<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Shqipëtarëtë gjithënjë për botën’ e kurrë për vetëhe

Sami Frashëri

Sikundër thamë më siprë, shqiptarëtë gjithëmonë janë vrar’ e përpjekur e kanë cpërkaturë të tërë faqen’ e dheut me gjak të tyre; po nga gjaku i shqipëtrëvet të tjerë kanë fituarë, Shqipëria s’ka parë nonjë të mirë. Shumë shqiptarë janë çquarë e kanë treguarë vetëhen në dituri e në të tjerë gjërëra: me këta të tjerë mburenë e jo shqiptarët’ e Shqipëria./Konica.al

 

 

Me Pyrron’ e më Aleksandrinë mburenë grekërit e i quajnë grekër. Maqedonasitë, që me trimërit të tyre muarrë gjithë botënë në pakë kohë, nuk’ i suallë nonjë të mirë Shqipërisë, po grekëritë, q’ishinë armikët e tyre, u ranë pas e i rrethuanë, edhe këta fituanë nga gjaku, që derdhë ata. Se maqedonasitë përndanë nëpër gjithë vëndet, që muarrë, gjuhën’ e qytetërinë e grekët e jo të tyrenë, q’ish shqipja. E shum’ e botësë edhe sot maqedonasitë i zënë për grekër. Vërtetë, të mos ishinë maqedonasitë, gjuha e greqet e qytetëri’ e tyre do të mos kishin marrë dot kurrë këtë bujë, që ka sot, edhe mbase do të kish humbur’ e t’ish haruarë fare; se shkoll’ e Aleksandrisë edhe të dituritë, q’arrinë n’Egjyptë në kohët  të Ptolemenjet, e bënë gjuhën’ e qytetërin’ e greqet të përndahetë e të  dëgjohetë me gjith’ anët të dheut.

 

 

 

 

Ptolemenjtë, q’ishin fjeshtë shqiptarë shqiptarë nga Çamëria, e gjithë maqedonasitë lanë gjuhën’ e tyre, shqipenë, më nj’anë të haruarë e të paditurë e vunë përpara greqishtenë, gjuhën’ e Dhimosthenit, që ka folurë aqë kuntrë maqedonaset.

Pas grekëvet erdhë romanëtë; edhe këta fituanë shumë nga shqipëtarëtë: trimëri’ e shqipëtarëvet e mendj’ e tyre shërbente mburjen’ e romanëve e jo të tyrenë. Shumë njerëz trima e të diturë kan’ arriturë edhe në kohë të këtyre në mest të shqipëtarëvet, po bota i ka njohurë si romanë e jo si shqipëtarë.

Pas romanëvet e erth radha tyrqet. Shqiptarëtë, duke pëzjerë me tyrqitë, kanë marrë anë në të gjithë luftërat, që bënin e që fitoninë këta kuntrë gjithë botësë; edhe më të madhe në trimëri e më të miratë punëra i bënin shqipëtarëtë, po emëninë e kishinë tyrqitë, edhe gjithë bota i dinte tyrq e njeri s’i njihte si shqipëtarë. Më të mbëdhenjt’ e më të mirët’ e vezirëvet  të Tyrqisë ishin shqiëptarë, si Sinan Pasha  që ka marrë Jemenë e ka shpënë fjamurin’ e Tyrqisë  gjer në detet  t’Indisë, si Qyprilinjtë q’ë  kanë shpëtuarë mbretërin’ e Tyrqisë nga një rrezik të math e e forcuanë aqë këtë mbretëri, sa van’ e rrethuanë  Vjenënë. Edhe shumë të tjerë njerëz të mbëdhenj e burra trima kan’ ardhurë, prej të cilëve Tyrqia ka fituarë shumë, po Shqipëria aspakë.

Në kohërat të pastajme shqiptarëtë myslimanë kanë punuarë e janë vrarë për tyrqitë e shqipëtarëtë e krishtenë për grektë, për këta dy kombe, të cilëtë, as njëri as tjetri s’ua dinë të mirënë ja çpërblejnë me të keqe duke përpjekurë për ngjalljen’ e për dlirin e Greqisë, kanë qënë fjeshtë shqiptarë e jo grek; po nga trimëri’ e tyre ka fituarë shumë Greqia e jo fare Shqipëria. Në syt të botësë lëftonin greqt me tyrqitë, po në të vërtetë lëftoninë shqiptarët’ e krishtenë me shqipëtarëtë myslimanë. Kur muntnin’ ata, fitonte Greqia; kur muntninë këta, fitonte Tyrqia; po gjaku, që derdhesh nga të dy anët, ish gjak shqipëtari,. Shqipëtarëtë vritenë vëlla me vëlla, të tjerë fitojnë. Shqipëtari e ka derdhurë gjithënjë gjaknë pa kurcim, po e ka derdhurë kot; kurrë Shqipëria s’ka fituarë nga gjaku i shqipëtarëvet: gjithënjë të huaj edhe armikë të Shqipërisë kanë fituarë nga ay gjak e i vjejturë e i derdhurë pa mendim./Konica.al

