<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Studimi: Kompensimi i gjumit në fundjavë mund të ulë me 20% rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Një hulumtim i fundit tregon se personat të cilët bëjnë një pushim të gjatë dhe një gjumë të mirë në fundjavë kanë shanse që të ulin me 20% rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Të dhënat e përftuara nga më shumë se 90 mijë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar sugjerojnë se kompensimi i mungesës së gjumit gjatë javës me kohë shtesë në fundjavë, mund të zbusë efektet negative të mungesës së gjumit.

Këto shifra të prezantuara në Kongresin e Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë 2024 treguan se njerëzit e privuar për të pushuar apo fjetur më shumë në fundjavë vunë re një ulje të rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

“Gjumi i mjaftueshëm kompensues lidhet me një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës. Kjo lidhje bëhet edhe më e theksuar mes individëve që përjetojnë rregullisht gjumë të pamjaftueshëm gjatë ditëve të javës,” është shprehur autori i këtij studimi,  Yanjun Song.

Nga 90 mijë njerëz, pjesë e studimit të cilët raportuar mbi stilin e tyre të jetesës, më shumë se 19 mijë prej tyre plotësonin kriteret për mungesë të gjumit. Të dhënat spitalore dhe informacioni i regjistrit të shkakut të vdekjes u përdorën për të identifikuar ata që kishin sëmundje të zemrës, dështim të zemrës, ritëm të parregullt të zemrës dhe goditje në tru.

Ndërkaq gjatë një periudhë pasuese prej 14 vitesh, ekipi zbuloi se njerëzit me më shumë gjumë shtesë duke filluar nga 1.28 deri në 16.06 orë gjumë shtesë gjatë fundjavave kishin 19% më pak gjasa që të prekeshin nga sëmundje të zemrës apo sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Sipas studiuesve në një nëngrup njerëzish me privim ditor të gjumit, ata me gjumin më kompensues kishin një rrezik 20% më të ulët për të zhvilluar sëmundje të zemrës sesa ata me më pak.

“Rezultatet tona tregojnë se për pjesën e konsiderueshme të popullsisë në shoqërinë moderne që vuan nga mungesa e gjumit, ata që kanë më shumë gjumë në fundjavë kanë shkallë dukshëm më të ulët të sëmundjeve të zemrës sesa ato me më pak,” tha bashkautori i studimit, Zechen Liu./tvklan.al

admin admin

Recent Posts

Nëse ky moment i pabesueshëm nuk do të ishte filmuar, askush nuk do ta besonte!

  Një burrë 66-vjeçar sapo ishte pensionuar dhe, në vend që të shijonte një jetë…

9 hours ago

Në çfarë moshe mund të lihet fëmija vetëm në shtëpi? Policia sqaron prindërit

    Aekziston një moshë e caktuar kur prindërit mund t’i lënë fëmijët vetëm në…

9 hours ago

Mjeku çudit botën: Mos i hidhni gjethet e lakrës, përdorini në këtë mënyrë dhe shëroni këto sëmundje

    Lakra është një nga perimet më të lashta që është rritur në tokë.Kjo…

11 hours ago

Nëse nuk e keni ditur, kjo është historia e vërtetë e këngës së Hajredin Pashës!

  Në Dibër, historia nuk është shkruar vetëm në libra – është ruajtur në këngë.…

11 hours ago

A duhet ta hani shtresën e bardhë të një portokalli?

    Kur hanë një portokall, shumë njerëz heqin shtresën e bardhë nën lëkurë, të…

12 hours ago

Studimi i ri: Vaksina e personalizuar kundër kancerit ul me 42 për qind rrezikun e rikthimit të melanomës

    Një vaksinë e personalizuar kundër kancerit, e administruar së bashku me një ilaç…

12 hours ago