Në Windows ju keni disa opsione për të parë foto dhe video por me shumë gjasa përdorni aplikacionin Microsoft Photos i cili vjen i para-instaluar me Windows.
Së fundi u mësua se Microsoft Photos ka shkaktuar ngadalësime të kompjuterëve për shumë përdorues.
Janë dy arsye pse ka ndodhur diçka e tillë: Microsoft migroi aplikacionin Photos nga UWP në Windows App SDK në Qershor dhe së dy Microsoft ka shtuar veçori AI në të.
Si rezultat aplikacioni është bërë më i ngadaltë me kalimin e kohës dhe merr më shumë kohë për tu hapur. Ky është një problem sidomos në rastin kur aplikacioni Photos hapet me tu ndezur kompjuteri.
Aktualisht vetëm përdoruesit e versionit 2024.11050.3002.0 të Windows 11-ës janë të prekur. Por më shumë do të preken me kalimin e kohës pasi aplikacionit të jetë dërguar edhe në Windows 10.
Për fat të mirë ekziston një mënyrë për të mos lejuar hapjen e aplikacionit me tu ndezur kompjuteri edhe pse nuk çinstalohet dot për shkak se është pjesë integrale e sistemit operativ.
Opsioni 1: Shkoni në Settings, më pas Apps dhe më pas klikoni Startup. Shfletoni gjersa të gjeni opsionin Windows Photo Display dhe çaktivizojeni.
Opsioni 2: Hapni Task Manager duke shtypur CTRL+Shift+ESC në tastierë. Më pas shkoni në Startup app. Shfletoni gjersa të gjeni Windows Photos Display dhe shtypni butonin Disable.
Farat e kungullit janë të pasura me ushqyes të rëndësishëm për shëndetin. Falë vitaminave…
Miliona njerëz në botë vuajnë nga sëmundja e osteoartritit, që shkakton dhimbje dhe vështirësi…
Kopshtarët e vërtetë po bëhen gati të mbjellin fidanët e parë të domates në…
Veshja e çorapeve në shtrat duket një mënyrë gjeniale për t’i mbajtur këmbët e…
Varri i perandorit të parë të Kinës, Qin Shi Huang, vazhdon të mbetet një…
Flokët e yndyrshme mund të kthehen në një bezdi shumë shpejt dhe zgjidhja më…