Marrëdhëniet e katolikëve e muslimanëve në Shkodrën e fillimshekullit të 20-të…
Duhet me dijtë se fretnit, patën kênë të shtërnguem me lirue refetorion [sallën e ngranjes] e tyne qi asht edhe sot e ky lokal shërbei 25 vjet si Kishë për me krye nevojët e popullit për sherbime fetare, deri sa u ndërtue kjo Kisha e sodshme.
Me bjen në mend mirë se aty, unë e vllau jêm Justini, kena marrë për të parën herë kungimin, së bashku me gjithë shokët e shkollës, në vjetin 1898.
Por nji episod ma intersant më ndodhi me pa, po në këtë kishë kur ishim tue pa meshë. U paraqiten dy gra me flokë të shprishun e, si të disprueme bertitën me za të naltë tue thanë: u mbyll Pazari, … na lëshoni fëmijët tonë.
Njana prej tyne ishte e ama e Dr. Ndoc Kiçit [mjek veterinar] e tjetra Drandja [Roza] e Kolë Merlecit. Mjaftoi ky lajm me dhanë kushtri- min, si të ishte nji rrufe, e i pari të mbramin se priste e të gjithë si kjenë në kishë, ikën prej friget, pa kuptue se çka donte me thanë mbyllja e Pazarit.
Kur dolëm në rrugë, pamë nji levizje të madhe të njerzve qi ngitshin andej – këndej, u qetsuem vetëm njatë herë kur pashë nanën tême me çarçaf në krye, qi na kishte dalë para për me na çue në shpi e me na hjekë frigen.
Por ishte e kotë pse shpejt filluen me ra pushkë me shumicë e na si fëmij, kjajshim prej frigës të madhe qi kishim.
Nga ana tjetër, myslimanët [e Shkoders] ishin egërsue shumë kundër kristjanëve për arsye se i kishin dhunue Xhaminë e Rusit [në lagjen Rus Maxhar, në rrugën qi shkohet për Koplik], tue shti mbrendë në Xhami, nji thi [derr] të mbytun.
Pra, si gjithë herë, edhe kësaj herë, për çashtje fetare, ishte shkaktue nji ngatrresë e madhe në të dy anët. Myslimanët ishin shumë të shqetsuem për këtë gja pse teper e randë për ta, ishte dhunumi i xhamisë aq keqas, qi nuk ka ndodhë kurrë në Shkoder.
Shkaku i këtyne ngatrresave erdhi pse ishin hjekë disa kryqa vorresh pranë Kishës së Shën Maris në Kurt. Qeveria Turke, per me fashitë punë, vendosi në atë vend nji kryq, me ceremoni të madhe, por mbas 9 ditësh, ai kryq u hoq prap.
Për këtë arsye, malsorët, u zemruen tepër e, për hakmarrje, banë atë dhunim në Xhaminë e Rusit. Sido kjoftë, puna shkoi keq.
Myslimantë caktuen me i ra anës kristjane, sidomos kah lagja Ballabane [pjesa e rrugës që prej Kishës së Madhe të çon të vorret katolike], me qëlim qi me bâ ndoj shpër- dorim në Kishën e Madhe [Katedrale].
Por, në këtë lagje, nji farë Gaspër Mazit me Tomë Prendushin, kishin zanë nji pozitë të mirë të muri i oborrit të shpisë të Shan Shantos [në rrugën qi të çon në vorre e afër shpisë tonë], të cilët, të forcuem mirë me pushkë e me shokë, nuk lejshin me kalue myslimanët aty pari.
Por ngjarja, nuk do të mbaronte me kaq pse, parija katolike e Shkoders, kishte vendose qi, në rasë rrezikut me thirrë malsorët simbas bajrakëve [në bazë zonash ku ata jetojnë], me zbritë në qytet, sikur e kanë pasë zakon gjithëherë me i ardhë në ndihmë qytetit; por Arqipeshkvi Metropolit i Shko- ders, Monsinjor Guerini, e ndaloi hovin e malsisë, pse e shihte të arsyeshme qi të mos shkaktohej nji luftë civile, me u derdhë gjak kot, pa farë qëllimit patriotik, e me të vertetë do të ishte kênë nji marri me pasë ndodhë nji masakrim vllaznuer i padobishëm.
E bash për këtë arsye, Sulltan Hamidi, i dërgoi Monsinjor Guerrinit, nji kryq arit, si shpërblim se kishte ndalue nji gjakderdhje të kotë, ndër dy anët.
Kështu filluen me u fashitë punët, e, pushkët nuk u ndijshin ma në qytet; me ngadalë, filluen tregëtarët me hapë dugajët e tyne e me shikjue punën.
Ma vonë, kje lidhe nji besë e fortë ndërmjet myslimanëve e katolikeve, tue u betue me shoqi shojnë, mos me trazue na as kishë as xhami, por me jetue vllaznisht si përpara. Besa e lidhun zuni vend, e Pazari, pa vonesë u çil, e puna e tregtija filloi me nji aktivitet të gjallë.
Kishte kalue shumë kohë pa punë e nji shumicë e madhe mallnash kishte mbetë pa u tërhjekë në doganë prej të interesuemve, prandej të gjithë dishrojshin punën e fitimin.
Njikohësisht edhe shkollat u hapen e na, si fëmij, kalojshim pa frigë mbasi nuk shifshim ma atë levizje rivolucionare të asaj ditë të shtunde.
Duhet me dijtë, se në këtë rasë, qeverija turke, për me mbrojtë kristjanët nga rreziku, pat shpërnda ushtrinë e vet, ndër te tana lagjet e qytetit, me çadra e për nji kohë të gjatë, e kaq e vertetë qi, në lagjen Ballabane, përball shpisë të Shan Shantos, ushtrija turke ka qindrue me çadra deri atë ditë qi Turkija ka dalë krejtësisht prej Shkodret.
Unë qi shkrova këtë episod, nuk kqyra datat kronologjike, pse puna e dhunimit të xhamisë, ka ndodhë disa vjetë para termekut qi ka ra në vjetin 1905.
Gjithashtu edhe jetën e fëminisë tême, ishte dashtë qi ta kishe diftue ma përpara, por tue kênë se unë e fillova autobio- grafinë tême tue fillue nga vjeti 1902, mu desht doemosdo me lanë për ma vonë ato ngjarje qi kishin ndodhë përpara.
Por tash qi pashë gabimin têm, po rreshtoj jetën e fëminisë tême, tue fillue prej moshës tri vjeç e deri në ditë të sodit.
Shenjë delikate në këmbë që mund të nënkuptojë një sulm në zemër, paralajmëron mjeku…
Britanikët u paralajmëruan sot për një parazit që shkakton diarre të rëndë, pasi Mbretëria…
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka propozuar që pambuku të eliminohet, sepse përmban lagështi brenda…
Sa herë keni dëgjuar se është e pamundur që ta ngushtoni belin në qoftë…
Në nderim të intelektualit të madh, studiuesit dhe shkrimtarit të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova,…
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se janë 3 mijë e 800 qytetarë…