Më 21 gusht 1940, vdekja merr një nga figurat qendrore të marksizmit rus, duke mos mundur të ndalojë krijimin e një përbindëshi, të një monstre për Rusinë dhe jo vetëm, Josif Stalin. Më 20 gusht Leon Trotsky i sëmurë qëllohet për vdekje nga një agjent sekret i stalinit. Ai kishte marrë goditje që do t’i sillnin vdekjen të nesërmen.
Nga ne shqiptarët, Leon Trotsky duhet të kujtohet dhe të nderohet, pasi në vitin 1917, si komisar për çështje të jashtme, gjeti në arkivat e Rusise cariste dhe bëri publike dokumentin e Traktatit të Fshehtë të Londrës, nënshkruar në prill 1915, midis Italisë, Anglisë, Francës dhe Rusisë për copëtimin e Shqipërisë. Dokumenti u bë publik, madje Austria e përktheu edhe në shqip, që çdo shqiptar të mund njihej me të, me këtë akt të turpshëm.
Leon Trotsky i detyrohemi mirënjohje gjithashtu për denoncimin që ai i bëri në mediat ruse të masakrave të përbinshme serbë ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare gjatë Luftës Ballkanike.
Leon Trotsky i njohur edhe si bashkëpunëtor në disa gazeta të rëndësishme të kësaj kohe, në dhjetorin e vitit 1912 e gjen atë si i dërguar special të gazetës ruse “Kievskaja Misl” në Shkup dhe rrethinat e tij, për të bërë një reportazh lufte. Por, i gjendur në mes të një masakre të organizuar të serbëve ndaj popullsisë shqiptare, ai nuk ngurron te shkruajë me tone akuzuese për atë që pa me sytë e tij.
Gazeta “Kievskaja Misl”, që dilte në Kiev në gjuhën ruse, në atë kohë ishte më e madhja dhe më e rëndësishmja që botohej jashtë kryeqytetit, Moskës. Për të, shkruanin pothuaj të gjitha penat më të mira të kohës, nisur nga publicisti Llunaçarski, duke vazhduar me shkrimtarët Korolenko, Paustovski e Gorki e për të përfunduar me politikanët si Leon Trotsky e të tjerë.
Dihet se Leon Trotsky, me origjinë hebreje, ishte një nga dy pretendentët kryesor për të marrë postin e Leninit pas vdekjes. Por ai humbi përballë Stalinit dhe më pas u detyrua të largohej nga Bashkimi Sovjetik për të gjetur vdekjen në Meksikën e largët, pas një atentati të organizuar nga kundërshtarët politikë. Koha që Leon Trotsky sjell në reportazhin e tij ka qenë nga më të vështirat për shqiptarët dhe mbijetesën e tyre.
Nga ALBERT VATAJ
Nëse sapo keni mbaruar filxhanin e kafesë dhe po përjetoni disa simptoma si nervozizëm ose…
Migrena është një nga problemet më të zakonshme të shëndetit mendor dhe fizik që ndikon…
NGA MELANIE L. PFLAUM, “Wisconsin Rapids Daily Tribune” ka botuar, të martën e 14 shkurtit…
Në seancën e 2 shkurtit të vitit 1924 parlamenti shqiptari mbajti 5 minuta zi. Dy…
Adem Derguti Në këtë muaj është 106 vjetori i lindjës së rapsodit të njohur Rizah…
Kulla e Zef Ndocajt, në Kodër Spaç, Mirditë, është një banesë tipike e kullave që…