<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KULTURË

Roli i gruas tek shqiptarët sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit, a ishte ai shtypës për gratë?

 

Një nga temat më të ndjeshme e që jo rrallë është sjellur në vëmendje është trajtimi dhe të drejtat e gruas sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit, shkruan Trungu&InforCulture.info

Pë këtë temë shpesh ka pasur diskutime të forta si nga gratë e kohës së sotme, por edhe nga burrat. Në kohët e kaluara, Kanuni i Lekë Dukagjinit ka qenë si një ‘mjet’ për rregullimin e jetës shoqërore.

Kanuni i Lekë Dukagjinit ishte e  drejtë doksore apo normë ligjesh dhe rregullash të pashkruara që funksonoi si normë juridike tek shqiptarët dhe të gjithë duheshin t`i përmbaheshin atij.

Por sa ishte ai i drejtë për gratë, dhe ai ishte shtypës për to mund të kuptojmë nga teksti në vijim:

Ka shumë diskutime ndër studiues dhe njerëz të thjeshtë, nëse Lekë Dukagjini e shihte gruan të nënshtruar, kjo duke u bazuar në rregullat strikte që kishte kanuni kur vinte puna tek gratë.

Lekë Dukagjini thotë: “Gruaja duhet me i rrogue pa zhibla burrit, me i ndejtë nën sundim, m’u përgjigj detyrve të kunorës..”– Thënie që nuk tregon gjë tjetër veç pozitën e nënshtruar të gruas në shoqërinë e atëhershme, ku gruaja pas martesës shëndrrohej në një ‘rob’ dhe duhej t’i shërbente jo vetëm burrit por edhe të gjithë anëtarëve të familjes së tij.

Një thēnje tjetër e shkëputur nga Kanuni thotë kështu:

“M’u martue më kanun do’me thanë m’u ba shpi, me i a shtue shpis nji rob ma teper, sa perkrah të punve, sa per të shtuem të fmive.”. Sipas kësaj, në një mënyrë apo tjetër, gruaja shihet thjeshtë si njē anëtare që do duhet patjetër të bëjë fëmijë dhe të ndihmojë në punët e sbtëpisë.

Ja disa nga detyrat e gruas në martesë:

Grueja a’në detyrë:
a) me i a ruejtë nderen burrit;
b) me i rrogue pa zhibla;
c) me i ndejë nen sundim;
d) m’u pergjegjë detyrve të kunorës;
e) me rritë e me mkambë fmin me nderë;
f) me i ndejë gadi me të veshmen e të mathmen (kah e qepmja);
g) mos me iu perzie në fejes të të bijve e të të bijave.

Gruaja/Vajza nuk kishte të drejtë të vendoste pothuajse asgjë për jetën e saj, e aq më pak për martesë.

Për këtë pjesë thuhet kështu:

“Vajza, edhe në mos past prindt, ajo s’ka tager me mendue per martesë të vet, tagri asht në dorë të vllazneve a të kushrijve.”

Pra më parë kishin të drejtë kushërinjtë të vendosnin për jetën e gruas, sesa vet ajo për jetën e saj.

Vazhdohet kështu:
Vajza s’ka tager:
a) me zgjedhë fatin e vet; do të shkojë për atë, për të cilin t’a fejojn;
b) m’u përzi në shkuesi as në fejesë;
c) as në këpucë e as në petka;

Çfarë thoshte Kanuni për gruan, dhunën ndaj saj dhe Gjakmarrjen:

Gruaja është e paprekshme, ajo është e mbrojtur nga dora e huaj, sipas “Kanunit”. Ndër shekuj shqiptarët i kanë ndejtur besnik kësaj kushtetute kanunore, në raport me gruan. Gruaja, prandaj është nderuar, është respektuar, është vlerësuar, është ruajtur, është mbrojtur. Ndër shqiptarët hakmarrja ka kositur njerëz, por kurrë nuk ka prekur një grua në shenjë hakmarrje. Gjinia e bukur është trajtuar jo gjithmonë mirë dhe me dashamirësi në “Kanun” por në aspektin e dhunimit fizik të saj nga dikush tjetër, jashtë dorës së burrit, te prekja, lëndimi dhe kompromitimi, ajo është ruajtur dhe është mbrojtur me xhelozi dhe fanatizëm.

Po qëlloi gjaksi me gruan, hasmi, që do të duhej të mirrte hak, për nder të gruas nuk e bën gjakmarrjen sepse gjaksi ka qëlluar bashkë me gruan dhe burrëria kanunore nuk lejon që në sytë e gruas të çnderohet a të vritet edhe burri i saj. Po qëllove me gruan, ke qëlluar me një dorëzanin më të fortë, po qëllove me gruan ke me me vete një besë tepër madhe , me një n'(d)ore të fortë.Në të tilla rrethana, pra gruaja është e shenjtë. I huaji prandaj nuk guxon të vë dorë mbi gruan e huaj, edhe atëherë kur burri i saj është në gjak me hasmin

Çfarë ndodhte me gruan nëse në familje nuk kishte meshkuj, a kishte gruaja të drejtën e trashëgimit të pronës?

Në familjet ku nuk lindte një mashkull apo që mbeteshin pa meshkuj, një nga grate behej burre. Zgjedhja e konvertimit – duke bërë një betim para këshillit të pleqve – e kthente gruan në “burrneshë”. Nga betimi e me mbas, trajtohej njësoj si burrë. Por çmimi për te paguar ishte refuzimi i dashurisë dhe i jetës martesore. Shkaqet kryesore të transformimit të rolit social të gruas ishin:
– Kur në familje nuk kishin një trashgimtar mashkull një nga femrat e familjes bëhej burrneshë për trashëgimin e pasurisë.

Këto dhe shumë aspekte tjera, përcaktojnë rolin e gruas sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit si një nga rolet më të shkelura e nënshtruara.

Të drejtat e saj ishin shumë të pakta, ndërsa jetonte e punonte sipas asaj që i përcaktonte burri i saj.

Edhe e drejta për shkollim dhe punë ishte komplet e mohueshme, dhe gruaja as nuk guxonte ta qonte nëpër mend që të sillej e vetme nëpër rrugë, shkollë apo punë.
Ajo sipas Kanunit duhej ta ruante nderin e burrit dhe të kujdesej për të dhe familjen e tij.

Përgatiti, Trungu&InforCulture.info

admin admin

Recent Posts

Diabeti: Si ta Kuptoni dhe ta Menaxhoni në Kohë

    Diabeti është një sëmundje kronike që ndodh kur niveli i sheqerit në gjak…

8 hours ago

Pesë ushqime anti-inflamatore që duhet t’i hani këtë vjeshtë

    Vjeshta sjell me vete një numër ushqimesh që mund të shtohen në dietën…

8 hours ago

A mund të ulin arrat rrezikun e tensionit të lartë, ja çfarë zbuloi studimi

Konsumimi i rreth një grushti arra në ditë mund të lidhet me një rrezik më…

14 hours ago

Si ndikon në trup pirja e kafesë në orët e mbrëmjes?

    Kafeina mund ta bëjë gjumin më pak rigjenerues, edhe kur ju zë gjumi…

14 hours ago

Cila është historia e Valles së Osman Takës?

Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…

1 day ago

Ushqimet që do t’ju ndihmojnë të shtoni peshë

    Teprica e kalorive është thelbësore për të fituar masë muskulore. Vaktet e lëngshme…

1 day ago