“Bëji veshët katër!” është shprehja që e dëgjojmë shpesh, por në rastin e kësaj koteleje të gjetur në Tenesi, merr kuptim të plotë. Kotelja ka vërtet 4 veshë.
Kotelja e quajtur Audio për shkak të sistemit të saj dëgjimor është rreth 9 –javëshe dhe peshon më pak se 1 kilogram.
“Ky është një mutacion shumë i rrallë gjenetik dhe tërësisht i padëmshëm”, tha streha e kafshëve True Rescue e cila gjeti Audion dhe tre kotele të tjera në një parking në Nashville.
Macet ishin mbyllur brenda një kutie pa vrima ajrimi, por dikush ia doli t’i nxirrte, u kujdes për to dhe i dërgoi te streha.
“Audio ëështë shumë e lumtur dhe mirënjohëse që nuk është më e ngecur në atë kuti”, njoftoi True Rescue.
Rasti më i fundit i një koteleje me katër veshë është raportuar dy vite më parë në Turqi. Pas një ekzaminimi të imtësishëm, një veteriner konfirmoi që dëgjimi i maces ishte tërësisht normal./tvklan.al
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…
Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…
Është e vështirë të imagjinohet se si do të dukej New Yorku pa…
Sipas një studimi të botuar në “American Journal of Epidemiology” konsumimi i bananeve,…
Harresa, vështirësia për t’u përqendruar dhe ajo që shpesh përshkruhet si “mjegullim mendor”…