<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KULTURË

“Vrau të shoqen për një fjalë”, historia e trishtë e ‘Minushit’

Një nga këngët e bukura dhe me origjinë të vjetër.

 

Episodi të cilit i është kushtuar kënga ‘Minushi’, është një ngjarje tragjike në një familje çame. Ata nuk ishin grekë, por shqiptarë.

Historia e Minush Agës, e shtruar në melodi është edhe një nga vallet më të bukura çame.

Bëhet fjalë për Again i cili vrau të shoqen për një fjalë goje.
Një histori që për kohën e atëhershme ishte diçka shumë e rëndë.

“Në kafen e një qyteti të vogël të Çamërisë, ishin ulur dhe po pinin tre persona: Minush Agai, Birbili dhe Resuli, kuptohet edhe këta agallarë, pari e qytetit me prona, domethënë vinin nga shtresa të kamura.

-Minush agai, burri i gruas së bukur, duhet të ketë qenë i rënë nga vakti, e them këtë se në shtëpitë e agallarëve punët i bënin kopilet, ndërsa gruaja e Minushit, kishte shkuar vetë në krua për të mbushur ujë.

-Birbili, është bashkëqytetar i tij shqiptar, kjo kuptohet nga emri.

-I treti, Rersuli mund të ketë qenë kajmekami turk i vendit. Janë dy arsye që të bëjnë ta mendosh: së pari një shqiptar, për hir të kodit zakonor dhe moralit, nuk do t’ia lejonte vetes atë lloj ngacmimi dhe fyerje, se te shqiptarët kjo fyerje lahej me gjak; së dyti, personi në fjalë, duhet të ndjehej i sigurt, i mbrojtur nga ofiqi dhe pushteti që i jepte ky ofiq dhe që ia lejonte pushtllëqet.

Të tre kanë qenë burra në moshë të pjekur. Zonja e Minushit, e quajmë kështu se emri i saj nuk përmendet, here quhet grua, herë zonjë por edhe nuse, pa tjetër që ka qenë e hijshme dhe e bukur, që tërhiqte vëmendjen e të tjerëve, por e pafajshme dhe e ndershme. Ajo në tekstin e këngës quhet grua, por edhe zonjë. Edhe ajo ka qënë në moshë të pjekur e me bukuri të arrirë, për këtë dëshmon e thëna në këngë se ajo kishte disa fëmijë.

Resuli, në pije e sipër, i lavdëron bukurinë e gruas Minush agait, i thotë se e ka parë në krua tek po mbushte ujë. I kishte dhënë shaminë e xhepit dhe ajo ja pastroi, i kishte thënë dy-tri fjalë ajo ja pranoi! Minush aga, që qe i pirë, vajti në shtëpi, mori thikën dhe theri gruan e tij!

Vendi dhe koha e ngjarjes, nuk dihet me siguri, por mund të jetë Parga, Gumenica, e nuk përjashtohet as Delvina, që aso kohe bënte pjesë në vilajetin e Janinës, qytete me shumicë shqiptare e myslimane por edhe pakica shqiptare ortodokse, kjo e fundit duhet mbajtur parasysh ngaqë, në kafenetë e myslimanëve nuk praktikoheshin pijet alkoolike. Sa i takon kohës, duhet të pranohet gjysma e dytë e shekullit të nëntëmbëdhjetë, në kohën e sundimit turk.”


Kënga e Minushit:

Zgjo Minushin,zgjo Birbilin,zgjo Resul aga!

Ishin mbledhur dhe po pinin në një kafene.

-Të bukur grua(nuse) që paske, bre Minush aga!

-Ku e njeh, ku e ke parë që ma mollois?

 

-E paçë një ditë në krua që po mbushte ujë,

I dhashë shamin e dorës,ajo ma pastroi,

I Thashë nja dy-tri fjalë,ajo mi pranoi!

Minush aga qe i pirë,vajti në shtëpi

Mori thikën dhe e theri, o gruan e tij!

Të nesërmen që i del rakia vajti te varri:

Çohu grua, çohu vishu se kemi fëmijë,

Çohu grua dil nga varri se un bëra faj,

Çohu vishu e stolisu,dil në shoqëri,

Të të shohin gjithë bota dhe unë i mjeri!

admin admin

Recent Posts

Një zakon i mëngjesit është çelësi nëse doni të shmangni kapsllëkun

  Nëse doni të përmirësoni tretjen dhe të shmangni kapsllëkun, një nga gjërat më të…

1 day ago

Çfarë ndodh në organizëm nëse hani një thelpi hudhër në darkë

  Që në lashtësi, hudhra ka qenë aleate e njerëzimit kundër shumë sëmundjeve. Ajo ndihmon…

1 day ago

Mënyra natyrale për të shëruar herpesin e buzës

  Herpesi i buzës është një infeksion i shkaktuar nga një virus i quajtur Herpes…

1 day ago

Lajmi i mirë për të sëmurët me kancerin e gjirit, “çelësi” janë bletët

  Zhvillime të reja shkencore po hedhin dritë mbi përdorimin e helmit të bletës si…

2 days ago

A e dini pse nuk duhet të pini kafe menjëherë pasi zgjoheni?

Shumë njerëz e fillojnë ditën me kafe, por ekspertët sugjerojnë që kjo nuk është zgjedhja…

2 days ago

Dëmet shkatërruese të alkoolit në jetën e njeriut

Alkooli shpesh paraqitet si diçka e zakonshme në jetën e përditshme, si pjesë e festave…

2 days ago