Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Imponimi i dialektit të Jugut: Shka i mungon shqipes së Kosovarit

Âsht nji fakt sihariques se, populli shqiptár, sod, pá dallim féje dhe pá dallim krahine, âsht bashkue; âsht njitrupzue. Çdo shqiptari i rrehë nji zemër e përbashkëte. Pra, do të vijë nji kohë – dhe shpejt – qi shqiptarët, do të kenë të përbashkët dhe gjuhën; por, pá imponime e pá dhunime. Po. Na duhet të pyetim: – “Shka i mungon shqipes së Kosovarit, qi i âsht imponue dialekti i Jugut si gjuhë e unjisuar?”

S’ka dyshim se, gegënishtja, ka nji thesár fjalësh e shprehjesh shum të pasun. Këto fjalë, ene nuk kanë zanun vend, si duhet, në gjuhën e shkrueme, për arsye se, deri sod, nuk janë bamë kërkime e hulumtime kudo. Për t’i mbledhun këto fjalë, âsht nevoja me ardhun në mârrëdhânje me popull dhe me jetue, për të gjatë mot, në gjinín e ‘tij. Edhe për toskënishten nuk po thom se, fjalët e saja, jane notue të tâna. Jo. Fjalët e dy dialekteve, ka për t’i mbledhun e për t’i grumbullue koha e ardhëshëme. Unë, thom se, gegënishtja, edhe për sa i përket vokabolarit, âsht mâ e pasun se toskënishtja.

Mjeshtrija në kuvend

Unë, për llogarín t’eme, nuk mund t’i daj. Ato dhe këto, janë pasuní e përbashkëtë e shqipes. Në çdo skaj qi të jetë, kur t’a gjejme nji fjalë, duhet t’a perdorim, tue e vumë në vendin e përshtatshëm.
Âsht për t’u mburrun, kur mendojmë se, si populli i ynë, qi ka qenë me shpirtë ndër dhâmbë gjatë mija vjetve, ka mund me e ruejtun gjuhën e vet. Me armë në dorë e me zjarm në gji!… Për kët popull duhet me u flijue. Aní, pse ndokush, pá hymë me i peshue vlerat e tija morale dhe pá hymë me i shoshitun rrethanat e ndryshëme historike, tregon pesimizmë për ‘të.

Veçanisht, duhet t’iu jemi mirënjoftësa maleve, të cillat, tue e pasë thurun vendin t’onë rreth e rrotull, kanë formue nji pritë, qi nuk ka mund anmiku me e kapërcyem pá vûmë në rrezik rradaken e vet.
Ky popull, ishte aj, qi, dikuër, pat formue perandorína, si ajo e Illërís – Illiris – dhe e Makedonís. Ky, edhe kur u zgjidh, pat fërkue brînat me forca imperiale n’epokat e ndryshëme. Për trimní e për heroizmë, mos e kërko mâ të mirë në ftyrë të totës. Bile, edhe sod, me gjithë qi regjimi i terrorit, po ban çmos për t’a shfisnue, aj, po e provon se, po ruen me kujdes e me fanatizmë cillësínat e lavdishëme të trashigueme prej të parëve të vet. Nuk ka ramë shpirtënisht. Nuk âsht shkllahun.

Prá, na, jemi – dhe duhet te jemi – krénare si pinjoj të këtij populli.

Âsht nji fakt sihariques se, populli shqiptár, sod, pá dallim féje dhe pá dallim krahine, âsht bashkue; âsht njitrupzue. Çdo shqiptari i rrehë nji zemër e përbashkëte. Pra, do të vijë nji kohë – dhe shpejt – qi shqiptarët, do të kenë të përbashkët dhe gjuhën; por, pá imponime e pá dhunime.

Shka i pat mungue shqipes së Kosovës?

