<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Durrsakët që drejtuan universitetet kryesore evropiane

Në një shkrim të Profesor Doktor Jahja Drançollit flitet për disa durrsakë të cilët kanë drejtuar universitetet kryesore evropiane. Më poshtë është shkrimi i plotë:

 

 

Është fjala për Gjon Durrësakun, rektor i parë i Universitetit të Zarës (1396), i cili ndërlidhet me faktin se universiteti në fjalë kroat kishte trashëguar një pjesë të kuadit të Univeristetit të Durrësit, i cili që tërhequr në Zara për shkak të trazirave në rritje nga inkursionet osmane në Arbëri, çështje kjo që është trajtuar më se një herë në studime të mia. Po në këtë post universitar, një shekull më vonë, respektivisht në vitin 1497 do ta ndeshim Leonik Nikollë Tomeun (1456 -1531), babai i të cilit kishte lindur në Durrës të Arbërisë (“Nicolaus Tomaeus Epirota patre Venetiis genitus, aetatem a primis unguiculis omnem egit Patavii…”). Është shpërngulur nga Atdheu në kohën e sulmeve osmane dhe është vendosur në Venedik (shek. XV).

Vitet e fëmijërisë së bashku më vëllezërit e tij i kaloi në lagunat venedikase dhe në Padova. Së pari kishte studjuar greqishtën në Padova, pastaj në Firence e Milano. Dy letra të shkruara me gjuhë greke dëshmojnë se Tomeu bashkë më vëllaun Bartolomeun (“orator e poeta”), vepruan në Roma e Firence gjatë viteve 1485-1488. Tomeu, i kishte studimet në Universitetin e Padovës (1485), ku edhe u laurua për “in artibus” (“filozofi e mjekësi”). Shumë studiues mendojnë me të drejtë se origjina e familjës së Tomeut është nga zona bregdetare e Arbërisë, respektivisht nga Durrësi ose Shkodra. M. E. Cosenza, mbiemrin e Tomeut e shpjegon sipas malit të njohur Tomor (Tomarus), që është përmendur në Epir (Epirus). Leonik, ndërkaq është anagrama jo e plotë e emrit Nicolò-Nikollë. Në Venedik, siç duket Tomeu kishte edhe familjën.

Fushëveprimi i Tomeut ka pasur gjerësinë e dijetarit të madh të periudhës së Humanizmit dhe Rilindjës. Me plotë të drejtë mund të thuhet se ka qenë burrë erudit. Këtë e provojnë njohurit e tia të shkëlqyeshme në fushat e ndryshme, në lëmënjët shkencor të filozofisë, historisë, mjekësisë, fizikës, astronomisë, matematikës e letërsisë. Veprat kryesore të tij janë: De varia historia libri tres (“Histori të ndryshme në tre libra”, 1531); Dialogi (“Dialogjet”, 1524), etj.

Pas veprave origjinale dhe shumë përkthimeve, Tomeu shkroi edhe poezi sipas formës petrarkeske, kushtuar personaliteteve të shquara dhe ambientit ku jetonte. Ndryshe nga veprat e tij të njohura, si dhe korrespondencat me burrat e mëdhenjë të kohës, të cilat i shkroi në gjuhën latine e greke, vargjet i shkroi në gjuhën italiane e latine. Opusi poetik i tij qe lavdëruar nga Pietro Bembo (1470-1547), G. Tiraboschi, etj.

Edhe pse zotëronte pasuri të madhe në Padova, prapëseprapë Tomeu qe i lidhur ngushtësisht me studime. Senati Venedikas e kishte emëruar për Rektor, si dhe të ligjeronte në Universitetin e Padovës tekste greke të Aristotelit, filozofi e mjekësi (1497), të cilin e braktisi për të ligjeruar letërsinë greke e latine në Katedrën e Rialtos në Venedik (1504). Edhe pas emrimit të tij këtu për ligjerues, Tomeun e ndeshim edhe në jetën publike dhe universitare të Padovës, ku dhe i mbylli sytë (1531).

Nga disa faqe të një dorëshkrimi të Tomeut, i cili konsiderohet për dorëshkrim autobiografik, dëshmohet emri i Benediktit (Benedetto), njëri ndër vëllezërit e tij, autor i një traktati që trajton çëshjen e shpirtërave të rebeluar dhe të burimit të mëkatit e të “Fjalës Hyjnore”. Përveç tij është i njohur edhe një vëlla tjetër i quajtur Bartolomeo, i njohur me një poemë të publikuar në gjuhën latine (1558).

Burimi: Archivio di Stato di Venezia (1497)

admin admin

Recent Posts

Fsheh KURTHE vdekjeprurëse?! Varri i perandorit të parë kinez po SHOKON historianët!

  Varri i perandorit të parë të Kinës, Qin Shi Huang, vazhdon të mbetet një…

1 minute ago

Katër zgjidhje të shpejta për flokët e yndyrshme

  Flokët e yndyrshme mund të kthehen në një bezdi shumë shpejt dhe zgjidhja më…

12 minutes ago

Çfarë mund të bëni për t’u qetësuar dhimbjet bebeve, këshilla për nënat…

  Ngërçet janë pjesë e fazës së zhvillimit në jetën e çdo foshnje dhe janë…

31 minutes ago

Jeta në skajet e botës: Si mbijetojnë leopardët e borës

Në lartësitë ekstreme të maleve të Himalaya Mountains, ku temperaturat bien shumë nën zero dhe…

2 hours ago

​101 vjet nga vrasja e Bajram Currit

Sot mbushen 101 vjet vrasja e heroit të popullit, Bajram Curri, nga ushtria e Ahmet…

2 hours ago

Sa detergjent duhet vërtet për larjen e rrobave? Shumica gabon çdo ditë…

  Shumë detergjent nuk i bën më të pastra përkundrazi, lë gjurmë dhe erëra të…

6 hours ago