<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Legjenda e Tringës së Grudës, emrin e të cilës e njohu gjithë Ballkani

 

Shqiptarët kudo njihen si popull trim e që nuk kursejnë as edhe jetën dhe flijimin kur vjen puna tek mbrojtja e atdheut. Të tillë trima e luftëtarë, Shipëria e kudo trojet shqiptare kishin plot, dhe emrar e tyre nderohen e përmenden ndër breza. Por në malet e Grudës, jehonë pati emri i një trimëreshe që ballë armikut i doli barabart me burrat, ishte Tringa e Grudës, heroina me “dy zemra” që nuk kurseu asgjë për të mbrojtur tokën e atdheut, shkruan Trungu&InforCulture.info

Tringa ishte e bija e Smajl Martin Vuksanit, bajraktarit të Grudës. Kjo vajzë e cila ia kalonte shumë burrave për pjekuri e trimëri, lindi në Grudë në vitin 1870.
Krahas me bajraktarin, Dedë Nika, gjendej në çdo mbledhje që organizonte paria e vendit. Gjatë luftimeve në Malësinë e Madhe, por sidomos ditën kur u bë mësymja në Deçiq, kjo vajzë trime, me flamurin e Shqipërisë në dorë, i dha kushtrimin luftëtarëve, e në zë të saj i madh e i vogël u turrën në Deçiq.

I ati i Tringës, si udhëheqës i forcave mbrojtëse të degës së Lidhjes së Prizrenit për Grudë dhe si udhëheqës që nuk lejonte, së bashku me shumë të tjerët, që të coptohen trojet shqiptare, me shumë trima lufte dhe krerë të Grudës, dënohet për çështje patriotike në vitin 1883 nga ana e Divani Harbit (Gjyqit ushtarak turk) dhe u transferua në vitin 1886 në Dinari Bekir, – Anadolli Lindore, ku edhe mbas disa vjetësh vdes.

Në vitin 1880 gjatë luftës kundër armikut, të dy vëllezërit e Tringës Zefi dhe Gjoni, mbeten të vrarë. Në këtë mënyrë Smajl Martini mbet pa djalë, përkatësisht pa trashëgimtar të drejtpërdrejt. Atëherë Tringa vendosi të mos martohet.
Ajo vendosi që jetën e saj t`ia kushtonte maleve të kelmendit, e mbrojtjes së atdheut bashkë me trimat e maleve të asaj kohe.

Në vitin 1911, Tringa me pushkë në dorë i ishte bashkuar kryengritjeve të Malësisë së Madhe kundër turqve të udhëhequra nga patrioti Dedë Gjo Luli. Por Tringë Smalja s`kishte qenë vetëm luftëtare. Ajo ishte angazhuar edhe për ndaljen e hakmarrjeve dhe gjakmarrjeve në mesin e shqiptarëve, ishte kujdesur e ua kishte lidhur plagët luftëtarëve, si dhe kishte qenë edhe shumë arsimdashëse.

Gjatë viteve 1914/1915, ajo i kishte shitur tërë pasurin që ia kishte lënë i ati dhe me paratë e saj kishte ndërtuar e hapur shkollat e para në gjuhën shqipe në fshatrat Dinoshë dhe Priftën të krahinës së Grudës. Aty kah fundi i vitit 1917, pas një sëmundje të rëndë në moshën 47-vjeçare kishte vdekur në fshatin e saj të lindjes në Kshevë. Varrin e saj në vitin 1920, në shenjë hakmarrje e kishte vandalizuar gjandërmëria e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene.

Banorët vendës për ta theksuar rolin e saj të femrës luftëtare, mbiemrit të saj ia kishin dhënë trajtën e gjinisë femërore, duke quajtur atë jo si Tringë Smajli, por Tringë Smajla.

Aktiviteti i saj rebelues vazhdoi edhe pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Tringa vdiq më 2 nëntor 1917 dhe u varros në varrezat familjare në Malet Gruda brenda fshatit Kshevo, sot në Mal të Zi. Dy vjet më vonë, ushtria malazeze (pjesë e mbretërisë serbo-kroate-sllovene) shkatërroi varrin e saj gjatë një pushtimi në zonë.

Heroizmi i saj e bëri atë të famshme dhe për të u shkruan këngë epike shqiptare. Versioni folklorik i heroizmit të saj tregon një zinxhir pak më ndryshe të ngjarjeve: Smajl Martini, udhëheqësi i klanit u rrëmbye në 1911 në Vranje nga Osmanët dhe trupi i tij nuk u gjet kurrë, duke e detyruar Tringën të zinte vendin e babait saj.

Meqenëse revolta e malësores në vitin 1911 u mbështet nga mbreti Nikola Petrovic, kënga epike përjashtoi historinë e vërtetë të vdekjes së babait të saj, duke fshehur të gjitha kujtimet e periudhës së Lidhjes së Prizrenit, të cilat do të rikthejnë mosmarrëveshjet territoriale midis shqiptarëve dhe Mbretërisë së Malit të Zi.

Ironikisht, konflikti midis shqiptarëve dhe Malit të Zi do të përsëritet pak më vonë. Në vitin 1911, The Neë York Times e përshkroi Tringë Smajlin si ′ Jean Zhan D ‘Arc Shqiptar, bazuar në historinë në versionin malazez, të cilin korrespondenti i Times kishte dëgjuar diku në Podgoricë.

Ajo e përshkruan Tringën si “një grua të re të bukur”, përveç heroizmit të saj. Legjenda e saj jeton në të gjithë Ballkanin, si një nga gratë luftëtare më heroike në historinë e rajonit. Disa rrugë në Kosovë dhe Shqipëri mbajnë emrin e heroinës së popullit shqiptar.
Përgatiti Trungu&InforCulture.info

admin admin

Recent Posts

Rreziku i kancerit të zorrës së trashë/ Ja cilat ushqime rrisin riskun e kësaj sëmundjeje

  Në dekadat e fundit, është vënë re një rritje e shpejtë e rasteve të…

25 minutes ago

Nga kjo ditë nis llogaritja verore e kohës, akrepat shkojnë një orë përpara

  Si çdo vit, ndryshimi nga ora dimërore në atë verore do të ndodhë të…

38 minutes ago

ADN-ja shqiptare dhe misteri i njerëzve të parë në Europë

ADN-ja SHQIPTARE DHE MISTERI I NJERËZVE TË PARË NË EUROPË (DOKUMENTAR) (Përkthimi në shqip i…

1 hour ago

Dukagjini në historinë e kombit shqiptar: Nga Principata Mesjetare te qëndresa kombëtare dhe trashëgimia historike e Malësisë

Nga: Prof. Gjon Frani Ivezaj Dukagjini përbën një nga trevat më të lashta dhe më të…

7 hours ago

Pse krijohen kalcifikimet dhe në cilat pjesë të trupit shfaqen më shpesh

Kalcifikimi ndodh kur në trup grumbullohet kalcium në vende ku nuk duhet, si në inde…

1 day ago

Disa rregulla për kafshët në Kanunin e Lekë Dukagjinit

Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe rregullimi i marrëdhënieve me kafshët: një vështrim studimor Kanuni i…

1 day ago