Një raport i ri ka zbuluar se pirja e dy filxhanëve çaj në ditë mund t’ju ndihmojë të ndiheni më pak të stresuar dhe të flini më mirë.
Zbulimi, i cili shqyrtoi 33 studime të ndryshme, duke përfshirë tetë prova te njerëzit, u krye nga Paneli Këshillues i Çajit dhe u shkrua nga ekspertë në të ushqyerit dhe mirëqenie. Ata zbuluan se disa lloje çaji mund të përmirësojnë gjumin dhe të menaxhojnë stresin.
Sipas hulumtimeve nga Britania e Madhe, ShBA dhe Holanda, një në katër të rritur nuk bën 7-9 orë gjumë të rekomanduar çdo natë. Dr.Tim Bond, i cili shkroi studimin e ri, tha: “Hulumtimi ynë ka zbuluar se një numër befasues i llojeve të ndryshme të çajit mund të ulë stresin dhe të çojë në gjumë dhe relaksim më të mirë. Infuzionet e çajit bimor janë ndoshta më të njohura për vetitë e tyre qetësuese, por studimet konfirmojnë gjithashtu se çaji jeshil, filxhani tipik britanik kanë një efekt në marrjen e vetëm dy filxhanëve në ditë”.
Me ardhjen e vjeshtës dhe shkurtimin e ditëve, disa njerëz përjetojnë ndryshime të…
Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…
Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…
Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…
Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…