<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLAShëndet

Problemet shëndetësore të cilat i sinjalizojnë këmbët e ftohta

Shumë prej nesh e kanë provuar të paktën njëherë në jetë ndjesinë e të pasurit këmbët akull.

Ndryshimet në temperaturën e gjymtyrëve, shëndeti dhe stili i jetesës, janë disa prej shkaktarëve kryesorë të këmbëve të ftofta.

Këto janë disa nga shkaqet pse këmbët rrinë të ftohta, por edhe kurat natyrale për më shumë ngrohtësi.

Cilët janë shkaktarët e acarit në këmbë?

Ndjesia e të ftohtit në këmbë është një nga reagimet normale të trupit ndaj temperaturave të ulëta.

Kur trupi futet në një zonë të ftohtë, enët e gjakut në këmbë dhe duar, shtrëngohen duke pakësuar qarkullimin e gjakut në këto zona.

Këmbët dhe duart ndodhen shumë larg nga organet jetësore, ndaj një qarkullim i pakët i gjakut drejt tyre ruan ngrohtësinë dhe qarkullimin në zona më të rëndësishme.

Me kalimin e kohës, qarkullimi i mangët i gjakut shkakton mungesa të oksigjenit, gjë që shkakton maviosjen e gishtave.

Zakonisht, një simptomë e tillë është e përkohshme dhe trupi nis e ngrohet sërish në çdo cep.

Megjithatë, ka njerëz që kur ekspozohen në temperatura të ftohta ose tepër të larta, apo përballen me shumë stres, vuajnë nga një qarkullim i kufizuar i gjakut.

Kjo shkakton mpirje të gishtave të duarve dhe këmbëve.

Roli i stresit dhe ankthit

Stresi dhe ankthi janë gjithashtu fajtorë të këtij problemi.

Një nga kundërpërgjigjet më natyrale të trupit ndaj stresit apo nervozizmit është të lëshojë më shumë adrenalinë në gjak.

Ajo shkakton enët periferike të gjakut të shtrëngohen.

Një gjë e tillë, e bën të vështirë furnizimin me gjak në zonat ekstreme.

Problemet me qarkullimin e gjakut

Qarkullimi jo i rregullt i gjakut shkakton ftohje të përsëritur të këmbëve të duarve.

Qarkullimi problematik vjen si pasojë e një jete sedentare ose qëndrimit ulur për shumë kohë.

Duhanpirja gjithashtu shkakton vështirësi për gjakun që të arrijë në çdo zonë të trupit.

Kjo është arsyeja përse njerëzit që pinë duhan ankohen se kanë ftohtë nga këmbët dhe duart.

Anemia

Në disa raste, anemia manifestohet edhe me ftohje të këmbëve.

Kjo sëmundje shfaqet në mungesë të sasisë së duhur të rruazave të kuqe të gjakut, kur mungon hekuri, vitamina B12, folati ose ka probleme me veshkat.

Diabeti

Njerëzit që vuajnë nga diabeti janë të rrezikuar nga problemet me qarkullimin e gjakut dhe ankohen shpesh për këmbë ose duar të ftohta.

Mungesa e sheqerit në gjak shkakton ftohje të këmbëve.

Shkaktarë të tjerë

Ftohja e këmbëve dhe duarve mund të shkaktohet edhe nga çrregullimet nervore apo tiroidja dhe mungesa e hormoneve, që ndikon në çdo kënd të organizmit.

Kurat natyrale kundër gjymtyrëve të ftohta

Lëvizjet

Lëvizja është një nga mënyrat më të lehta për të ngrohur trupin dhe rikthyer qarkullimin e gjakut nga dhe drejt këmbëve.

Kryeni aktivitete fizike të shpeshta që t’ju ngrohet trupi.

Vishuni mirë dhe me çorape të ngrohta.

Bëni banjë të ngrohtë për këmbët për 10-15 minuta.

Mbani një borsë ose një shishe me ujë të ngrohtë tek këmbët

Konsultohuni me mjekun në rast se përjetoni plogështi, rënie në peshë, temperaturë, dhimbje kyçesh, gishtash, njolla në lëkurë.

Nëse ju ndieni se gishtat i keni të ftohtë, por në prekje ata janë në temperaturë normale, atëherë vizitohuni tek mjeku sepse kjo është një tregues i një dëmtimi nervor.

admin admin

Recent Posts

Largoni kilet e tepërta me dietën pesëditore me mollë

    Një mundësi mjaft praktike dhe ekonomike për të hequr kilet e tepërta, është…

9 hours ago

Pse ju mpihen duart dhe këmbët? Ja shkaqet më të zakonshme

    Mpirja e duarve dhe këmbëve është një shqetësim i zakonshëm. Ndonjëherë shkaku është…

13 hours ago

Trupi mund t’ju paralajmërojë: 5 shenja që mund të tregojnë sheqer të lartë në gjak

    Etja e vazhdueshme, urinimi i shpeshtë dhe lodhja mund të duken si shqetësime…

13 hours ago

Studiuesja vdiq në Rusi, a po përgatitet bota për një pandemi të radhës?

    E gjitha filloi me një infeksion aksidental në një laborator në Siberi. Daria…

13 hours ago

Uji i arrave, receta që bën “mrekulli” për shëndetin dhe trajton këto probleme shëndetësore

    Studimet tregojnë se konsumi i rregullt i ujit të arrave mund të ndihmojë…

14 hours ago

Studimi: Pse nuk duhet ta pini kafenë dhe çajin shumë të nxehtë!

    Pirja e çajit dhe kafesë shumë të nxehtë mund të trefishojë rrezikun për…

14 hours ago