Edhe motivet në zbukurimin e drurit nuk kanë qenë, ash- tu janë objektet e zbukuruara dhe të ndryshme të artit popullor. Një përmbledhje e tyre në fillim duket se është e nevojshme për arsye se shpeshherë motivi i përshta- tet objektit dhe llojit të zbukuruar. Kjo nuk ka lidhje vetëm me teknikën e punës, por më shumë me domethënien, me përmbajtjen e figurës së gdhendur e cila i përgjigjet funk- sionit të objektit.
Nga vargu shumë i gjatë i motiveve që ka në këto raste mund të bëhet një klasifikim i tyre në disa grupe, sepse është e pamundur të ceken të gjitha ato motive me të cilat zbukurohet druri, meqenëse kjo është çështje e inven- cionit të mjeshtrit, e shijes dhe e aftësisë së tij, kështu që shumë motive lindin aty për aty.
Shumica e motiveve të gdhendura në dru janë figura gjeometrike, të vendosura në kompozime të thjeshta vijash të drejta, të thyera, por gjithnjë paralele, ose figurash të tjera më të ndërlikuara. Rrethi i plotë është figurë që mund të shihet shpesh, gati në të gjitha objektet e zbukuruara. Shpeshherë, gërryhen disa rrathë koncentrikë me një largë- si të caktuar midis tyre. Kjo fushë ndërmjet rrathëve plotë- sohet me vija të thyera, me rrathë të tjerë shumë të vegjël, ose me pika. Me kombinimin e rrathëve ose të harqeve kri- johen kompozime të ndryshme të rregullta, ndër të cilat da- llohet rozeta, e cila përdoret shumë shpesh si figurë dekori. Kur vijat e thyera janë shumë të vogla dhe formojnë tre- këndësha këndrejtë shpeshherë gërryhet druri ndërmjet kë- tyre vijave, kështu që figura paraqitet në dy nivele. Kështu veprohet me rozeta dhe me disa figura të tjera. Në këtë mëny- rë shtohet ana estetike e motivit të paraqitur në objekte të ndryshme, sidomos në vegla të punës (në furka, zgjedha, ma- gje etj.), por edhe në shumë lloje orendish shtëpiake (në shkamb, në kapakë të kutive të ndryshme etj.). Në këtë më- nyrë zbukurohen kamishët, cigarllëqet e ndryshme dhe disa vegla muzikore. Zbukurimi i objekteve me figura gjeometri- ke është më i lehtë, kërkon më pak punë dhe më pak mje- shtëri. Prandaj kjo formë e dekoracionit përdoret shumë shpesh dhe gati në çdo objekt. Edhe pse kjo punë është re- lativisht e lehtë, ajo në pikëpamje estetike mund të jetë shumë e lartë, sepse mundësia e kombinimeve të ndryshme të vijave dhe figurave të tjera është shumë e madhe. Kjo bie në sy sidomos kur bëhet zbukurimi i sipërfaqeve të më- dha, siç është tavani, hambari etj.
Grupi tjetër i motiveve, gjithashtu mjaft i përdorur në ornamentikën popullore të drurit, përfshin botën bimore. Ja- në pra, këto motive vegjetale nga mjedisi natyror në të cilin dhe me të cilin jeton mjeshtri popullor, krijuesi i këtij arti specifik. Janë të ndryshme lulet që përdoren shpeshherë si motiv në gdhendjen artistike të drurit, por më tepër shihen luledielli, pastaj tërfili me katër fletë (tërjoja), ose figura lulesh të papërcaktuara. Gjethi gjithashtu përdoret shumë shpesh si figurë dekorative, qoftë si fletë e veçuar, qoftë si varg fletësh nga dy anët e një vije të drejtë, ose të figurës së degës. Kjo figurë është mjaft e lehtë për t’u vizatuar e thelluar në dru me majë të briskut, sepse ka një pamje uni- forme e të thjeshtë zakonisht paraqitet në formë të zem- rës, me një vijë të drejtë brenda dhe me disa vija të pje- rrëta anësore, gjithashtu brenda gjethit. Këto vija paraqesin dejtë e fletës, ndërsa një vijë e shkurtër në fund të saj e lidh me degën në të cilën rritet. Përveç luleve e gjethit, nga bota bimore paraqiten në këto zbukurime edhe drunj, lisa e pemë. Mirëpo, në këto raste nuk arrihet ndonjë pamje e bu- kur estetike, sepse drunjtë skaliten zakonisht vetëm me vi- ja të drejta, të cilat paraqesin trupin dhe degët e tij. Këto vija janë të përmasave të ndryshme, me qëllim që kështu të paraqiten degët, dhe shkojnë pjerrtas në formë të rregullt.
