Pesë vjet më parë, një grup njerëzish në Wuhan të Kinës u sëmurën me një virus të cilin bota nuk e kishte parë më herët.
Virusi s’pati emër, e as sëmundja të cilën e shkaktonte. Por ajo që e shkaktoi ishte shkundje e thellë e sistemit shëndetësor botëror dhe e riformësoi mënyrën se si njerëzit duhet të merren me viruset.
Virusi është ende aktiv, edhe pse njerëzimi është imunizuar falë vaksinimeve dhe infektimeve. Tani është më pak vdekjeprurës dhe nuk futet në majë të shkaktarëve të vdekjes.
Por çka dihet e çka nuk dihet ende për COVID-19:
Nga erdhi?
Shkencëtarët kanë thënë se skenari më i mundshëm është se ka qarkulluar në minj, sikur shumica e koronavirusëve të tjerë e se më pas ka infektuar specie të tjera deri te njeriu në Wuhan, ku u regjistruan rastet e para në fund të nëntorit të 2019-s.
Wuhani është qendër e disa laboratorëve të mëdhenj që kryejnë edhe studime mbi koronavirusët, duke nxitur debate nëse virusi ka rrjedhur nga ndonjë prej tyre.
Gjithsesi, origjina e pandemisë nuk dihet ende – e s’dihet a do të mësohet ndonjëherë.
Sa njerëz vdiqën nga COVID-19?
Me gjasë më shumë se 20 milionë. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se shtetet anëtare të saj kanë raportuar më shumë se shtatë milionë vdekje nga COVID-19, por se numri real besohet të jetë trefish më i lartë.
Çfarë vaksina ishin në dispozicion?
Shkencëtarët dhe prodhuesit e vaksinave thyen rekord duke shpëtuar dhjetëra miliona njerëz në botë. Falë tyre bota iu rikthye shpejt normalitetit. Një vit pasi në Kinë u identifikua virusi, autoritetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britani lejuan vaksinat e prodhuara nga Pfizeri dhe Moderna.
Vaksinat s’janë perfekte. Ato kryejnë punë në parandalimin e sëmundjeve të rënda, shtrirjes në spital dhe vdekjet, dhe kanë dalë të jenë të sigurta e me raste tejet të rralla të efekteve anësore serioze.
Cili variant po dominon tani?
Shkencëtarët nisën t’i emërtonin variantet sipas alfabetit grek. Shpërndarja ishte aq e shpejtë sa u bënë disa lloje variantesh. Një prej varianteve dominuese tani ka emrin XEC, që besohet se dominon në SHBA.
Çfarë dihet për COVID-in e gjatë?
Miliona njerëz vazhdojnë të vuajnë pasoja nga prekja prej COVID-19. Përderisa për shumicën pasojat ishin disajavëshe, te një grup njerëzish lodhja zgjati për muaj e për vite të tëra, por edhe “mjegullimin e trurit” apo probleme të mundshme kardiovaskulare.
Doktorët nuk po e dinë se si fitohet ky COVID-19, por se studimet kanë treguar se vaksinimi ka ulur rastet dhe rreziqet.
Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…
Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…
Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…
Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…
Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…