<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Mbi prejardhjen e etruskëve

Qytetërimi më i përparuar i periudhës para-romake në Itali ishte ai etrusk. Origjina e etruskëve është debatuar me shekuj mes disa hipotezave që i konsiderojnë ose popullatë autoktone ose me prejardhje nga Mesdheu lindor (në këtë pikë përmenden disa mundësi sidomos nga Egjeu dhe Anadolli, si trojanët, lidianët, pellazgët, etj.)
Fatmirësisht, për shkak të rëndësisë së këtij qytetërimi, etruskët janë ndër popujt e lashtë më të studiuar që në fillim të këtij shekulli, kur u bë e mundur të analizohen të dhënat gjenetike të eshtrave të lashta. Studimi më i plotë, botuar në 2021, analizoi mbi 80 eshtra të lashta, por ka edhe një varg studimesh të tjera nga 2003 deri sot që kan publikuar disa dhjetra rezultate së bashku.
Përfundimet kryesore:
– Në ADN autosomale (prejardhja e përgjithshme), nuk ka shenja të një lëvizjeje nga Mesdheu lindor. Etruskët ishin të ngjashëm me popujt përreth, sidomos me latinët (figura 1). Prejardhja e tyre, ashtu si e europianëve të tjerë, lidhet sidomos me popullatën e bujqësore të Neolitit (40-65%) dhe me atë blegotorale indo-europiane të Epokës së Bronzit (25-50%). Pra, bëhet fjalë për lëvizje që i paraprijnë formimit dhe përmendjes historike të popujve të Epokës së Bronzit të vonë dhe Hekurit.
Kurse elementi gjenetik i ngjashëm me popullatën e Iranit, dhe që shfaqet në lashtësi edhe te popujt e Mesdheut lindor, mungon te etruskët. Ky element është gjetur edhe në eshtra para-romake në Sicili dhe Sardenjë, ku dihet që kishte mbërritje nga Egjeu dhe Levanti, po te etruskët nuk del deri në periudhën perandorake romake. Mungesën e këtij elementi mund t’a shihni të figura 2.
Shkurt, të dhënat autosomale përjashtojnë ndonjë kontribut të rëndësishëm gjenetik nga Mesdheu lindor te etruskët.
– Shumica e haplogrupeve atërore etruske nga studimi kryesor, rreth 75%, janë R1b-M269, sidomos R1b-M269>L51. Sic e kemi përmendur shpesh, ky haplogrup u përhap nga zona mes Detit të Zi dhe Kaspikut, mbi Kaukaz, në Epokën e Bronzit. Përsëri bie në sy ngjashmëria e etruskëve me popujt e tjerë të Italisë dhe vendeve fqinje në Europën perëndimore, ku mbizotëron L51, ndërkohë që në Egje dhe në Anadoll R1b-M269 ka qenë gjithmonë linjë e rrallë, kurse dega L51 e papërfillshme.
Nëse mund të flitet për një lëvizje nga lindja, të dhënat më të rëndësishme janë nga haplogrupi J2b-L283, një linjë më e rrallë se R1b-M269>L51, por gjithsesi e gjetur disa herë në eshtra etruske. Ka mundësi që prejardhja e linjave etruske J2b-L283 të jetë nga Adriatiku lindor, ku përhapja e këtij haplogrupi pati rol të rëndësishëm në formimin e fiseve ilire. Sidoqoftë, edhe në këtë rast, nuk bëhet fjalë për popullsi të Ballkanit jugor apo Anadollit. Kujtojmë se ashtu si R1b, edhe J2b-L283 ka qenë shumë e rrallë në Egje dhe Anadoll: deri në mbetje nga Greqia e lashtë është gjetur në një familje të vetme (Peloponez), kurse në Egje e Anadoll asnjë herë deri tani.
Haplogrupe te tjera, qe mund te kene prejardhje nga Greqia, Turqia apo Levanti, dalin vetem ne mbetje te periudhes romake ose mesjetare.
– Nga studime mbi haplogrupet femerore (mtDNA) etruske, duket gjithashtu se linjat kryesore jane te aferta me popujt e tjere perreth dhe te dhenat sugjerojne vazhdimesi nga Epoka e Bronzit.
Pra, te gjitha te dhenat e deritanishme mbeshtesin hipotezen e autoktonise se etruskeve ne Italine qendrore/veriore nga Epoka e Bronzit deri ne periudhen romake, dhe kundershtojne mundesine e nje kontributi gjenetik nga popullsi te Ballkanit jugor, Azise se Vogel ose Levantit. Mendohet se rasti i etruskeve eshte i ngjashem me ate te baskeve: pra nje popullate qe ka ruajtur nje gjuhe te ndryshme (para indo-europiane) prej grupeve fqinje, pavaresisht se ne prejardhje eshte shume e afert me ta.
admin admin

Recent Posts

Pse bien më shumë flokë gjatë vjeshtës? Kur është normale dhe kur duhet të shqetësohemi

    Me ardhjen e vjeshtës, shumë njerëz vërejnë më shumë flokë në krehër, në…

12 hours ago

Mus’hafi rrethor osman, Kurani i detarëve, libri i shenjtë që lundronte pranë zemrës së marinarëve

Nga Albert Vataj Mushafi rrethor osman, i njohur si Kurani i detarëve, është një prej…

12 hours ago

Mos hani kurrë Hudhër nëse vuani nga këto 5 sëmundje

  Nëse ju pëlqen hudhra dhe e hani në të gjitha format e saj, të…

13 hours ago

Vrasjet politike që tronditën Evropën dhe lidheshin me shqiptarët

Nga Parisi në Pragë e Vjenë, atentatet ndaj figurave politike shqiptare dhe përpjekjet për eliminimin…

13 hours ago

Sipas stinës, këto ushqime pastrojnë enët e gjakut

    Enët e gjakut luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizëm. Ato transportojnë…

13 hours ago

Soda e bukës, sekreti që kuron artritin njëherë e përgjithmonë, ja si ta përdorni(VIDEO)

    Konsumimi i një solucioni me sodë buke mund të lehtësojë artritin, sugjeron një…

14 hours ago