<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Pse djathi i dhisë po përdoret kaq shumë dhe për cilat sëmundje ndihmon?

 

Një nga ushqimet më të kërkuara e konsumuara nga ato të bylmetit pa dyshim është djathi. Në treg ekzistojnë lloje të ndryshme të djathërave, dhe shiten në forma të ndryshme, mirëpo më i konsumuari mbetet djathi klasik nga qumështi i lopës, shkruan Trungu&InforCulture,info

Por, ajo cfarë bie në sy tani në kohët moderne, është rikthimi i konsumimit të djathit të dhisë. Ky djath, vecanarisht viteve të fundit është kthyer në një nga produktet më të rralla dhe më të kërkuara.


Por pse ky djath po konsumohet dhe kërkohet kaq shumë, cilat janë të irat e tij dhe në cilat sëmundje ndihmon përmirësimin?
Djathi i dhisë vitet e fundit është vlerësuar nga dietologët pikërisht për faktin që përmban më pak yndyrë në krahasim me llojet e tjera. Gjithashtu djathi i dhisë pranohet dhe tolerohet nga organizmi dhe i personave që janë alergjikë ndaj laktozës.

Në krahasim me qumështin e pasterizuar, qumështi i dhisë përmban dyfishin e sasisë së hekurit. Ndërsa nëse krahason kalciumin dhe mineralet, qumështi i dhisë sigurisht që i kalon parametrat. Nëse keni probleme me tretjen, qumështi i dhisë është më i lehtë për sistemin tretës. Proteinat dhe yndyrnat që gjenden tek qumështi i dhisë kanë një strukturë molekulare më të thjeshtë për ta shpërbërë nga stomaku. Si përfundim, 100 gramë djathë dhie ka vetëm 250 kalori, që e bën këtë produkt zgjidhjen perfekte nëse ruani sasinë e ushqimit që konsumoni.

Djathi i dhisë kur është i freskët, prodhohet nga mpiksja e qumështit natyral, pa shtesë të mullëzës. Gjatë këtij procesi, laktoza kthehet në acid laktik përmes fermentimit, duke i dhënë produktit një strukturë që shpërbëhet lehtë nga organizmi. Shmangia e pasterizimit, bën të mundur që paketa me vitamina që gjendet tek qumështi të ruhet dhe kur prodhohet djathi. Bakteret e mira që gjenden tek qumështi i dhisë, ndihmojnë në funksionimin e sistemit tretës. Në markete gjendet dhe djathë dhie i prodhuar me qumësht të pasterizuar apo dhe me shtesë mullëzës. Në këto raste përqindja e vitaminave dhe proteinave është më e ulët në krahasim me produktet e djathit të prodhuar nga qumështi natyral.

Duke qenë se ky djath ka një përmbajtje të tillë sic përmendëm më lart, ai është kthyer në një nga ushqimet më të kërkuara sidomos nga personat që vuajnë nga problemet me yndyrën në gjak, me problemin tretës, me problemet e sistemit imunitar etj. Dhe duke qenë se ky djath ka në përbërje një sërë vitaminash e proteinash, ai ka gjetur vend edhe si pjesë e dietës së shumë personave që kanë qëllim ushqyerjen e shëndetshme, e sidomos personat që merren me sport, pasi që ky djath jep më shumë fuqi dhe të mban më gjatë të ngopur.

Andaj nëse jeni duke kërkuar një ushqim të shëndetshëm, dhe njëkohësisht që shuan urinë dhe të mban të ngopur më gjatë, hulumtoni tregun e vendit tuaj dhe gjeni djathin më të mirë të qumështit të dhisë dhe konsumojeni atë për nje shëndet më të mirë.
Vlen të ceket se është shumë e rëndësishme që djathi të mos ketë përzierje edhe të qumështit të lopës, pasi që në këtë mënyrë nuk do kishte vlerat e lartpërmendura./ Përgatiti Trungu&InforCulture.info

admin admin

Recent Posts

“Mjekët zbulojnë çfarë ndodh me trupin tuaj kur pini një gotë ujë menjëherë pasi zgjoheni”

  Shumë njerëz e nisin ditën me kafe, por ekspertët e shëndetit thonë se një…

17 hours ago

Mjekët tregojnë pse duhet të hani pjeshkë çdo ditë: Përfitimet që shumë njerëz nuk i dinë

  Pjeshkët, fruti i verës që sjell përfitime të shumta për shëndetin Pjeshkët janë ndër…

22 hours ago

Shumë njerëz e bëjnë çdo ditë: Ky gabim në telefon mund t’ju rrezikojë llogaritë personale

Telefoni inteligjent është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë. Në të ruajmë fotografi, dokumente,…

23 hours ago

Mjekët paralajmërojnë: Kjo është ora më e rrezikshme për të dalë në diell gjatë verës

  Temperaturat e larta dhe rrezatimi i fortë ultraviolet (UV) gjatë muajve të verës mund…

24 hours ago

Këto janë ushqimet që po të dëmtojnë pa e kuptuar gjatë verës

Vera është stina kur ndryshojmë mënyrën e të ushqyerit: më shumë fruta, më shumë pije…

2 days ago

Cilët persona duhet të tregojnë kujdes me konsumimin e qershive?

Qershitë janë ndër frutat më të shijshme dhe më të pasura me antioksidantë, vitamina dhe…

2 days ago