Po. Na duhet të pyetim: – “Shka i mungon shqipes së Kosovarit, qi i âsht imponue dialekti i Jugut si gjuhë e unjisuar?” Kosova, në kuadrin e perandorís Illiriane, me emnin “Dardania” ka përfaqsue nji pjesë të saj, tue qenë në kërthizën e Illërís. Pra, si e tillë, âsht djepi i shqiptarís. Kanget e Mujës dhe të Halilit, qi frymzojnë popullin për t’u pajue me cillësína burrënore, me vetmohim e me vetmbrojtje, vallë, a nuk janë prodhimi i popullit Kosovár?

A nuk jehon në këto vende kânga e gjatë – 12 pash! – e Dem Ahmetit, e cilla, arsen shqiptarin se si duhet me e pranue vdekjen, për të ruejtun nderin dhe paprekëshëmenin e familjes shqiptare, kur kjo, dhunohet?!

A nuk gurgullojnë në Kosovë, si nji lum i pá shterrëshëm, rapsodinat, kângët e pá njehuna të trimnís së popullit, qi na këshillojnë me e bâmë vdekjen si me lemë, âsht fjala për mbrojtjen e atdheut?

“Ju lash Plave, Ju lash Gusí
Me m’i ndejt’ Knazit karshí
Dath’e deshë në borë e n’shí
Bukën thatë krypën përmbí…
Kët Shqipní Ju, me m’a pruejtun,
I Madhi Zot për me m’a ruejtun.»

* * *

“Krisi pushka n’at zabel,
Thuej Mahmutit: – A s’po del?
Nuk dal Mahmuti i gjalle!
Kam nisë luftë me pashallarë…”

* * *

“Smajl Arifi, fjalë ka çue,
Shaqir Agës kush ia thue:
A s’po vjen sod me m’ndihmue?
– Kam Selimin me t’a çue…»

* * *

“Xhavit Pasha, fjalë ka çue:
Thuej Islamit: – Me m’përgjue,
Dhetë tabore t’kam drejtue,
Me e djege Lumën, m’e farue!…”

* * *

“Falmi, Zot, krahët si pllumbi,
Krah’t si pllumbi me flutrue,
Prej Hallaçit sod me p’shtue.”

Janë të pá numerueshëme, të tilla kângë trimnije. Këto i ka thurun poeti populluer, qi nuk ka qenë i shkolluem aspak. I ka thurun për mrekullí me gjuhën e vet të pastër, me shqipen, qi e ka ruejtun gjatë shekujve, porsi dritat e syve.

Këto vargje, janë, qi na i kanë ruejtun, na i kanë ushqyem e na i kanë këndellun ndiesinat kombtare. Po këto vargje, janë, qi e kanë hjedhun kët popull kundra anmikut dhunimtar, porsi luaj të përdhosun (t’azdisun).

admin admin

Recent Posts

Niset anija kozmike drejt asteroidit që mund të rrezikonte njerëzimin

Një anije kozmike është nisur drejt hapësirës për të studiuar një asteroid që NASA e…

51 mins ago

Mënyra e duhur për ta zgjedhur parfumin

Zgjedhja e një parfumi është një proces shumë personal. Caterina Catalani, drejtoreshë e Floris London,…

2 hours ago

Përfitimet shëndetësore që ofrojnë gjethet e mentës

Gjethet e mentës kanë vite që vlerësohen nga njerëzit për shijen unike që ofrojnë, por…

2 hours ago

Përdorimi i bluzave me fjongo, politikë e grave të fuqishme

Bluzat që kanë fjongo, e cila lidhet te qafa, kanë evoluar në një simbol të…

3 hours ago

U vetëflijua në kullën e tij në Vraninë, heroi Oso Kuka shpallet “Dëshmor i Atdheut”

Heroi shqiptar Oso Kuka i cili u vetëflijua brenda kullës së tij në Vraninë për…

3 hours ago

Spiro Bellkameni, testament i gjallë i shpirtit të pamposhtur shqiptar

“Liri a vdekje!” Një betim i thjeshtë, i prerë si një goditje shpate, shkruar jo në…

3 hours ago