<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Funksionon me ujë, ky është leukoplasti elektrik që përshpejton shërimin e plagëve kronike

Një leukoplast elektrik me ujë mund të shërojë plagët më shpejt se sa trajtimet konvencionale. Garza futuriste ka një fushë elektrike që dihmon shërimin e plagëve kronike  dhe lëndimeve të ndryshme.

Gjatë testimit te kafshët, plagët e mjekuara me leukoplastët elektrikë u shëruan 30% më shpejt se sa plagët me fasha të zakonshme.

Shkencëtarët e Universitetit të Karolinës  së Veriut thonë se gjëja më e mirë është që kostoja e prodhimit është e ulët. “Këto leukoplastë mund të prodhohen me kosto të ulët, vetëm disa dollarë”, tha Amay Bandokhar.

Plagët kronike janë plagë të hapura që shërohen ngadalë, disa edhe jo. Të tilla janë plagët te pacientët diabetikë.

Mjekët thonë se janë problematike sepse përsëriten pas mjekimit dhe rrisin rrezikun e amputimit ose vdekjes. Trajtimet ekzistuese janë të kushtueshme, çka përbën pengesë për shumë pacientë.

Fasha ka elektroda në një anë dhe një bateri të vogël në tjetrën. Pacienti e vendos në mënyrë të tillë që elektrodat të bien në kontakt me plagën. Më pas një pikë ujë hidhet te bateria për ta aktivizuar. Pas aktivizimit, fasha prodhon një fushë elektrike që zgjat për disa orë.

Fusha elektrike është  e rëndësishme pasi kërkimet kanë treguar se përshpejton shërimin e plagëve kronike. Elektrodat mund të përkulen bashkë me fashën për t’iu përshtatur më së miri sipërfaqes së plagës.

Testet te minjtë diabetikë rezultuan me sukses dhe shkencëtarët po shpresojnë t’i testojnë leukoplastët te njerëzit për të parë nëse do të jenë po aq efektivë.

admin admin

Recent Posts

A është e dëmshme aroma në makinë?

    Me pajisje serioze, ekspertët e ADAC në laboratorin e tyre përcaktuan se aroma…

13 hours ago

Pse njerëzit i mbështjellin paratë me letër alumini?

    Shumë njerëz që i mbajnë kursimet e tyre në shtëpi po kërkojnë mënyra…

13 hours ago

Rënia e flokëve në majë të kokës mund të jetë një shenjë e këtyre sëmundjeve serioze

    Rënia e flokëve në majë të kokës nuk duhet të jetë vetëm çështje…

13 hours ago

Një elektricist tregon se si ta ulni faturën e energjisë elektrike

    Fatura e energjisë elektrike zakonisht nuk rritet nga një pajisje e vetme, por…

14 hours ago

Pse buka në Gjermani është më e shtrenjtë të dielave?

    Nëse blini bukë, simite ose ëmbëlsira të freskëta në Gjermani të dielën, mund…

14 hours ago

Këto fruta të vogla bëjnë mrekulli për zemrën

    Ullinjtë nuk janë vetëm një shtesë e shijshme në gatime. Ato janë të…

14 hours ago