<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Gjithçka që dihet për superveturën elektrike të Ferrarit

Gjiganti i veturave, Ferrari, do ta shpalosë modelin e parë elektrik deri në fund të vitit të ardhshëm. Konsiderohet hap ndër më të më mëdhenjtë në historinë e kompanisë italiane. Shefi ekzekutiv, Benedetto Vigna, ka thënë se modeli elektrik s’do ta ndryshojë ndjenjën unike që e ofron Ferrari.

Më herët jatë vitit në një intervistë Vigna bëri shaka duke thënë se modeli elektrik “do t’i ketë katër rrota”, duke refuzuar të japë detaje. Por raportimet nuk janë ndalur dhe tashmë ka gjëra që dihen për superveturën elektrike, por shumë mbeten mister.

Ferrari i ri elektrik do të dalë në shitje në vitin 2026

Si do të quhet?

Ferrari ende nuk ka bërë të ditur ndonjë emër, por pritet që të ketë emër dhe të mos përdorë shkurtesa të kombinuara me numra.

Si do të duket? 

Kompania e ka mbajtur të fshehtë dizajnin e veturës. Megjithatë, sipas raportimeve, pritet që modeli të ketë pamje agresive prapa. Ndryshimet pritet të bëhen edhe për shkak të përshtatjes së konstruktit me motorët elektrikë. Detajet pritet të zbulohen me kohë.

Cila do të jetë fuqia e tij?

Ferrari nuk ka treguar për llojin e baterive që do t’i përdorë te modeli. Megjithatë ajo që dihet është se bateritë s’do të jenë litium-hekur-fosfat. S’dihet a do të ketë sistem me katër apo me dy motorë.

Zhurma

Ferrari njihet për zhurmën e tij speciale. Për shkak të motorëve elektrikë ka pasur dyshime se kjo do të ndryshojë, por kompania është zotuar se pavarësisht mungesës së motorëve me djegie, “tingulli unik” nuk do të hiqet.

Kur do të debutojë?

Ferrari do ta nxjerrë në publik modelin elektrik para fundit të vitit 2025. Megjithatë, kompania nuk ka dhënë ende datë fikse.

Kur do të dalë në shitje?

Ferrari i ri elektrik do të dalë në shitje në vitin 2026. Vetura pritet të nisë prodhimin atë vit në fabrikën në Maranello.

Çmimi?

Sipas raportimeve, modeli elektrik do të kushtojë rreth 500 mijë dollarë në çmim fillestar. Megjithatë, shefi ekzekutiv ka thënë se ky raportim i ka befasuar. Pritet që çmimi të jetë më i ulët se raportimi.

A do të bëhet Ferrari tërësisht elektrik?

Jo, Ferrari nuk do të kalojë në modele krejtësisht elektrike së shpejti. Gjiganti italian do të vazhdojë të prodhojë vetura me djegie të brendshme, hibridë si dhe modele elektrike varësisht kërkesave. Kompania pret që deri në vitin 2030, kërkesat për vetura hibride dhe elektrike të arrijnë 80-përqindëshin.

admin admin

Recent Posts

Largoni kilet e tepërta me dietën pesëditore me mollë

    Një mundësi mjaft praktike dhe ekonomike për të hequr kilet e tepërta, është…

14 hours ago

Pse ju mpihen duart dhe këmbët? Ja shkaqet më të zakonshme

    Mpirja e duarve dhe këmbëve është një shqetësim i zakonshëm. Ndonjëherë shkaku është…

17 hours ago

Trupi mund t’ju paralajmërojë: 5 shenja që mund të tregojnë sheqer të lartë në gjak

    Etja e vazhdueshme, urinimi i shpeshtë dhe lodhja mund të duken si shqetësime…

18 hours ago

Studiuesja vdiq në Rusi, a po përgatitet bota për një pandemi të radhës?

    E gjitha filloi me një infeksion aksidental në një laborator në Siberi. Daria…

18 hours ago

Uji i arrave, receta që bën “mrekulli” për shëndetin dhe trajton këto probleme shëndetësore

    Studimet tregojnë se konsumi i rregullt i ujit të arrave mund të ndihmojë…

18 hours ago

Studimi: Pse nuk duhet ta pini kafenë dhe çajin shumë të nxehtë!

    Pirja e çajit dhe kafesë shumë të nxehtë mund të trefishojë rrezikun për…

19 hours ago