Jo vetëm me kordhë e me gjak, po edhe me pëndë e më mënt shqipëtarëtë kanë shërbëtuarë gjithënjë të huajtë. Me të mos shkruarë greqisht, llatinisht, shqahisht, tyrqisht a arabisht; edhe me emënit të tyre mburrenë të zott e këtyre  gjuhëve e shqiptarëtë pandehenë t’egër’ e të paditur, gjith’ i qeshinnë duke thënë se ja u ka ngrënë buallica livrën’ e tyre.

Po Aristoteli, m’i madh’ i filosofëve të Greqisë së vjetërë, ishte maqedonas, do-me-thënë shqipëtar e jo grek. Vërtet në Stagjyrë, tek ka lindurë, ishinë edhe ca greq t’ardhurë, po fytyr’ e Aristotelit, që shohimë  n’agalmët të ti edhe gjuha greqisht, q’e ka shkruarë të përtuarë e jo aqë të drejtë si edhe miqësia, që kish me Filipnë, anëmikun’ e greqet, e të tjera shënja tregojnë se ky filosof i math nukë ish lindurë prej nonjë nga greqtë, që kishin’ ardhurë në Stagjyrë, po prej një stagjyraku vëndës e ish maqedonas, do-me-thënë shqipëtar i fjeshtë.

 

 

 

Në kohë të tyrqet kan’ ardhurë shumë shqiptarë të ditur, që kanë shkruarë livra e vjersha tyrqisht a arabisht. Vetëm vjershëtarëtë shqipëtarë, që kanë shkruarë vjersha tyrqisht janë aqë të shumtë, sa emënat’ e tyre mund të mbushinë një livrë të tërë.

 

Jahja Beu, q’është një nga më të mbëdhenjt’ e nga më të dëgjuarëtë e vjershëtarëvet tyrq, është shqipëtar.

Shqipëtarët’ e kanë treguarë gjithë jetënë që janë të zottë edhe me kordhë edhe me pendë, edhe me trimëri edhe me mënt e me dituri, e Shqipëria ka nxjerrë shumë njerëz’ të çquar’e me nam të math, po nonjë nga ta s’ka punuarë për Shqipërit, e cila ka mbeturë gjithënjë e varfërë e e padëgjuarë, e me djemt’ e saj mburenë të tjerë vënde e të tjerë kombe. Është ndodhurë një shqipëtar i zoti të ngjallnjë Egjyptënë e të bënjë prej këtij  të humbur’ e të prishurë, si ish atëherë, një vënt të pasur, e të ndriturë, si është sot. Një Mehmet Ali, shqipëtar i pamësuarë, u ndoth i zoti të shpëtonjë kështu një vënt të huaj e të largë, po kurrë një shqipëtar s’është ndodhurë t’i bënjë Shqipërisë një të mirë të këtill.

P’andaj duke mbaruarë këtë fjalë, themi prapë me hidhërim zëmre që: Shqipëtarëtë kanë punuarë gjithëmonë për botënë e jo kurrë për vetëhe . Vetëm një Skënderbe ka punuarë, në kohërat të shkuara, për Shqipërinë e vetëm ay është me të vërtetë mburje për Shqipërinë./Konica.al

 

Nga: “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhetë”

admin admin

Recent Posts

Ilaçi natyral që bën “mrekulli” për tensionin

    Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…

3 hours ago

4 faktorë që shkaktojnë kancer të lëkurës

    Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…

23 hours ago

Pse gjithnjë e më shumë persona që nuk kanë pirë kurrë duhan po preken nga kanceri i mushkërive?

    Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…

24 hours ago

Një fjali e thënë në vitin 1957 që vazhdon të jehojë edhe sot, mesazhi i Albert Camus…

    Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…

1 day ago

Mavijosje që shfaqen pa arsye në trup? Ja cilat janë shkaqet dhe kur duhet të shqetësoheni

    Mavijosjet që shfaqen lehtë në trup mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm,…

1 day ago

Zgjoheni me gojë të thatë çdo mëngjes? Ja shkaqet që nuk duhet të neglizhoni

  Shumë njerëz zgjohen në mëngjes me gojë të thatë dhe menjëherë kërkojnë një gotë…

1 day ago