<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Histori e largët me aktorë të ngjashëm

Nga Bislim Ahmetaj/

Në shekullin e kaluar, diku nga fillimi i vitit 1968, aty ku sot është monumenti i Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbej, gjendej përmendorja e Stalinit.

Kishim mbetur i vetmi vend stalinist në botë ku nxinin përmendoret e tij, pasi edhe BRSS-ja vendlindja e tij, kishte ndërruar kurs të paktën prej një dekade, që kur në krye të Bashkimit Sovjetik kish ardhur Nikida Hryshovi.

 

 

Ai vit konçidonte edhe me 500 Vjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, ndaj ishte vendosur që monumenti i tij madhështor, vepër e skulptorit me të shquar shqiptar Odise Paskalit të përurohej, pikerisht në vendin që është edhe sot.

Dhe sheshi qendror para tij të merrte emrin që mban sot e kësaj dite “Sheshi Skenderbej”.

“Baba” Stalini do të çvendosej 200 metra më pas në krah të Ministrisë së Brendëshme, bash në vendin që duhej, për të ngjallur frikë dhe terror tek vegjëlia.

Me shpinë nga Galeria e Arteve me të cilat se lidhte asgjë, përballë të cilit pak metra nga ku ndodhet sot Monumenti i Pavarësisë, do ti bënte shoqëri përmendorja e Leninit.

Atë botë dy malësorë nga Kalaja e Dodës kishin ardhë në Tiranë për punët e tyre.

Ditën që zbresin duke kaluar nëpër shesh, shohin si përherë bustin e Stalinit, ndërsa pas dy a tri ditësh, kur po kalonin herët në mëngjes për rrugën e kthimit shohin monumentin e Skenderbeut mbi kalë, në të njëjtin vend.

Ai ma i vjetri i habitur, me dorë të vume mbi qeleshe, që ta mbronte nga rrezet e diellit ja pret: Heu Baba Stalin bre, e të rrofsha bojlet, po edhe n’kolë pahe pa hipë a…

A nuk është krejtësisht e ngjashme historia e Edi Ramës?!?

Kur erdhi në pushtet punë të parë që bëri zevëndësoj nga zyrat e shtetit fotografitë e Presidentit me atë të Ismail Qemalit, pasi në mendjen e tij s’kish pushtet tjetër veç të tijit.

Më pas u kujdes me ndihmën e mjeshtrave të modelingut që pamja e tij të ishte ku e ku më e kuruar se e plakut të Vlorës.

Pasi e zu dhe e kaloj atë, si duket macja e tij e oborrit, Spiropali, ja diktoj që Ismail Qemali është pak për ty imzot. Ti je Skenderbe e shkuar tij.

Dhe vetëm para dy ditësh në kryeqendrën e Arbreshëve të Italisë u bë prova e parë gjenerale.

Ishte pikërisht macja e kryeministrit, ajo që e ka quajtur Ramën prej vitesh Skenderbe, tash në këmbën e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë (turp në vete ky fakt) që zbuloj para trashëgimtarëve më dinjitoz, dhe më besnik të Skenderbeut, shëmbëlltyrën e kryeministrit të Shqipërisë, derdhur në bronz me përkrenaren e Heroit tonë Kombëtar mbi krye.

Dy malësorët e Kalasë së Dodës mund të mos jetojnë më, ndoshta kanë qënë thjesht alegori e kohës, por në qoftë se nuk reagojm fort sot e çdo ditë, mos t’ju vijë hiç çudi kur edhe vepra e Odise Paskalit në Sheshin Skenderbej dhe kudo tjetër të ketë shëmbëlktyrën e djallit Edi Rama.

 

admin admin

Recent Posts

Pse shfaqet dhimbja e kokës në anën e djathtë?

  Çështje të ndryshme në tru mund të shkaktojnë dhimbje të njëanshme në kokën e…

7 hours ago

Gjermania prezanton “insektet bionike” për përdorim ushtarak, çfarë janë në gjendje të bëjnë ato

    Në Gjermani janë shfaqur së fundmi disa prototipe të quajtura “insekte bio-elektronike”, të…

8 hours ago

Pranvera po “troket”, si të mbroheni nga poleni dhe alergjitë sezonale

  Me rritjen e temperaturave, poleni fillon të shkaktojë probleme për ata që vuajnë nga…

8 hours ago

Njihuni me ushqimet që ju mbrojnë sytë

  Me siguri keni dëgjuar se karotat dhe frutat e perimet e tjera me ngjyrën…

8 hours ago

Leukoplasti inteligjent zbulon alergjitë para se të shfaqen simptomat

  Një pajisje që vendoset në lëkurë mund të paralajmërojë personat me alergji ushqimore para…

8 hours ago

Si po ndikon lufta në shëndetin mendor të të rinjve

  Lufta nuk lë gjurmë vetëm në ndërtesa dhe kufij. Ajo lë gjurmë të padukshme…

9 hours ago