Femrat të cilat hanë pesë ose më shumë porcione të jogurtit në javë kanë gjasa më të vogla të sëmuren nga shtypja e lartë e gjakut, tregon studimi më i ri.
Jogurti është përplot me kalcium dhe me baktere të mira, të cilat baraspeshojnë ushqimin e përditshëm, forcojnë eshtrat, por edhe eliminojnë stresin dhe depresionin. Përveç kësaj, ky produkt i qumështit, i cili duhet të jetë pjesë e përditshme e ushqimit tuaj, ndikon edhe në forcimin e imunitetit, në shëndetin e zemrës dhe të dhëmbëve.
Studimi në të cilin janë përfshirë mijëra persona ka zbuluar se rreziku nga shtypja e lartë e gjakut te personat e anketuar të cilët rregullisht kanë konsumuar jogurt është ulur për 20 për qind në krahasim me ata që e kanë konsumuar vetëm një herë në muaj.
Efekti pozitiv i jogurtit është më i theksuar te femrat, sepse meshkujt e konsumojnë më pak.
Me ardhjen e ditëve të freskëta, pijet e ngrohta bëhen zgjedhja e preferuar…
Një detaj i vogël në shishet e vajit mund ta bëjë më të…
Mjeku Amir Khan shpjegoi në një paraqitje televizive se një shenjë e mundshme…
Yndyra e lartë në gjak, e njohur si kolesterol dhe trigliceride të rritura,…
Chris Langan, i njohur për inteligjencën e jashtëzakonshme dhe teoritë e tij mbi…
Pirja e lëngut të panxharit para aktivitetit fizik mund të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe…