Categories: KËSHILLAShëndet

Ju ngacmon lemza, ekspertët kanë zbuluar një teknikë që u ndihmon të gjithëve

Të gjithë e dimë se sa e lodhshme dhe i bezdisshme mund të jetë lemza, veçanërisht në situata ku nuk mund ta ndalojmë

Lemza mund të jetë e pakëndshme, veçanërisht kur jemi në shoqëri, nganjëherë ndiejmë se nuk mund ta ndalojmë, pavarësisht sa shumë ujë pimë apo sa kohë e mbajmë frymën.

Por ndjesia që shkakton, është edhe shumë e padurueshme.

Të shqetësuarit nga lemza tani mund të marrin frymë të lehtësuar pasi mjekët kanë zbuluar një metodë që përfshin vetëm katër hapa. Siç pretendojnë ata, funksionon në qind për qind të rasteve, shkruan Unilad, përcjell Telegrafi.

Hapi 1: Nxirreni frymën plotësisht, zbrazni mushkëritë tuaja.

Hapi 2: Merrni frymë thellë dhe mbajeni për disa sekonda.

Hapi 3: Pa nxjerrë frymën, merrni edhe disa frymë dhe mbajeni për disa sekonda.

Hapi 4: Përsëriteni hapin e tretë.

Pse kemi lemzë?

Lemza është një tkurrje e pavullnetshme dhe e shpejtë e diafragmës dhe muskujve ndër brinjë që zgjerojnë mushkëritë për frymëmarrje, e ndjekur menjëherë nga mbyllja e glotisit.

“Është një përplasje muskulore që mbyll rrugët e frymëmarrjes pas gëlltitjes. Mbyllja e glotisit është ajo që shkakton tingullin ‘hik’”, shpjegoi dr. Mark Loufman për Fox News.

Lemza zakonisht është afatshkurtër dhe Loafman thekson se lemza më e gjatë mund të lidhet me probleme shëndetësore.

“Episodet më të gjata shoqërohen me një sërë gjendjesh, nga beninje tek ato serioze, megjithëse ndonjëherë nuk e gjejmë kurrë arsyen për lemza të vazhdueshme”. /Telegrafi

admin admin

Recent Posts

Lëvizja e këmbës: Pse ndodh dhe si ta trajtoni atë?

  Jeni ose një lëvizës i këmbëve ose dikush që irritohet shumë nga kërcimi i…

15 hours ago

A e dini pse djathi zviceran ka vrima?

  Termi djathë zviceran nuk i referohet nga vjen djathi, por lloji i djathit, ose…

16 hours ago

Kush ishte Xhafer Deva dhe pse Ambasada gjermane kundërshton restaurimin e shtëpisë së tij

  Deva ishte politikan me prejardhje nga qyteti i Mitrovisë. Ai gjithashtu ishte ministër i…

16 hours ago

Kështu pritej Tito në Kosovë në vitin 1950

  “Oral History Kosovo” në profilin e tyre zyrtar në “Instagram”, kanë publikuar fotografi nga…

18 hours ago

Kura me mese arrash për zemrën, mushkëritë dhe imunitetin

  Për shumë njerëz ky është një lëng që funksionon kundër kollës dhe problemeve me…

18 hours ago

Shurupi i mollës – Zbuloni sëmundjet që parandalon

  Shurupi i mollës është një nga lëngjet më të shëndetshme që mund të konsumoni…

18 hours ago