Nuk janë të rralla motivet e kallinjve të grurit, pastaj, më rrallë talla e misrit, frutat e ndryshme, sidomos molla, dardha etj. Në disa raste mund të shihet edhe shalqini (bos- tani), kumbulla, ftoi etj. Kur paraqiten motive frutash, ato shpeshherë janë të ngjyera me ngjyrën përkatëse. Kjo më- nyrë e zbukurimit të drurit është më e vonshme, se ato të tjerat dhe një figurë e tillë ka jetë më të shkurtër, sepse gjyra zbehet dhe zhduket shpejt, sidomos kur laget.
Motivet zoomorfe përdoren në zbukurimin e djepave, të instrumenteve muzikore dhe të disa objekteve të tjera. Pa- raqiten sidomos figura shpendësh të ndryshëm (vremçi, lej- leku, pëllumbi etj.). Nga bota shtazore paraqitet gjithashtu figura e qengjit, e maces, e kalit, pastaj qeni, lepuri, ujku etj. Por, ky lloj zbukurimi nuk është i lehtë dhe kërkon mjeshtëri më të madhe, kështu që shpeshherë në figura të tilla nuk mund të dallohet për cilën kafshë është fjala. Pu- la e këndezi, pastaj bibani e pata paraqiten gjithashu në gdhendjet në dru. Në shumë arka të nuseve dhe djepa shi- het figura e shqipes dykrenore.
Motivet antropomorfe janë më të rralla në ornamentikën popullore në përgjithësi, e sidomos në zbukurimet e drurit. Megjithatë, në disa raste, figura e njeriut paraqitet mjaft sukses sidomos në kërraba e lahuta, në mbështetëset e karrigeve, në furkat etj. Në shumë raste të tilla, figura njeriut skalitet në dru në formë statuje, madje mund të pa me raqiten disa figura së bashku, kështu që krijohet një kom e pozim i bukur dhe një vepër e vogël artistike e këtij lloji. Figura e njeriut mund të paraqitet edhe në mënyrë shu më të thjeshtë – një rreth i vogël me dy-tri pika brenda,që ka domethënien e kokës, një vijë më e gjatë vertikale ngjitur me këtë rreth, që paraqet trupin dhe katër vija të tjera të pjerrëta, djathtas e majtas nga trupi, në vendet për- katëse paraqesin gjymtyrët e njeriut – duart e këmbët. Kjo mënyrë e paraqitjes së njeriut në dru është shumë më e përhapur se ajo që cekëm më parë. Motivet fetare gjithashtu përdoren në zbukurimin e drurit, por shumë më pak se p.sh. figurat gjeometrike. Këto motive sidoqoftë nuk janë shumë. Gjysmëhëna shihet më shpesh në disa objekte druri (në djep, në zgjedhë etj.). Siç dihet, ky është një simbol fetar në botën islame. Trekëndëshi është një figurë gjeometrike, mirëpo këtë formë e ka edhe hajmalia. Kur janë të rreshtuar trekëndëshat në një varg, atëherë nuk paraqesin motiv fetar, por vetëm figure gjeometrike, ndërsa një trekëndësh i vetëm, i cili shpeshherë zbukurohet anash me vija të vogla të pjerrëta, ka kuptim fetar në objektin e caktuar. Ylli gjithashtu mund të ketë domethënie fetare, por vetëm atëherë kur paraqitet së bashku me gjysmëhënën. Kryqi shihet shpeshherë si figurë zbu-kurimi në objektet e drurit, dhe kuptohet se ai ka gjithmo-në domethënie fetare për popullsinë kristiane. Nga figura e trupave qiellorë, përveç hënës e yllit, gdhendet në dru edhe figura e diellit – një rreth me vija të vogla në pjesën e ja- shtme, të cilat paraqesin rrezet e tij. Mirëpo, kjo figurë nuk është thjesht motiv fetar.
Shkëputur nga: Gjurmë e Gjurmime, Mark Krasniqi /Trungu & InforCulture
Nga Fahri Xharra Që 550 vjet jetojmë me një mashtrim të madh turko-venedikas se…
Nga dosja e CIA-s thuhet se Xhafer Deva lindi në vitin 1906 në…
Ju ka shkuar ndonjëherë në mend se çfarë fshihet pas pikës së gjelbër dhe…
https://www.facebook.com/watch/?v=901191661545165&t=0
Shkencëtarët realizojnë hartën e plotë gjenetike, mund të jetojnë mbi 400 vjet Realizohet harta e…
Sipas këtij studimi të ri, çarjet dhe thyerjet e pranishme në këta shkëmbinj janë…