Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Cili ishte identiteti ynë fetar në periudhën paraosmane, katolike apo ortodokse?!

Jahja Drancolli

Për dilemën e shfaqur me zë të lartë ditë më parë në një emision televiziv: Cili ishte identiteti ynë fetar në periudhën paraosmane, katolike apo ortodokse?! Çfarë thonë dokumentet papnore dhe dokumentet e tjera përkatëse?!

 

Papa Calixtus II (Kaliksti II) sipas bullës të tij të viteve 1119-1124, kishte konfirmuar se në fillim të shekullit XII Serbia nuk kishte formacion të pavarur kishtar. Së bashku me zotërimet e saj ajo ishte pjesë e Kryedioqezës Katolike Romane të Tivarit (Antivari-Antibari), e cila në atë kohë zotëronte edhe dioqezat e mëposhtme të ritit katolik roman:  Diocletanensem (Dioklea),  Antibarensem (Tivari), Buduensem (Budva), Scatarensem (Shati), Dulchinensem (Ulqin), Suvacinensem (Shasi), Scodrensem (Shkodra), Drivastinensem (Drishti), Polatinensem (Pulti), Serbiensem (Serbia), Bosoniensem (Bosnja) dhe Tribensem (Trabuni). Ndërsa, Kisha e territorit të sotëm të Kosovës, në atë kohë ishte në juridiksionin e ipeshkvisë së Kishës Katolike Romane të Prizrenit, e cila pas shkatërrimit të Justiniana Secunda (Ulpiana), mori kompetencë juridike dhe titullare. Në fakt, edhe pse Ipeshkvia e Prizrenit përmendet në dokumentet e perandorit bizantin, Bazili II (1019/1020), ka të dhëna indirekte se ipeshkvi i Prizrenit përmendet më herët (në vitin 458), në kontekstin e Koncilit të Kalcedonit më 451. Ipeshkvia e Prizrenit përfshinte Rrafshin e Dukagjinit dhe Rrafshin e Kosovës së sotme!

Struktura fetare e paraqitur më sipër kishte filluar të pësonte ndryshime në kohën e Dushanit, mbret i Rashës (Serbisë), i cili sipas Kodit të tij nga vitet 1349, 1355, legjitimoi persekutimin e katolikëve jo vetëm arbëror, por edhe kroat e boshnjak, proces ky që është intensifikuar fuqishëm sidomos me themelimi i Patriarkanës së Pejës në vitin 1557 nga Perandoria Osmane!

 

Burimi: Fragment nga manuskripti i Biblioteksë së Vatikanit, No. 7109, fleta 2! /Trungu & InforCulture

admin admin

Recent Posts

E vërteta e largimit të Leka Zogut I nga Spanja

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 6 Gusht 2024 “Aragon Expres” ka botuar, të premten e…

14 mins ago

Alergjitë e vjeshtës: Gjithçka që duhet të dini

Ne zhytemi në simptomat e alergjive sezonale, shkaqet e mundshme dhe eksplorojmë disa opsione rreth…

6 hours ago

Si ndikon gjumi në imunitetin tuaj

Deri më tani, ju e dini se gjumi është thelbësor për trupin tonë, ai ndikon…

6 hours ago

U fsheh për 50 vite, si e zbuloi Nexhmije Hoxha të vërtetën për Konferencën e Pezës! Dokumenti i 5 shtatorit 1942

DR. VASFI BARUTI/ Konferenca e Pezës komuniste apo nacionaliste? Asokohe pyetja ishte marri për sa në…

6 hours ago

A e dini se maskat e gjumit kanë shumë avantazhe dhe disavantazhe!

Gjumi është një nga hallkat më të rëndësishme në shëndetin e njeriut. Megjithatë, sot gjithnjë…

6 hours ago

Xerxi mbreti persian a nuk po lexohet kuptueshëm prej shqipes “XERXI = GJERGJI” – dhe jo Kserksi sipas greqishtes?!

Aleksander Hsanas Kjo nuk do të thotë se ai ishte shqiptar, përveçse tregon lashtësinë dhe…

7 hours ago