Zana Islami / Trungu&InforCulture.info
1 Mbani një peshë të shëndetshme – vetëm duke vepruar në këtë mënyrë ju do të ulni presionin e lartë të gjakut.
2 Kryeni aktivitet fizik rreth 150 minuta në javë, të shpërndarë në ditët e javës. Në mënyrë që stërvitja të jetë e vlefshme, ju duhet të ndiheni më të ngrohtë, me frymëmarrje më të shpeshtë, dhe zemra duhet t’ju rrahë më fort se normalisht.
3 Ushqehuni me sa më shumë fruta dhe zarzavate çdo ditë – konsumojini ato më mirë të gjalla ose lehtësisht të pjekura sesa të ziera, për të marrë maksimumin e lëndëve ushqyese; shmangni ushqimet e skuqura.
4 Përdorni sa më pak kripë në ushqimet tuaja – mos harroni sasinë e madhe të kripës që ndodhet në ushqimet e përpunuara, bukë dhe drithëra, prandaj lexoni gjithmonë etiketat.
5 Përdorni sa më pak yndyrë dhe sheqer – kontrolloni gjithmonë etiketën dhe jini veçanërisht të kujdesshëm ndaj yndyrnave të hidrogjenizuara dhe sheqernave “të fshehura”, si saharoza, dekstroza, fruktoza dhe glukoza.
6 Mos pini duhan – ai bllokon arteriet më shpejt, dhe shkakton shumë probleme të tjera shëndetësore.
7 Reduktoni sasinë e kafeinës që konsumoni – mbani mend, kafeina gjendet në pijet e gazuara si Red Bull, si dhe në kafe dhe çaj.
8 Mos pini shumë alkool – respektoni rekomandimet e konsumit ditor të alkoolit.
9 Shtoni sa më shumë panxhar dhe lëng panxhari në dietën tuaj – ata janë veçanërisht të dobishëm për uljen e presionit të gjakut.
10 Përpiquni të rehatoheni – stresi mund të kontribuojë në ngritjen e presionit të gjakut, prandaj përpiquni ta shmangni atë nëse është e mundur.
E pyeta mjekun tim përse njerëzit shkojnë shpesh në banjë gjatë natës. …
Kur bëhet fjalë për ushqimet që u atribuohen përfitimeve të shumta shëndetësore, kefiri është ndër…
Rreziqet e ngrënies së mishit të derrit të papjekur janë zbuluar në një skanim të…
Një simptomë shëndetësore që shumë njerëz e shmangin nga sikleti mund të jetë një sinjal…
Keni dhimbje kyçesh? Hithra është një zgjidhje e mirë dhe e lehtë. Lëngu…
Shëndeti i mirë i syve, ashtu si ai i të gjithë trupit, përcaktohet…