<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLAShëndet

Zgjidhjet më të mira natyrale kundër pagjumësisë

Nëse dyshoni se vuani nga pagjumësia, më poshtë do të gjeni të renditura nga AgroWeb.org pesë ushqime të pasura me elementë që lehtësisht mund t’i përfshini në ushqimin tuaj të përditshëm.

Në ditët e sotme, kërkimet shkencore moderne tregojnë se të paktën 90 për qind e njerëzve nuk konsumojnë ushqimet e domosdoshme për nxitjen e gjumit.

Pamjaftueshmëria e këtyre përbërësve kanë lidhje me pagjumësinë, kontraktimet muskulore, stresin, sindromat paramenstruale, dhe shëndeti i pakët i zemrës.

Spinaqi

Spinaqi është një perime e shkëlqyer që mund të përfshihet lehtësisht në vaktet tuaja sa herë që të jetë e mundur. Spinaqi është i pasur me minerale. Barishtet si spinaqi përmbajnë sasi domethënëse të fibrës, folatit, kaliumit dhe vitaminave A, C, E dhe K.
Përfshijeni atë në lëngje frutash dhe perimesh, salca, apo sallata. Shija e tyre jo vetëm që do të pasurohet por ushqyesit do të jenë të shumëllojshëm.

Çokollata e zezë

Shumë ekspertë të fushës së ushqyerjes besojnë se ciklet hormonale te njeriu shkaktojnë pamjaftueshmëri të disa mineraleve. Pluhuri i kakaos është një burim i shkëlqyer i këtyre mineraleve, por nëse nuk e gjeni dot, atëherë sigurohuni të konsumoni çokollatën e zezë.
Sipas studimeve, sa më e lartë të jetë përqindja e kakaos tek çokollata, aq më e mirë do të jetë ajo për shëndetin tuaj.

Farat e kungullit

Farat e kungullit janë një tjetër burim i shijshëm dhe ushqyes.
Farat e kungullit mund t’i blini të paketuara, ose t’i mblidhni të freskëta nga kungulli vetë.
Pastrojini dhe piqini në furrë me pak kanellë dhe kripë. Më pas mund t’i përfshini ato në të gjitha gatimet tuaja, duke nisur nga lëngjet e frutave dhe perimeve, ëmbëlsirave apo picave.

Avokado

Avokado kombinohet shumë mirë me një larmi ushqimesh duke nisur nga patatet e ëmbla, vezët, orizi dhe fasulet. Për më tepër, avokado është një burim fantastik i yndyrave të shëndetshme.

Orizi i errët

Orizi ngjyrë kafe nuk përmban gluten ndaj nuk duhet shmangur edhe nga ata njerëz që kanë ndjeshmëri të lartë ndaj glutenit. Orizi kaf është i pasur me fibër dhe proteinë duke u përshtatur shumë mirë në gatime Orizin kaf mund ta konsumoni disa ditë në javë.

admin admin

Recent Posts

Video shumë e rrallë: Lahutari shqiptar viti 1934

🔴LAHUTARI SHQIPTAR 🇦🇱NGA VITI 1934!🔴 🔴Xhemajl Zogaj (më shpesh i njohur si Xhemail Zogić ose…

5 minutes ago

Ariu dhe gjumi dimëror: Mit apo e vërtetë shkencore?

Ariu dhe gjumi i madh i dimrit: Mit apo e vërtetë? Çfarë ndodh në të…

33 minutes ago

9 mënyra për të ulur tensionin e gjakut brenda një muaji

  Ndryshime relativisht të vogla në stilin e jetesës mund të ndihmojnë në mbajtjen nën…

2 hours ago

Si të shpëtoni nga xhamat e mjegulluar në veturë: Shtypni vetëm një buton, mos e bëni këtë gabim

    Me ardhjen e ditëve më të ftohta, xhamat e mjegulluar bëhen problem i…

2 hours ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

3 days ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

3 days ago