Pse disa njerëz janë mëngjarashë? Hulumtimet e reja mund të kenë zbuluar një arsye që nuk ka të bëjë fare me gjenet apo zhvillimin e trurit. Nëse do të bëhemi mëngjarash, vendoset në barkun e nënës dhe ka të bëjë me kushtet në barkun e nënës – të ashtuquajturit faktorë epigjenetikë.
Gjithashtu, dominimi i një dore të caktuar nuk përcakton zhvillimin e trurit, por fillon në palcën kurrizore. Në hulumtimin, i cili u publikua në revistën “E Life”, aktiviteti i gjeneve brenda palcës kurrizore u studiua gjatë zhvillimit të fetusit, midis javës së tetë dhe të dymbëdhjetë të shtatzënisë.
Shkencëtarët zbuluan se gjatë asaj periudhe, ndodh një çekuilibër brenda shtyllës kurrizore që përcakton dorën dominuese, përpara se korteksi motorik në tru të zhvillohet dhe të lidhet me palcën kurrizore. Çekuilibri është i dukshëm në pjesët e palcës kurrizore përgjegjëse për dërgimin e sinjaleve në krahë dhe këmbë.
Edhe pse ende nuk e kuptojnë plotësisht mekanizmin që çon në dallimin mes anës së majtë dhe të djathtë, shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se gjenetika nuk është përgjegjëse për të sepse nuk është gjetur asnjë mekanizëm gjenetik që do të përcaktonte anën dominuese.
Gjatë një fjalimi në Parlamentin Shqiptar, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani përmendi një histori…
Çaji i zi në të vërtetë nuk është i zi. Në Kinë, ky çaj…
Një ngjarje e rrallë ka “çoroditur” konkurset e bukurisë për deve në Oman. 20 deve…
Ahmed Kalaja Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon vite punë dhe përvojë për të…
Gurët në veshka janë depozita mineralesh dhe kripërash që formohen në brendësi të veshkave.…
U mbyllet goja grekëve dhe serbëve, Turqia vërtetom edhe një herë origjinën shqiptare të Skënderbeut…