<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Pse na dhemb koka kur është vapë?

Dhimbjet e kokës nuk janë të pazakonta dhe ndodhin tetë herë më shpesh në mot të nxehtë. Përveçse e vështirësojnë punën dhe përqendrimin në detyra, ato nuk janë aspak të këndshme.

Terapistja Polina Shubina shpjegoi pse koka mund të na dhemb kaq shumë kur është vapë.

Arsyeja e parë është temperatura e lartë. “Çdo organizëm reagon ndaj nxehtësisë duke zgjeruar enët e gjakut dhe rrjedhimisht rënien e presionit të gjakut. Kur presioni i gjakut është shumë i ulët, gjaku nuk arrin mjaftueshëm në të gjitha pjesët e trupit. Si rezultat, qelizat nuk marrin mjaftueshëm oksigjen dhe lëndë ushqyese, të cilat mund të jetë shkas për dhimbje koke”, thotë Shubina, shkruan Index.hr, transmeton Klankosova.tv.

Së dyti, gjatë të nxehtit, njerëzit djersiten dhe humbin lëngjet dhe mineralet e rëndësishme. Rrjedha e gjakut në lëkurë rritet dhe presioni i gjakut ulet, duke shkaktuar dhimbje koke tek disa njerëz.

Dallimi i madh i temperaturës midis ajrit të jashtëm dhe atij të hapësirave të mbyllura me ajër të kondicionuar është gjithashtu një shkaktar i mundshëm për dhimbje koke. Nëse diferenca është më shumë se pesë gradë, rekomandohet të vishni një shtresë shtesë veshjesh për t’ju mbajtur ngrohtë derisa trupi juaj të ambientohet me temperaturat më të ulëta.

Si të shmangni dhimbjen e kokës në vapë?

Pini mjaft lëngje

Shmangni qëndrimin në vende të mbytura

Vishni materiale të lehta dhe të ndritshme

Nëse vuani nga presioni i lartë i gjakut, mos harroni të merrni ilaçin tuaj

Bëni një dush të ftohtë

Shmangni të qenit jashtë mes orës 10:00 dhe 17:00, kur dielli është më i fortë.

admin admin

Recent Posts

Pse britanikët e pinë çajin me qumësht? Zakon i vjetër që ruhet prej shekujsh

    Me ardhjen e ditëve të freskëta, pijet e ngrohta bëhen zgjedhja e preferuar…

17 hours ago

A e dini për çfarë shërben kjo pjesë e kapakut e vajit? Mos e hidhni ka një funksion të veçantë

    Një detaj i vogël në shishet e vajit mund ta bëjë më të…

18 hours ago

Mjeku zbulon një shenjë të kolesterolit të lartë që mund të shihet në fytyrë

    Mjeku Amir Khan shpjegoi në një paraqitje televizive se një shenjë e mundshme…

18 hours ago

Cilat janë simptomat e yndyrës së lartë në gjak dhe kur duhet të shqetësoheni?

    Yndyra e lartë në gjak, e njohur si kolesterol dhe trigliceride të rritura,…

18 hours ago

E pyetën njeriun që thuhet se ka IQ 210 nëse ekziston Zoti: Përgjigjja e tij ishte e prerë

    Chris Langan, i njohur për inteligjencën e jashtëzakonshme dhe teoritë e tij mbi…

18 hours ago

Çfarë ndodh me stërvitjen tuaj kur pini lëng panxhari?!

    Pirja e lëngut të panxharit para aktivitetit fizik mund të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe…

2 days ago