<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Shqiptarja që u bë sulltaneshë dhe fati i saj tragjik

Padyshim që periudha kur Perandoria Osmane u drejtua nga sultan Sulejmani i I, është një periudhë lulëzimi dhe zhvillimi.

 

Jo më kot që është quajtur Sulejmani i Madhërishëm. Gjatë sundimit të tij, perandoria osmane zgjeroi shumë më tepër kufinjtë e saj, duke kërkcënuar më shumë Evropën. Synimi i Sulejmanit të Madhërishëm, ishte pushtimi i Romës, gjë që nuk e arriti.

Jo vetëm në ushtri, por Sulejmani i dha një lulëzim ekonomisë dhe kulturës në perandorinë e tij. Ai u ndikua nga perendimi dhe kultura pati një hov të madh.

Sipas historianëve, gruaja e parë e sulltanit, që i dhuroi atij trashëgimtarin e parë për fron, ishte sulltaneshë Mahidevram, e cila lindi në vitin 1500 dhe vdiq në vitin 1581.

Sipas historianëve, ajo dyshohet të ketë patur origjinë shqiptare. Djali i Mahivedramit ishte pasardhësi Mustafa.

Një pretendent për fronin e perandorisë, që e donin shumë ushtria dhe populli osman.

Por lufta në haremin e sulltanit ishte e ashpër. Në zemrën e sulltanit, tashmë ishte Aleksandra, ajo që do të njihej më pas si Hyrrem. Një femër ambicioze që la gjurmë në historinë e perandorisë më të fuqishme në atë kohë.

Edhe pse intrigat vazhduan pa fund, Sulltane Hurrem u bë bashkëshorte e preferuar e Sulejmanit të Madhërishëm. Ajo fitoi statusin e Haseki Sulltanes. Titulli Haseki Sulltane është përdorur për herë të parë në shekullin e 16 për Sulltanen Hurrem.

Kështu, në luftën për pushtet, me sa duket e nxitur nga Hurrem, Sulejmani ekzekutoi Ibrahim. Për më tepër, Sulltane Hurrem, Rüstem Pasha dhe vajza e saj, Mihrimah Sulltane Sulejmania u kthyen kundër Mustafasë që ishte djali i madh i Sulejmanit të Madhërishëm me gruan e parë Mahidevran.

Mustafa ishte trashëgimtar i dukshëm i fronit osman dhe një princ shumë popullor në mesin e Anadollit. Sehzade Mustafa u akuzua për trazira dhe u shkarkua nga babai i tij Sulejmani i Madhërishëm. Madje gjatë fushatës kundër Safavidëve të Persisë në 1553, për shkak të një frike të rebelimit, Sulltan Sulejmani urdhëroi ekzekutimin e djalit Sehzade Mustafës.

Kështu, Sulejmani vrau djalin e tij të madh që kishte me Mahidevramin. Ajo pas vrasjes të së birit bëri një jetë të vuajtur nga ana shpirtërore.

Gjatë gjithë jetës së saj, ajo jetoi në pallatin në Bursa përmes një pensioni që i dërgonte sulltani i ri pas vdekjes së Sulejmanit, Selimi II, që ishte djali i Hyremit dhe Sulejmanit. Ajo vdiq në moshën 81-vjeçare në Bursa.

admin admin

Recent Posts

Nëse keni temperaturë, ja çfarë duhet të bëni urgjent

  Temperatura e lartë e trupit është një shenjë se organizmi po lufton me një…

2 hours ago

Kultura dhe personat me aftësi të kufizuara – një realitet i padukshëm

Kultura shpesh përshkruhet si pasqyrë e shoqërisë. Por çfarë ndodh kur një pjesë e shoqërisë…

3 hours ago

A i duhen arkeologë Kosovës?

  Trashëgimia kulturore e Kosovës përbën një nga shtyllat kryesore të identitetit historik, kulturor dhe…

4 hours ago

OBSH: Çfarë është virusi Nipah dhe sa i rrezikshëm është ai tek njerëzit?

    Virusi Nipah është një virus që gjendet te kafshët, por mund të prekë…

4 hours ago

A duhet t’i thajmë rrobat në radiator?

    Shumë njerëz i thajnë rrobat në radiator gjatë muajve të dimrit. Megjithatë, kjo…

20 hours ago

Si u bë virale një pinguin që vendosi të ndahej nga kolonia e tij në vitin 2026?(VIDEO)

    Një skenë nga filmi dokumentar “Takime në Fundin e Botës” , me regji nga Werner Herzog në…

20 hours ago