<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Çfarë i ndodh veshkave kur jeni me dietë

Mjekët urologë kanë shprehur shqetësimin se njerëzit që i nënshtrohen regjimeve kufizuese ushqimore harrojnë rëndësinë e veshkave dhe ndikimin e dietës në to.

Ata shpjegojnë se kur njerëzit mbajnë një dietë të caktuar, harrojnë rëndësinë e ujit jo vetëm në humbjen nga pesha por edhe në shëndet.

Kur organizmi përballet me kufizime ushqimore, në të vërehen nivele të larta të kripës dhe të ulëta të ujit.

Një shembull vërehet tek njerëzit që i përmbahen regjimeve ushqimore që nuk lejojnë bukën ndërkohë që mishi mund të hahet pa problem.

Në të tilla raste, nivelet e kripës në trup janë shumë të larta dhe mungesa e ujit mund të shkaktojë gurë në veshka.

Trupi dërgon sinjale kur ka nevojë për ujë

Trupi kur ka etje dërgon sinjale shumë të qarta.

Në tru, gjendet një zonë e cila është përgjegjëse për etjen.

Uji mund të shuajë etjen në punë sekondash edhe pse i duhen shumë minuta që të hidratojë të gjithë trupin.

Shpesh, etja mund të ngatërrohet me ndjesinë e urisë.

Një njeri që është në dietë rrjedhimisht mund të mos jetë i qartë për nevojat e trupit dhe duke qenë se nuk duhet të hajë, kështi që nuk pi ujë as për të shuar etjen as që të hidratohet.

Ky problem vërehet edhe tek njerëzit që nuk janë në dietë.

Ata mund të mendojnë se janë të uritur dhe ta teprojnë me të ngrënin kur në të vërtetë trupi ka nevojë vetëm për ujë.

Njerëzit që pinë ujë rregullisht kanë tendencën të konsumojnë më pak sheqerna, kripë dhe yndyrë se ata që e neglizhojnë rëndësinë e tij.

Për rrjedhojë, ekspertët japin këtë këshillë: nëse ju duket sikur keni uri, pini pak ujë, prisni 15 minuta dhe më pas shikoni reagimin e trupit tuaj.

Nëse jeni të uritur do të keni gurgullimën në stomak, ndërsa nëse keni pasur etje do të ndiheni mirë dhe të ngopur.

Ujin mund ta pasuroni me pak lëng limoni, i cili ndihmon në parandalimin e gurëve në veshka.

admin admin

Recent Posts

Çfarë ndodh me stërvitjen tuaj kur pini lëng panxhari?!

    Pirja e lëngut të panxharit para aktivitetit fizik mund të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe…

6 hours ago

Harrojini kimikatet/ Me vetëm dy përbërës largoni njollat më ‘kokëforta’ nga vaska

    Një mënyrë e thjeshtë dhe natyrale për të pastruar vaskën po përdoret gjithnjë…

7 hours ago

Pse u rrinë këmbët e ftohta personave që vuajnë nga diabeti? Ja çfarë thotë shkenca

    Shumë persona që vuajnë nga diabeti ankohen se i kanë këmbët vazhdimisht të…

8 hours ago

Sytë e skuqur nuk duhen neglizhuar, kur duhet të konsultoheni me mjekun?

    Skuqja e syve është një problem i zakonshëm që mund të shfaqet për…

1 day ago

Keni dhimbje fyti? Ky çaj mund t’ju ndihmojë ta qetësoni

  Dhimbja e fytit është një shqetësim i shpeshtë, sidomos gjatë ditëve të ftohta dhe…

1 day ago

Ndryshimi që i ndodh trupit tuaj kur hiqni dorë nga duhani

    Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…

2 days ago