë e njohur jo vetëm në fshatin Vllahi, por edhe në…

19 hours ago

Pse u dëbuan kelmendasit nga trojet e tyre! Historia sipas arkivës së Vatikanit. Flet Dom Frrok Zefi!

Në një rrugëtim të gjatë e të mundimshëm nëpër pluhurin e shekujve dhe labirintet e…

19 hours ago

Shqipëria kufizohet me Greqinë nga lumi Arta, në veri nga Bosnja: Shqiptarët janë ilirët dhe epirotët e lashtë

SHQIPËRIA KUFIZOHET ME GREQINË NGA LUMI ARTA; NË VERI NGA BOSNJA. SHQIPTARËT JANË ILIRËT DHE…

3 days ago

Roli i hoxhallarëve si mësues shkollash në vitet ’20

Xhafer Sadiku Qeveritë shqiptare, pas Pavarësisë, e konsideruan hapjen e shkollave një prioritet themelor të…

4 days ago

Ky hormon është matësi i heshtur i pjellorisë: Tregon nëse një grua mund të mbetet ende shtatzënë

Analiza e këtij hormoni në gjak ndihmon mjekët të vlerësojnë rezervën e vezëve në vezore,…

4 days ago