<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLAShëndet

Shkaktarët e formimit të rrathëve nën sy, si t’i parandaloni

Zgjimi me qeskat poshtë syve, mund t’ju ​​bëjë të dukeni më të vjetër sesa jeni dhe më të lodhur.

Qeskat nën sy mund të krijohen për shkaqe të ndryshme. Alergjitë, problemet e ndryshme shëndetësore, por edhe kripa e tepërt në organizëm, mund të jenë shkaktarët.

Disa mënyra të thjeshta si t’i parandaloni dhe t’i largoni qeskat nën sy.

Kripa nuk është mik i lëkurës së fytyrës tuaj

Konsumimi i sasive të mëdha të kripës mund të bëjë që trupi juaj të mbajë ujë. Kjo gjë që ju jep atë pamje dhe ndjesi të fryrë.

Marrja e sasive të larta të kripës dhe sasive të ulta të ujit, prish ekuilibrin delikat të kripës në qelizat tuaja. Kështu trupi juaj mban natyrshëm më shumë ujë për të parandaluar dehidratimin.

Për shkak të kësaj ju mund të fitoni peshë nga uji dhe të dukeni më të shëndoshë ose të ënjtur.

Nëse papritmas vëreni qeska nën sy, ekzaminoni me kujdes regjimin tuaj ushqmior dhe përcaktoni nëse keni konsumuar më shumë kripë se zakonisht.

Gjithashtu kur ekuilibri i kripës dhe kaliumit në trupin tuaj prishet, mund të krijojë qese nën sy.

Nëse jeni i shëndetshëm, kufizimi i konsumit të kripës, mund të zvogëlojë qeskat nën sy dhe t’ju rikthejë pamjen e mëparshme.

Rezistoni ndaj dëshirës për kripë dhe hani më pak ushqime që përmbajnë shumë kripë. Si për shembull turshitë, ullinjtë, supë të konservuar dhe ushqim të shpejtë.

Konsumoni më shumë ushqime të pasura me kalium, për të ndihmuar në rivendosjen e një ekuilibri normal.

Bananet, avokadot, selinoja, perimet me gjethe jeshile dhe frutat e thata janë burime të mira të kaliumit.

Dhe mos harroni të pini më shumë ujë. Kur jeni të dehidratuar, trupi juaj natyrshëm mban më tepër lëngje, të cilat mund të shkaktojnë fryrje në fryrë dhe trup.

Arsye të tjera që ndikojnë në fromimin e qeskave poshtë syve

Ka disa arsye të tjera, që nuk kanë asnjë lidhje me sasinë e kripës, kaliumit apo ujit që konsumoni.

Alergjitë ushqimore ndaj qumështit ose grurit mund të jenë shkaktarët e qeskave nën sy. Gjithashtu edhe gjenetika mund të jetë një tjetër shkak.

Por rastet më serioze, mund të ndodhin për shkak të problemeve me veshkat ose tiroideve.

 

admin admin

Recent Posts

Diabeti: Si ta Kuptoni dhe ta Menaxhoni në Kohë

    Diabeti është një sëmundje kronike që ndodh kur niveli i sheqerit në gjak…

17 hours ago

Pesë ushqime anti-inflamatore që duhet t’i hani këtë vjeshtë

    Vjeshta sjell me vete një numër ushqimesh që mund të shtohen në dietën…

18 hours ago

A mund të ulin arrat rrezikun e tensionit të lartë, ja çfarë zbuloi studimi

Konsumimi i rreth një grushti arra në ditë mund të lidhet me një rrezik më…

24 hours ago

Si ndikon në trup pirja e kafesë në orët e mbrëmjes?

    Kafeina mund ta bëjë gjumin më pak rigjenerues, edhe kur ju zë gjumi…

24 hours ago

Cila është historia e Valles së Osman Takës?

Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…

2 days ago

Ushqimet që do t’ju ndihmojnë të shtoni peshë

    Teprica e kalorive është thelbësore për të fituar masë muskulore. Vaktet e lëngshme…

2 days ago