<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Çfarë Ndodh në Organizëm Nëse nuk Hani Sheqer për 10 Ditë

 

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i tipit 2, sëmundjet e zemrës, kanceri apo obeziteti.

Konsumi i sheqerit ka pësuar një rritje të ndjeshme, për faktin se një pjesë stërmunduese e ushqimeve të përpunuara janë plot me sheqer.

Ekspertët, të cilëve u referohet thonë se për fat të mirë, dëmi që shkakton sheqeri në organizëm mund të riparohet.

Njeriu mund të kufizojë përdorimin e sheqerit por duhet ta bëjë këtë dalëngadalë sepse heqja dorë menjëherë prej tij shkakton probleme të tjera.

Sipas ekspertëve, njeriu mund të ketë përmirësime nëse heq dorë nga sheqeri për vetëm 10 ditë.

Përfitimet Në Organizëm Nëse Hiqni Dorë Nga Sheqeri Në 10 Ditë

Një studim i Universitetit të Kalifornisë ka zbuluar se në vetëm 10 ditë në organizëm ndodhin shumë gjëra pozitive.

Niveli i triglicerideve ulet me 33 pikë, ndërsa kolesteroli i keq ulet me pesë pikë.

Në vetëm 10 ditë, rreziku i diabetit të tipit 2 ulet bashkë me tensionin e gjakut.

 

Kujdes Me Ushqimet e Përpunuara

Ushqimet e përpunuara dhe të paketuara që gjenden në market mund të reklamohen si pa yndyrë, por jo domosdoshmërisht pa sheqer.

Ky truk marketingu fsheh faktin se ndonëse sheqeri nuk ka yndyrna, ai depozitohet në organizëm sikur të ish i tillë duke stërmunduar mëlçinë.

Ekspertët thonë se 10% e kalorive të konsumuara çdo ditë duhet të jenë sheqerna shtesë, një sasi që përkthehet në 12 gramë.

Tek ushqimet e përpunuara, sheqeri maskohet me emërtime të ndryshme ndaj kur të lexoni etiketat përpiquni të zbuloni nëse një produkt i caktuar përmban glukozë, fruktozë, shurup misri, sukrozë, maltosë, sheqer panxhari, e të tjerë.

Hiqni Dorë Nga Sheqeri Gradualisht

Një nga mënyrat më të mira për të hequr dorë nga sheqeri është të mos blini ushqime të paketuara e të gatshme por të konsumoni më shumë ushqime të freskëta.

Duke qenë se sheqeri krijon një varësi më të rrezikshme se droga, ekspertët, të cilueve u referohet AgroWeb.org thonë që duhet të hiqni dorë nga sheqeri në mënyrë shumë graduale

admin admin

Recent Posts

Pse s’duhet ta teproni me farat e kungullit

  Farat e kungullit janë të pasura me ushqyes të rëndësishëm për shëndetin. Falë vitaminave…

3 hours ago

Si ta përdorni xhenxhefilin kundër dhimbjeve të reumatizmës

  Miliona njerëz në botë vuajnë nga sëmundja e osteoartritit, që shkakton dhimbje dhe vështirësi…

3 hours ago

Truk nga kopshtarët me përvojë: Si t’i bëni domatet tuaja të japin më mirë fruta?

  Kopshtarët e vërtetë po bëhen gati të mbjellin fidanët e parë të domates në…

3 hours ago

Asnjëherë mos flini me çorape gjatë natës, ja pse

  Veshja e çorapeve në shtrat duket një mënyrë gjeniale për t’i mbajtur këmbët e…

4 hours ago

Fsheh KURTHE vdekjeprurëse?! Varri i perandorit të parë kinez po SHOKON historianët!

  Varri i perandorit të parë të Kinës, Qin Shi Huang, vazhdon të mbetet një…

4 hours ago

Katër zgjidhje të shpejta për flokët e yndyrshme

  Flokët e yndyrshme mund të kthehen në një bezdi shumë shpejt dhe zgjidhja më…

4 hours ago