Provat historike tregojnë se kafeja turke ka nisur të konsumohet në Jemen në shekullin e 15-të.
Më pas ajo u përhap në Kajro dhe Mekë. Historianë të njohur tregojnë se në vitin 1640 në Kostandinopojë është hapur kafeteria e parë.
Cilësia është te ajka
Kafeja e mirë turke dallohet tek ajka që krijohet në krye të filxhanit. Ajka e ndihmon kafenë të qëndrojë e nxehtë për një kohë më të gjatë. Ajo duhet të jetë e butë dhe me bulëza.
Kafeja turke duhet të konsumohet me ujë
Kafeja turke shoqërohet me një gotë ujë. Sepse uji do t’ju ndihmojë të ndjeni shijen e vërtetë të kafesë, dhe do të bëjë pastrimin e qiellzës nga llumi që ngelet në fund.
Kafeja turke do një llokum
Rituali i kafesë turke nuk quhet i plotë nëse nuk konsumohet me një llokum. Ai i shton ëmbëlsinë dhe e plotëson.
Kafeja me kripë
Në kulturën turke nëse duhet të përcaktohet burrëria e dhëndrit atëherë në kafenë e tij shtohet kripë. Vajza bën kafenë dhe sasia e kripës tregon interesin. Nëse kripa është e tepërt atëherë çifti nuk është për njëri-tjetrin. Nëse kripa është në nivele mesatare atëherë vajza ka interes, ndërsa kur vajza ka hedhur shumë pak kripë në kafe atëherë ajo është e gatshme për t’u martuar. Dhëndri duhet ta pijë kafenë e përgatitur në mënyrë që të quhet i gatshëm për martesë.
Kafeja turke mbrohet nga UNESCO-s
Kafeja turke është vendosur në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-së. Vendimi është marrë në seancën e 8-të të Komitetit ndërqeveritar të UNESCO-s të mbajtur në vitin 2013 në kryeqytetin e Azerbejxhanit, Baku.
“ …Por edhe prej anës së Sundimtarve duhen Aristida, duhen Mark Aurela, e duhen kujtue…
Deri më tani nuk më është e njohur se ndonjëri nga akademikët shqiptarë nga…
Nga Xhezair ZAGANJORI/ Mes trojeve shqiptare, padyshim që Qarku apo Rajoni i Mitrovicës ka qenë…
BBC përmes një filmi biografik dëshmon se në Greqi flitej shqip ne vitin 1811.…
Me gjethe dafine dhe pak mjalt ju mund të krijoni një shërup shumë efikas…
Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik ka tërhequr vëmendjen e studiuesve në Koroshishtë të Strugës. Një…