Ka vetëm një shtet në botë që nuk ka një kombëtare futbolli dhe Ishujt Marshall po shpresojnë se do ta ndryshojnë këtë fakt në një të ardhme të afërt.
Grupi i ishujve vullkanikë u pushtua nga SHBA-të gjatë Luftës së Dytë Botërore, aty ku e përdorën këtë lokacion si vend për të testuar armët nukleare, para se të bëhej një shtet sovran në 1986.
Tani në vitin 2024, Ishujt Marshall po shpresojnë se do t’i bashkohen botës së futbollit pasi ata nuk po kërkojnë vetëm që të krijojnë një skuadër, por të jenë konkurrues gjithashtu.
Në krye të përpjekjeve të tyre për t’u futur në botën e sportit është anglezi Lloyd Owers, i cili është emëruar si drejtor teknik i shtetit.
Në një intervistë për BBC, Owers ka zbuluar se si nisi sipërmarrja dhe motivimin e tij mbrapa kësaj ideje.
“Filloi përmes emaileve, më pas u bë e lehtë për të biseduar përmes WhatsApp për shkak të diferencës kohore”.
“Pastaj erdhi në fazën kur mua mu kërkua që të bëjë një propozim së bashku me filozofinë time se si mund të rritet futbolli sipas pikëpamjes sime”, ka thënë Owers.
“Federata dëshiron që të bëhemi pjesë e FIFA-s dhe mendoj se brenda 10 viteve nëse ne vazhdojmë të shtyjmë përpara ambiciet tona, nuk ka asnjë arsye pse kjo të mos ndodhë”, përfundoi ai./Telegrafi
Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…
Vagoni në pjesën e mesme të trenit, një ulëse e kthyer në drejtim…
Domatet përdoren në salca të ndryshme, në gjella ashtu si edhe në sallata. Por,…
Në pamje të parë duket si një dardhë e madhe, por në fakt përveç…
Arra ka edhe veti shëruese të sëmundjeve. Shumë studime kanë studiuar dobitë shëndetësore…
Një stacion treni në një zonë rurale të Hokkaidos, në Japoni, qëndroi hapur…