<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Ekspedita arkeologjike tek Forumi Bizantin në Durrës, zbulimet nxjerrin në pah elementë të rinj në lidhje me periudhën e antikitetit

Ekspedita arkeologjike që po zhvillohet tek Forumi Bizantin në Durrës ka nxjerrë në pah elementë të rinj në lidhje me funksionin e këtij monumenti gjatë periudhës së antikitetit të vonë dhe mesjetës.

Arkeologia Brikena Shkodra, e cila drejton ekspeditën, thotë se qëllimi ynë në nisje të kësaj ekspedite ishte të identifikonim funksionet e këtij monumenti deri në shekullin 14-15 dhe tashmë ne kemi zbuluar se stratigrafia e monumentit ruhet e pagërmuar dhe pas shekullit të 6-të kanë ekzistuar dy nivele përdorimi jete.

“Sërish këtë vit fokusohemi në mbledhjen e informacioneve të mëtejshme për të njohur historinë e funksionimit dhe transformimit të forumit rrethor. Është struktura më e rëndësishme e qytetit gjatë antikitetit të vonë, sepse është qendra publike e qytetit në këtë moment historik (shekulli Vi)”, thotë arkeologia Shkodra.

Kjo është ekspedita e katërt arkeologjike e viteve të fundit. Gjatë këtyre ditëve, arkeologët kanë zbuluar disa skelete njerëzish, për të cilat Shkodra thotë se janë me rëndësi për të përditësuar të dhënat ekzistuese rreth varrezës mesjetare të qytetit.

“Jemi pothuajse 70 cm nën nivelin aktual të përdorimit të qytetit dhe kemi hasur në gjurmët e varrezës. Bëhet fjalë për një varrezë të periudhës mesjetare. Nuk e përcaktojmë dot saktësisht momentin kronologjik sekur në mesjetë por është një e dhënë shumë e rëndësishme sepse dokumentimin e periudhës së varrezës mesjetare të qytetit e kemi me të dhëna tepër sporadike”,- thotë arkeologia që drejton ekspeditën.

Forumi Bizantin është një monument në formë kolonade, i pambuluar dhe ka qenë një hapësirë ku organizoheshin aktivitete sociale, kulturore dhe politike. Këto janë të dhëna të siguruara nga burimet historike, ndërkohë që ekspeditat arkeologjike që ajnë zhvilluar në këtë vend kanë zbuluar se në periudha të ndryshme historike kanë ekzistuar edhe taverna që shërbehej ushqim si dhe punishte për prodhimin dhe tregtimin e enëve të qelqit.

Kjo ekspeditë që po kryhet është e katërta në total në harkun e dy viteve të fundit. Gërmimet po kryhen në kuadër të projektit ‘Dyrraciumi në antikitetin e vonë”, i cili realizohet nga Instituti i Arkeologjisë me mbështetjen financiare të Akademisë së Shkencave.

admin admin

Recent Posts

Sr Noel Malcolm “Arsyet e konvertimit (në Islam) në përgjithësi ishin vullnetare..

Sr Noel Malcolm për konvertimin e shqiptarëve në fenë islame në periudhen e Perandorisë Osmane.…

11 hours ago

Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas një studimi

  Një studim i ri zbuloi se agjërimi mund të ndihmojë në minimizimin e komponentëve…

11 hours ago

Kujdesi ndaj gojës dhe dhëmbëve gjatë Ramazanit – pa e cenuar agjërimin

Muaji i Ramazani është kohë reflektimi, përkushtimi dhe disipline shpirtërore. Por ndërkohë që kujdesemi për…

11 hours ago

Kujdesi për një fëmijë me çrregullim të spektrit autik

  Autizmi, ose çrregullimi i spektrit autik (ASD), është një variant natyror i zhvillimit të…

11 hours ago

Fluturimi i parë i një ketri të vogël fluturues (Video)

Në një nga ato momentet e rralla kur natyra të mban frymën pezull, videoja “Baby…

11 hours ago

Napoleon Bonaparti, ngjitja dhe rënia e gjeniut që tronditi botën

Pak njerëz në histori kanë lënë një gjurmë kaq të thellë sa Napoleon Bonaparti. Ai…

12 hours ago